Author: Adijat

KSHZ do të debatojë sot për revokimin e vendimeve të miratuara për përcaktimin e kompensimit për anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe punonjësit në shërbimin e ekspertëve për zgjedhjet e kryera, njofton Almakos. “Vendimet për kompensim janë bërë në bazë të ligjit dhe rregullave ligjore, por për shkak të thirrjes së opinionit, anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor vendosën që në një seancë publike e cila do të mbahet më 05.12.2017 këtë vit të debatojnë mbi projekt-vendimet, vendimet për përcaktimin e kompensimit për anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe punonjësit në shërbimin e ekspertëve për zgjedhjet e zbatuara”, thuhet…

Lexo më Shumë

Gjashtë persona janë lënduar më lehtë në dy prej gjithsej shtatë aksidenteve të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në pesë aksidente është shkaktuar dëm material. Nga MPB-ja informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Gjashtëmbëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, tre shoferë të cilët kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe gjashtë shoferë për reshtim jo të drejtë. Nga komunikacioni janë përjashtuar 14 shoferë, nga të cilët tre shoferë që e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe…

Lexo më Shumë

Proceset inkluzive dhe të hapura janë prioriteti ynë strategjik, ku dëgjohet zëri i të gjitha palëve relevante dhe të prekura. Ky është rasti edhe me krijimin e Strategjisë për reforma në administratën publike, e cila është në drejtim të aktiviteteve të cilat shteti i ndërmerr në rrugën drejt integrimit evropian. Në këtë proces janë përfshirë të gjithë faktorët relevantë, dhe jo vetëm sepse Bashkimi Evropian e kërkon këtë, por sepse është qasja më e mirë për qytetarët tanë. Këtë sot e theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, i cili është për vizitë pune në Strasburg. Siç kumtoi…

Lexo më Shumë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Luftë Kundër Korrupsionit, Ambasada e SHBA-së në Shkup, në bashkëpunim me këndet amerikane në Maqedoni do të organizojë takim virtual me një grup të ekspertëve ku do të diskutohen mënyrat krijuese për luftë kundër korrupsionit. Takimi virtual, që do të mbahet sonte në orën 18:00, është pjesë e aktiviteteve të Ambasadës së SHBA-së, që kanë për qëllim ta ngrenë ndërgjegjen për çështje të lidhura me korrupsionin, si dhe për atë sa është me rëndësi që autoritetet të jenë të përgjegjshme para qytetarëve. Ngjarjen në Këndin amerikan në Shkup do ta hapë ambasadori i SHBA-së,…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja, njoftoi se edhe sot do t’i bllokojë disa udhëkryqe në periudhën nga ora 15:00-17:00. “Institucionet shtetërore dhe shteti janë të pushtuar nga hunta e pushtetit. Sistemi gjyqësor punon nën diktimin e akuzave të konstruktuara për kundërshtarët politikë të pushtetit. Rasti i montuar për terrorizëm kundër, siç thuhet 36 patriotëve të Maqedonisë tërësisht është i pabazë dhe është me qëllim të frikësimit të secilit i cili vendos të ngrejë zërin kundër këtij pushteti jodemokratik”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Do të bllokohen udhëkryqet në vijim: – Udhëkryqi te QT Mavrovasja; – Udhëkryqi midis rrugëve “Vasil Çakalarov” dhe “Angel Dinev” në…

Lexo më Shumë

Prej sot vazhdon dëmshpërblimi i blegtorëve, bagëtia e të cilëve vitin e kaluar ngordhi nga “sëmundja gungore e lëkurës”. Kjo është mundësuar me ndryshimet e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, ndërsa do të përfshihen gjithsej 241 blegtorë për çfarë janë siguruar 15 milionë denarë. “Deri më tani, sipas Ligjit, dëmshpërblim mundeshin të marrin vetëm blegtorët, bagëtia e të cilëve u është marrë apo vrarë detyrimisht për shkak të sëmundjes, por jo edhe ata bagëtitë e të cilëve kanë ngordhur derisa i kanë pritur shërbimet kompetente veterinare”, informoi dje ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski gjatë…

Lexo më Shumë

Në një bashkëbisedim me menaxheren e “Wilson School”, në Tetovë, zonja Elita Masha flet për Almakos rëndësinë që ka shkolla, për shkollimin e fëmijëve tanë, në Maqedoni. Për sistemin arsimor që përdoret në atë shkollë dhe a përputhet me sistemin arsimor të Republikës së Maqedonisë. Tregon për përparësitë dhe mangësitë e shkollave private me ato shtetërore, në vendin tone. Për arsimin ndër vite dhe rëndësia e tij në shoqëri. Rolin e saj në këtë shkollë dhe kontributin që ka dhënë, për të edukuar brezin e ri. Suksesi që ka arritur thotë se vjen nga këmbëngulja. Ajo tregon për bëmat dhe…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=br_yRe3FrpM Kohezioni politik dhe pajtueshmëria mes krerëve të më shumë komunave të Maqedonisë perëndimore, janë të nevojshme për tejkalimin e problemit me deponitë e kësaj pjesë të vendit. Ishte ky konstatimi i debatit të organizuar nga Civica për deponitë, ku pjesëmarrës ishin edhe krerët e disa komunave më të mëdha. Si të vetme, komunat nuk mund ta zgjidhin këtë problem. Është fakt se komunat nuk kanë kapacitete të mjaftueshme. Përse është kështu? Sepse përballemi me pasojat e së kaluarës sa i përket menaxhimit me komunat dhe mbetjet komunale por sfida megjithatë tani rrinë e drejtuar kah kryetarët e rinj. Por…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Republikës së Turqisë, Tülin Erkal Kara, ka deklaruar se për një periudhë të shkurtë kohore, priten të shkëmbehen vizita nga krerët shtetëror. Kryeministri Zoran Zaev, do të jetë i pari që do ta vizitojë Turqinë brenda këtyre dy muajve, ndërsa presidenti Rexhep Taip Erdogan pritet që gjatë muajit maj të vijë për vizitë në Maqedoni, me qëllim të forcimit të marrdhënieve ndërmjet ketyre dy shteteve, raporton SHENJA.

Lexo më Shumë

Maqedonia është në mesin e vendeve me rrezik më të madh të mungesës së ujit në bujqësi deri në vitet 2020, 2030 dhe 2040, tregon raporti më i ri i FAO-s për Evropë dhe Azi Qendrore (EAQ). Në grupin e shteteve me projeksione të larta ekstreme për humbje të ujit, mbi 80 për qind, krahas Maqedonisë, janë edhe Kazakistani, Kirgistani, Armenia, Turkmenistani dhe Azerbajxhani. Serbia, Kroacia, BeH dhe Sllovenia janë në vendet me rrezik më të vogël, nën dhjetë për qind, së bashku me Finlandën, Danimarkën, Norvegjinë,.., ndërsa Shqipëria është në kategorinë “mesatarisht deri lart” të rrezikuara, me humbje të…

Lexo më Shumë

Rreth 130 mijë qytetarë të Maqedonisë përmes programit për zhvillim të resurseve njerëzore financuar nga Bashkimi Evropian u rikualifikuan me çka fituan mundësinë të barabarta në tregun e punës, ndërsa grupet e rrezikuara të qytetarëve u integruan në shoqëri. Bashkimi Evropian përmes instrumentit IPA e mbështeti programin për resurse njerëzore në suaza të së cilit u zbatuan 96 projekte dhe u mbështetën qytetarët e Maqedonisë përmes masave aktive për punësim, përmirësimin e njohurive dhe integrimin e kategorive të rrezikuara. Euroambasaodri Samuel Zhbogar sot në Fakultetin Ekonomik në Shkup në ngjarjen kushtuar këtij programi, paralajmëroi se Bashkimi Evropian me përkushtim do…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni dhe Serbi, por edhe më gjërë nuk ka islam radikal edhe pse ka persona nga këto vende që kanë shkuar për të luftuar në vendet e Lindjes së Mesme theksojnë kreytarët e bashkësive islame të Maqedonisë dhe Serbisë. Reis Sulejman Rexhepi tha se personat që kanë shkuar për të luftuar në Irak dhe Siri nuk e  kanë bërë atë për ideologji fetare por për para. Sipas tij ata nuk janë asgjë tejtër veçse mercenar. Sot, Bashkësia Fetare Islame u vizitua nga një delegacion i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, të udhëhequr nga Reisi Seat ef. Nasufoviq. Po…

Lexo më Shumë