Author: Adijat

Gati ka mbaruar semestri i parë u vitit akademik 2017/2018, ndërsa Universiteti Nënë Tereza në Shkup ende nuk ka kompletuar stafin akademik. Askush nga drejtuesit e Universitetit nuk kanë pranuar të tregojë për kuadrin deficitar përkundër se në vitin e ri akademik kanë regjistgruar diku rreth 50 studentë në Fakultetin teknik  në vitin e parë dhe të dytë. “Këtë vit regjistruam gjeneratën e dytë, ndërsa tani studentët vazhdojnë në vitin e parë dhe të dytë”, theksojnë nga UNT duke refuzuar të thonë numrin e saktë të studentëve në Fakultetin teknik. “Ka interes nga studentët, te gjitha këto drejtime funksionojnë në…

Lexo më Shumë

Shqiptarët e Shkupit vazhdojnë të mashtrohen nga drejtuesit e komunës {air, e cila si në të kaluarën edhe sot drejtohet prej kuadrove të Bashkimit demokratik për integrim. Para zgjedhjeve lokale të tetorit, ish kryetari i komunës Izet Mexhiti, pati deklaruar se ndërtimi i Sheshit “Skënderbeu” ka mbaruar, ndërsa kryetari aktual i {airit, Visar Ganiu lavdërohet se për vitin 2018 komuna ka siguruar fonde nga qeveria për mbarimin e punimeve të sheshit. Zëdhënësi i Çairit, Kushtrim Alla, për Almakos thotë se ish kryetari i komunës ka përfunduar fazën e dytë të projektit të sheshit, jo mbarë projektin, ndërsa mejetet për vitin…

Lexo më Shumë

Deputeti i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Vesel Memedi, sot ka mohuar zërat se ka braktisur Aleancën për Shqiptarët dhe i është bashkuar grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim. Memedi, në konferencën e sotme për shtyp ka sqaruar se vazhdon t’i jetë besnik bashkimit opozitar nën ombrellën e Aleancës për Shqiptarët, por ka kritikuar ashpër veprimet politike të Zijadin Selës. “I them zotëri Selës që dështimin e tij politik të mos e drejtojë tek unë, por le ta kërkojë brenda bashkëpunëtorëve të vet që kanë bërë pazare nëntokësore. Unë jam këtu për të përfaqësuar interesat e kombit shqiptarë dhe interesat e…

Lexo më Shumë

  Pasi Gjykata Supreme shfuqizoi vendimet e Gjyqit Themelor dhe të Apelit për rastin “Monstra”, avokati i të dënuarve, Naser Raufi, në intërvistën ekskluzive për Almakos, flet për të gjitha shkejet drastike të ligjit gjatë procesit gjyqësor. “Në përvojën time tridhjet vjeçare, nuk kam parë shkelje të këtilla të pashembullta”- thotë Raufi në emisionin “Pa teklif” të drejtuar nga Naser Selmani, duke shtuar se vendimet e Gjykatës Themelore dhe të Apelit nuk bazohet në prova materiale. “Nuk është lejuar të bëhet espertizë e makinës dhe ADN-së së të akuzuarve, të cilat Prokuroria Publike i ka paraqitur si dëshmi”-përkujton ai. Sipas…

Lexo më Shumë

Konferencë “Menaxhim me cilësinë në sektorin publik” do të mbahet sot në organizim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në bashkëpunim me Zyrën e OSBE-së në Shkup. Në konferencë do të ketë fjalim zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevski dhe Xhefri Golds, zëvendësshef i Misionit të OSBE-së në Shkup. Do të prezantohen mjete për cilësinë e administratës publike në BE, ndërsa do të prezantohen edhe rezultate nga hulumtimet për hartimin e gjendjeve dhe sfidave në implementimin e SAF modelit (Kornizë e përbashkët për vlerësime) dhe projekt-korniza kombëtare për menaxhim me cilësi 2018- 2020. Është paraparë edhe panel…

Lexo më Shumë

Violinisti Oleg Kondratenko sonte do të mbajë recital në sallën e Muzikës së dhomës në Filarmoninë e Maqedonisë, ku do të performojë me pianisten Marija Gjoshevska, e cila përveç në piano do të luajë edhe në çembalo. Në program janë veprat e Georg Fridrih Hendell (Sonata për violinë dhe çembalo në D-dur), Johanes Brams (Sonata për violinë dhe piano nr. 2), Olivie Mesian (Tema dhe variacione për violinë dhe piano) dhe Rihard Shtraus (Sonatë për violinë dhe piano Es-dur).

Lexo më Shumë

Ndërtimi i kapaciteteve dhe ngritja e vetëdijes për shfrytëzimin e mundësive për bashkëpunim me Fondin e gjelbër klimatik, është tema e seminarit nacional që do të mbahet sot në Shkup. Në hapjen e forumit do të mbajnë fjalime Koço Angjushev, zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje ekonomike dhe Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Seminari është në organizim të Kabinetit të zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike me mbështetje teknike dhe financiare nga Organizata për ushqim dhe bujqësi të Kombeve të Bashkuara (FAO) dhe Programi i KB-së për mjedis jetësor (UNEP).

Lexo më Shumë

Dy persona janë lënduar më rëndë në një nga gjithsej 43 aksidente të regjistruara gjatë fundjavës së kaluar në rajonin SPB-së të Shkupit. Në 22 aksidente lëndime të lehta kanë marrë 29 persona, ndërsa në 20 është shkaktuar dëm material. Siç informojnë nga MPB, gjatë fundjavës policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Nëntëdhjetë e shtatë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, shtatë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, shtatë shoferë nuk kanë dhënë përparësi për parakalim dhe 10 persona janë renditur në mënyrë të parregullt. Nga…

Lexo më Shumë

Raufi: Prokuroria shpiku prova e dëshmitar të rrejshëm për “ Monstrën” Avokati i rastit “ Monstra”, Naser Raufi, në emisionin “Pa teklif” tregon se si prokuroria manovroi që me dëshmitarë të rrejshëm dhe pa prova të fajësojë të akuzuarit për këtë rast. Ai thotë se vihet në diskutim se vallë a ekziston vërtetë vetura ku supozohet të jetë marrë AND-ja, pasi për një informacion të tillë, i pasigurtë ishte vet eksperti që ishte marrë me këtë rast. Raufi nuk ka dyshim se ky rast është i montuar dhe i kryer nga shërbimi sekrete, sepse vet 4 dëshmitarët që prokuroria i…

Lexo më Shumë

Enti dhe Muzeu i Ohrit dorëzoi kallëzim penal kundër ish-drejtoreshës Tanja Paskali – Buntasheska për shkak të moszbatimit të vendimit gjyqësor, me çka ka shkaktuar dëm financiar prej rreth 120 mijë euro dhe në këtë mënyrë ka ardhur deri në bllokim të llogarisë së Institucionit. Ministri i Kulturës Robert Allagjozovski në konferencën e sotme për shtyp në Ohër shpjegoi se bëhet fjalë për punë të pavetëdijshme të Buntasheskës, e cila nuk ka vepruar në pajtim me vendimin gjyqësore nga dhjetori i vitit 2009 për heqje të murit pas Shtëpisë së Unranias në Ohër që Enti dhe muzeu e ka ndërtuar…

Lexo më Shumë

Dje në stacionin policor u njoftua se dy qen kafshuan një fëmijë dhjetëvjeçar, bën të ditur Ministrinë e Punëve të Brendshme. Sipas policisë, dje në ora 20:30 në Stacionin Policor të Karposhit, personi T.S. (50) nga Shkupi po të njëjtën ditë rreth orës 17.20, në Rr.”Volgograd”, nga dy qentë e tij, u kafshua djali i tij 10-vjeçar, me ç’rast ka marrë lëndime të dukshme në të dyja këmbët./Almakos

Lexo më Shumë