Adrian Muça nga MPPS është drejtor i ri Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime” nga Shkupi. Siç konfirmoi Qyteti i Shkupit për MIA-n, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov mbrëmë e ka emëruar drejtorin e ri, i cili vjen në pozitën e Dushan Aviroviq. Muajin e kaluar me drejtorë të rinj u bënë ndërmarrjet NPQ Shkup, Ujësjellësi dhe Kanalizimi dhe Rrugë dhe rrugica. Pritet periudhën e ardhshme drejtorë të rinj të emërohen edhe në ndërmarrjet e tjera publike dhe institucionet kulturore nën kompetencë të Qytetit të Shkupit.
Author: Adijat
Stimulim i bashkëpunimit mes Kryqit të Kuq të RM-së dhe organizatave partnere për vendosje të partneriteteve të qëndrueshme dhe sigurimin e mbështetjes për programet shoqërore sociale për përmirësimin e cilësisë së jetesës të kategorive të rrezikuara në bashkësi ka për qëllim takimi i tetë i partneritetit që e organizon Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë. Takimin e partneritetit do ta hap sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Sait Saiti, ndërsa fjalim do të ketë edhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu.
Ministrat e Financave dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Dragan Tevdovski dhe Damjan Mançevski sot dhe nesër në Paris, do të marrin pjesë në konferencën ministrore SIGMA, të titulluar “Menaxhim i mirë afarist publik, servis për qytetarët dhe bizneset”. Konferenca ndërkombëtare, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues nga 18 vende partnere, është në shenjë edhe të shënimit të 25-vjetorit të programit SIGMA, i cili, siç cekin në kumtesë nga shërbimi qeveritar për shtyp, paraqet partneritet të suksesshëm afatgjatë të partneritetit mes Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe Bashkimit Evropian, të cilët janë edhe organizues të të njëjtës.…
Punëtori ndërkombëtare për “Standardet e BE-së për trajnim fillestar të gjykatësve dhe prokurorëve publik” do të mbahet sot dhe nesër në Shkup, në organizim të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik “Pavel Shatev”, ndërkaq në bashkëpunim dhe me mbështetje financiare të Instrumentit për ndihmë teknike dhe këmbim të informatave (TAIEX) të Komisionit Evropian. Qëllimi i punëtorisë është të shtohet njohuria e pjesëmarrësve për standardet e BE-së lidhur me zgjedhjen dhe trajnimin fillestar të gjykatësve dhe prokurorëve publik të ardhshëm. “Sigurimi i trajnimit adekuat të gjykatësve dhe prokurorëve publik është qëllimi kyç në sferën e sundimit të së drejtës, që paraqet…
Konferencë përmbyllëse për projektin “Përforcim i dialogut rinor për promovim të proceseve demokratike në frymën e integrimeve euro-atlantike” organizojnë sot Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë dhe Civika Mobilitas. Në konferencën e sotme do të prezantohen rezultatet nga hulumtimi 16-mujor për “Përforcim të dialogut rinor për promovim të demokracisë në frymën e integrimeve euro-atlantike”. Në konferencën, në të cilën njëherësh shënohet 20-vjetori nga themelimi i Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë, do të kenë fjalime kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryetari i Këshillit Euro-Atlantik Ismet Ramadani, nënkryetari i ATA Serbi Vlladin Zhivulloviq, ndërsa organizatorët paralajmërojnë edhe pjesëmarrje të kryeministrit, Zoran Zaev.
Zvogëlim të dukshmërisë nga 100 deri në 150 metra për shkak të mjegullës ka në akset rrugore Katllanovë-Veles, Udovë-Gjevgjeli, Makedonska Kamenicë-Dellçevë- Berovë dhe Strumicë, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata, përveç në vendet me hije. Nga 15 nëntori, në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2018. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është…
Qarkullimi hekurudhor i mallrave dhe udhëtarëve sot dita e dytë me radhë është në ndërprerje të tërësishme për shkak protestës së të punësuarve në HM SHA Tansport të cilët kërkojnë pagesë të pjesës së dytë të pagës për tetorin. Dushko Çakarovski, makinist në HM Transport SHA Shkup, deklaroi se nuk do të fillojnë me përmbushjen e obligimeve të punës derisa nuk u plotësohen kërkesat e parashtruara. Për sot në mëngjes, siç informojnë, kanë marrë paralajmërim për takim me përfaqësues të Qeverisë. Nga udhëheqësia e HM Transport SHA Shkup informojnë se punohet në tejkalimin e problemit me pagesën e pagave dhe…
Pasqyra e krijuar në opinion se disa persona janë të privilegjuar, se ligji për ata nuk vlen ashtu siç vlen për qytetarët e zakonshëm, do të ndryshojë. Ministri i Punëve të Brenshme Oliver Spasovski, tha se së shpejti nën llupën e ministrisë që ai drejton do të jenë të gjitha institucionet dhe të gjitha veturat që shfrytëzojnë fleshera, sirena, të cilat nuk kanë të drejtë t’i shfrytëzojnë, pasi ligji nuk vlen vetëm për disa qytetarë, por për të gjithë. “Të privilegjuar që keqpërdorin sirena rrotulluese dhe drita që të kalojnë në pikëpagesat rrugore, do të jenë nën vëzhgimin tonë. Këtu…
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Veseli dhe Zaev diskutuan për raportet që Prishtina dhe Shkupi zyrtar kanë ndërtuar midis tyre në të gjitha nivelet e bashkëpunimit institucional dhe njëherësh vlerësuan se ky bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, i shërben paqes, sigurisë dhe demokratizimit të rajonit. Veseli e Zaev theksuan se marrëdhëniet midis dy vendeve janë të mira, ndërsa shprehën përkushtimin që bashkëpunimi ndërshtetëror të thellohet edhe më tej në të ardhmen, në frymën e orientimit të përbashkët euro-atlantik, si rrugë e…
Makinistët do të vazhdojnë me grevën derisa nuk u paguhet pjesa e dytë e pagës për tetorin, porositi Dushko Çakarovski, makinist në Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transport në konferencën e sotme për shtyp. Ai theksoi se komunikacioni hekurudhor i mallrave dhe i udhëtarëve është në ndërprerje të plotë për shkak të protestës së të punësuarve në Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transport dhe shtoi se mëngjesin e sotëm ka qarkulluar vetëm treni i udhëtarëve për në Gjevgjeli që e ka drejtuar një i punësuar që nuk e ka respektuar marrëveshjen. “Do të protestojmë derisa nuk na paguhet pjesa e dytë e…
– Qeveria me 43,37 miliardë denarë në vitin 2018 do t’i përmirësojë gjendjet në sferën e punës dhe mbrojtjes sociale, mbrojtjen e fëmijëve, inkluzionin e grupeve tëndjeshme të qytetarëve, deinstitucionalizimin e institucioneve për kujdes, ndërkaq do të mundësojë edhe harmonizim ligjor të pensioneve dhe pagesë të tyre të rregullt dhe me kohë dhe do të punojë në uljen e papunësisë. “Propozim buxheti i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për vitin 2018 ka vlerë më të lartë, në krahasim me të gjithë resorët sepse pjesa më e madhe e mjeteve shkojnë drejtpërdrejt tek qytetarët, tha në konferencën e sotme për…
Administrata e re e qytetit ka për qëllim përmes zgjidhjes ekologjike dhe moderne ta pakësojë trafikun në qendër të qytetit dhe të zvogëlohet emetimi i gazrave të dëmshme, theksoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në Konferencën rajonale “Rritja e numrit të biçikletave në Shkup” të mbështetur prej Shoqatës gjermane për bashkëpunim internacional (GIZ) dhe Qeverisë gjermane. “Me çdo rikonstruim të ri dhe rrugë të ndërtuar Qyteti i Shkupit parasheh ndërtimin e shtigjeve përkatëse për biçikleta dhe të këmbësorëve, ndërsa me qëllim që të mundësojnë mënyra alternative të lëvizjes së qytetarëve të Qytetit të Shkupit”, tha Shilegov. Theksoi…