Paraprakisht në Kuvend për shkak të takimit të liderëve u anashkalua pika e rendit të ditës për ndryshimet në Kodin zgjedhor. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi njoftoi se do të pritet epilogu nga takimi i liderëve. Qëllimi është që të kompletohet KSHZ për referendum eventual për emrin në vjeshtë. Asnjë deputet nuk kishte kundër që të anashkalohet pika e rendit të ditës me të cilën në seancën e sotme u vendosën propozim- ndryshimet e Kodit zgjedhor me procedurë të shkurtuar.
Author: Adijat
Liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni, sot, në Klubin e deputetëve, pas pothuajse gjashtë orësh debat arritën marrëveshje për një pjesë të çështjeve të cilat i patën në tryezë. Konkretisht, sipas liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, janë dakorduar të gjitha detajet rreth qeverisë teknike para secilave zgjedhje, sipas “modelit të Përzhinës”. Për çështjet e tjera të hapura, nga ana tjetër, veçanërisht për datën dhe pyetjen e referendumit do të debatohet pasdite. Në pajtim me këtë, u dakorduam sot të përfundojë edhe takimi i liderëve, të mos ketë prolongim të tij. “Për këto tri takime të liderëve duhej…
17 raste me sëmundjen e fruthit janë regjistruar në qytetin e Dibrës, ndërsa dyshohet edhe për katër raste tjera gjatë ditës së stome. Shumica e të prekurve janë të moshës mbi 30 vjeç dhe të cilët kanë pranuar njërën dozë të vaksinës kundër fruthit. Ndër të prekurit nga fruthi janë edhe një fëmijë nën një vjet dhe një fëmijë mbi një vjeç. Tre nga të prekurit janë pjesë e personelit mjekësor të Dibrës, gjegjësisht një motër medicinale, një administrator si dhe një pastruese. Konsiderojmë, parashikojmë se rasti inicues, është rast i cili ka udhëtuar nga Shqipëria ku ka qëndruar atje.…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, tha se shumica parlamentare është pajtuar me pozitat e VMRO-DPMNE-së, pra kërkesë për miratimin e Ligjit për financimin e partive politike dhe formimin e qeverisë sipas konceptit të Përzhinos. Mickoski tha se do të stopohet procedura për formimin e KSHZ-së dhe do të kthehet ajo e vjetra. “Nuk kemi kërkuar asgjë më tepër nga kushtet që opozita i kishte në dhjetor 2016. Procedura për formimin e KSHZ-së, do të stopohet dhe do të kthehet procedura e vjetër”, deklaroi Mickoski, raporton SHENJA. Ai tha se në pjesën e dytë do të flitet për referendumin. Mickoski tha se me…
Ekipet e NP “Komunalec” – Manastir me mbështetjen e mekanizimit të REK Manastir e shuan zjarrin i cili shpërtheu në deponinë komunale “Meglenci”, e locuar në afërsi të kombinatit energjetik dhe të minierave. Nga NP “Komunalec” – Manastir informojnë se kanë reaguar menjëherë që të mos ndodh përhapja e zjarrit dhe të mos dalë jashtë territorit të deponisë komunale.”Angazhuam ekipe dhe kërkuam ndihmë nga REK Manastir dhe zjarrfikësit prej komunës Novaci, në territorin e së cilës është deponia komunale. Për shkak të motit të nxehtë, zjarri përfshiu sipërfaqe të mëdha dhe u përhap, por i njëjti u vu nën kontroll.…
Një aksident i rëndë trafiku mes një autobusi dhe kamioni ka ndodhur sot rreth orës 13:20 në rrugën Veles-Shtip tek fshati Mamutçevo. Në aksident ka shumë persona të lënduar, informojnë për MIA-n nga MPB-ja. Personat të cilët janë të lënduar janë duke u transportuar në spitalin e Velesit. Inspektimi ende është në vijim. Për shkak të aksidentit, nga ora 13.15 e pasdites së sotme, komunikacioni në rrugën Veles-Shtip është në ndërprerje, informojnë nga LAMM.
Kryeministri Zoran Zaev tha se për shumë çështje partitë politike janë pajtuar. Ai tha se si pushtet edhe para arritjes së marrëveshjes me Greqinë kanë bërë lëshime, duke përmendur emërimin e anëtarëve të KSHZ-së dhe tekstin e financimit të partive politike, raporton SHENJA. “Sot kemi pranuar edhe kërkesën e VMRO-së që do të mundësoj qeveri teknike sipas modelit të Përzhinos që do të zbatoj zgjedhjet. Jemi pajtuar sot të përfundoj takimi i liderëve. Por këtu kemi përfunduar një pjesë. Kthehemi për pyetjen e referendumit, dhe gjithçka që lidhet me referendumin”, tha Zaev, raporton SHENJA, i cili shtoi se “Maqedonia do…
Përfundoi vendosja e ndriçimit të ri rrugor në rrugën “1550” në një gjatësi prej 600 metrave në zonën industriale Vizbeg, informojnë nga Komuna e Butelit. Theksojnë se janë vendosur 27 shtylla metalike, ku janë instaluar 27 llamba natriumi. Kryerës i punëve është firma Inxheniring nga Shkupi. Mjetet janë siguruar nga buxheti i Komunës së Butelit.
Policia e Maqedonisë njofton se gjatë ditës së djeshme në rrugën Veles-Shkup para pagesës rrugore “Petrovec” janë kapur 13 emigrantë. “Nga ana e zyrtarëve policorë është ndaluar makina “Renault” me targa të Velesit, e drejtuar nga F.Z (25) nga Kumanova, ndërsa gjatë kontrollit janë zbuluar 13 emigrantë mes të cilëve edhe tre persona të mitur”, thonë nga MPB. Të gjithë emigrantët janë nga Afganistani, ndërsa policia njofton se shoferi F.Z është shoqëruar në stacionin policorë.
Pas pauzës prej 15 minutash, në Klubin e deputetëve vazhduan bisedimet e liderëve të katër partive më të mëdha politike në Maqedoni. As në pushimin e dytë asnjëri prej pjesëmarrësve nuk deshi të flasë për detajet prej bisedës, nëse ka progres dhe se për çfarë konkretisht është biseduar. Vetëm lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i pyetur nëse ka ndonjë progres, pa përcaktuar asgjë u përgjigj “nëse do të kishte, do të….” Në takimin e liderëve marrin pjesë liderët e katër partive, Zoran Zaev i LSDM-së, Ali Ahmeti nga BDI, Hristian Mickoski nga VMRO-DPMNE-ja dhe Bilall Kasami nga BESA. Ky është…
Qeveria e Maqedonisë bën gjithçka që të mos vendosë kundërmasa për Kosovën, por do ta mbrojë prodhimin vendor nëse edhe pas takimeve të caktuara ministrore në nivel rajonal dhe dypalësh, vendimi për rritjen e tarifave doganore nuk tërhiqet, kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave PBPEU). “Presim që Qeveria e Kosovës ta tërheqë masën e vendosur me çfarë do ra tejkalojmë kontestin”, thekson MBPEU. Njëherit informon se në drejtim të zgjidhjes së problemit, ministri Lupço Nikollovski është në komunikim të vazhdueshëm me ministrat dikasterialë të Kosovës dhe të rajonit. “Të mërkurën do të ketë takim të përbashkët të…
Deputetët do të marrin shumë më të ulët të shpenzimeve të rrugës, me ndryshimet e Ligjit për deputetët, që sot u votuan në Kuvend me 76 vota “për” dhe një “të përmbajtur”. Me ndryshimet ligjore në vend të 30 për qind të përcaktuar deri më tani për një kilometër të kaluar nga çmimi i shitjes në një litër derivat për automjetin i cili shfrytëzohet, deputetët do të marrin kompensim deri në 20 për qind për një kilometër të kaluar nga çmimi i shitjes të një litri derivat për automjetin i cili shfrytëzohet. Në pajtim me ndryshimet e Ligjit, deputetëve u…