Author: Adijat

Edhe pas 44 ditëve nga mbajtja e seancës së hapur publike në Gjykatën Supreme për rastin “Monstra”, akoma nuk është vendosur në bazë të ankesave të të akuzuarve dhe kërkesës së Prokurorisë Publike që lënda të kthehet në rigjykim. Sipas avokatit mbrojtës, Naser Raufit, vendimi për rastin pritet të publikohet së shpejti, pasi që po mbaron edhe afati kohor prej 60 ditëve për të vendosur. Ai shpreh bindje se vendimi mund të jetë i miratuar, por që akoma nuk po iu dorëzohet palëve mbrojtëse dhe të akuzuarve. “Mendoj se këto ditë apo javën që vjen do të shpallet vendimi nga…

Lexo më Shumë

Galeria kombëtare e Maqedonisë në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Maqedoni dhe Shoqata e qytetarëve për trajtim të personave me autizëm “Në Botën Time” sot organizojnë punëtori figurative kreative të fëmijëve me spektër të autizmit dhe fëmijëve nga mësimi i rergullt të personave me nevoja të posaçme. Punëtoria kreative, që mbahet në prag të Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të posaçme do të mbahet në Çifte amam. Fëmijët do të punojnë me materiale të ndryshme figurative dhe teknika në shoqërim me terapi muzikore. Tërë manifestimi është nën moton “Një Diell për të gjithë fëmijët”.

Lexo më Shumë

Në Zajaz të Kërçovës, do të varrosen mbetjet mortore të viktimave shqiptare nga masakrat nga viti 1913 e deri pas luftës së dytë botërore që u gjetën në disa varreza masive. Me këtë rast të pranishëm do të jenë  kreu i BDI-së Ali Ahmeti, Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt dhe Pandeli Majko, ish Kryeministër dhe Ministër aktual i Diaspores do të mbajnë fjalim rasti. Varrimi i mbetjeve mortore të viktimave të gjenocidit ndaj shqiptarëve do të bëhet në Qendrën Përkujtimore “Nëna Shqiptare” në Zajaz të Kërçovës.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot e vazhdon vizitën dyditore në Bosnjë e Hercegovinë, ku dje realizoi takim me kryesuesin e Këshillit të miistrave të BeH-së, Denis Zvizdiq. Dy kryeministrat pas takimit paralajmruan se së basku me kolugun e tyre malazez Dushko Markoviq do të dërgojnë letër të përbashkët deri te të gjitha aviokompanitë, të interesuara që të vendosin linjë ajrore Sarajevë-Podgoricë-Shkup, si dhe se nisma është e hapur edhe për vende tjera, siç është Republika e Bullgarisë. “E shfrytëzojmë çdo mundësi që ta avancojmë bashkëpunimin në çdo nivel të mundshëm, si pritje e BE-së, por edhe në…

Lexo më Shumë

Qeveria dje e miratoi Propozim-vendimin për plotësimin e Vendimit për formimin e grupit të punës për përgatitjen dhe ndjekjen e implementimit të Planit për realizimin e rekomandimeve të grupit të ekspertëve të lartë për çështje sistematike nga qeverisja e të drejtës në lidhje me ndjekjen e komunikimeve. Ky vendim, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për media, është sjell në bazë të nevojave të dukshme në punën e saj të përfshihen edhe përfaqësues nga Prokuroria publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, nga Drejtoria për siguri të informacioneve…

Lexo më Shumë

Aleksandar Dinevski, një nga të akuzuarit për rastin “Spiun”,me përcjellje të policisë është dërguar në burgun e Idrizovës, ku duhet të vuajë dënimin prej katër vite e gjysmë burg. “Më 17.11.2017 personi Aleksandar Dinevski është arrestuar nga ana e inspektorëve me urdhër të gjykatës për mbajtjen e burgimit prej 3 vite e gjashtë muaj në bazë të nenit 394 qëndrimi 2 dhe nenit 317 qëndrimi 2 zbulim të sekretit shtetërorë dhe spiunim”, informojnë nga MPB. Dinevski disa muaj ka qenë në liri sepse doli nga burgu derisa priste vendimin e Gjykatës së apelit e pasiqë apeli nuk vërtetoi atë, atij…

Lexo më Shumë

Zv.ministri i Punëve të Bredshme, Agim Nuhiu thekson se shteti përveç reforma në shërbimin sekret dhe gjyqësor, duhet të bëj edhe reforma në aspektin politik, në drejtim të orientimit pro perëndimor dhe largimin e ndikimit rus në vend. “Tani mbetet detyrë e shtetit të bej një shkëputje nga krimi dhe korrupsioni që kaploi sistemin, të shuaj irredentizmin e thelluar me Greqinë dhe të synojë zgjidhjen e emrit, të forcojë marrëdhëniet me Bullgarinë, Shqipërinë e Kosovën të vendos një orientim të ri drejt NATO-s dhe BE-së dhe një distancim të ndikimit rus”, theksoi Agim Nuhiu, Zv.ministër i punëve të brendshme. Ai…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka gati tre deputetë në rast se Aleanca për Shqiptarët do të braktisë Qeverinë. Kjo bëhet e ditur nga portali Libertas, i cili shkruan se bëhet fjalë për deputetë që janë pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE nga partitë më të vogla. Janë deputetë nga komuniteti turk, boshnjak dhe rom. Portali Libertas këto të dhëna i ka duke u thirrur në një funksionarë të pushtetit. Në këtë kombinatorikë nuk përmendet PDSH-ja dhe kjo është parë edhe nga deklaratat e fundit të disa përfaqësuesve të BDI, të cilët kanë thënë se askund ata nuk kanë thënë se PDSH do…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë miratoi informatën për formimin e një njësie kombëtare për parandalimin e trafikimit me migrantë dhe tregti me njerëz. Qeveria tha se do të firmoset memorandum për bashkëpunim mes MPB dhe Prokurorisë Publike në fushën e parandalimit të trafikimit me migrantë dhe qenie njerëzore. Trafikimi me migrantë viteve të fundit ishte një nga bizneset më profitabile ilegale në Maqedoni dhe rajon. Ruta ballkanike tashmë është mbyllur më shumë se një vit dhe me këtë është ulur qarkullimi i migrantëve. Por MPB në disa raste vazhdon të kap raste të trafikimit të migrantëve, të cilët hyjnë përmes kalimeve ilegale.

Lexo më Shumë

Reshjet e shiut pritet të na shoqërojë edhe gjatë ditës së nesërme, ndërsa të hënën në pjesët veriperëndimore të vendit priten edhe reshje dëbore dhe mot më i ftohtë. Siç njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik gjatë javës që vjen temperaturat do të lëvizin prej 0 deri në -4 gradë celsius në mëngjes ndërkohë gjatë ditës do të lëvizin prej 5 deri në 13 gradë. Gjithashtu, temperaturat në fjalë do të shoqërohen edhe me erë të fortë nga veriu, posaçërisht në orët e paradites. Gjatë ditës së nesërme priten reshje të dobëta të shiut, posaçërisht në vendet më të larta temperaturat do…

Lexo më Shumë

Në pikën malore “Strazhë” edhe gjatë ditës së sotme si rezultat i mjegullës ka dukshmëri të zvogëluar prej 20 deri në 30 metra, me çka edhe rekomandohet drejtim i kujdesshëm i automjeteve, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në rrugë të lagështa. Në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti

Lexo më Shumë

Qeveria e LSDM, në 6 muaj, e fundosi shtetin për një shumë të pabesueshme prej 611 milionë euro. Për shkak të mos punës siç duhet nga kjo qeveri jo-qytetare dhe të paaftë shuma me të cilën do ta rëndojë shteti do të rritet në mbi 1.465.000.000 euro, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. “Qeveria e LSDM dhe Zaev do të arrijnë një nivel historik të borxhit të qytetarëve dhe shtetit. Me këtë marrëdhënie të shkatërimit, LSDM po i trajton  paratë e shtetit sikur të ishte një fuçi pa fund. LSDM po i gënjen qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Premtuan se nuk do të…

Lexo më Shumë