Author: Adijat

Arben Taravari Këto javë është bërë zhurmë për Aleancën, dilema sa provokative po aq edhe e sinqertë: të rri Aleanca në qeveri apo jo- është bërë dilemë që duket se ka pushtuar çdo bisedë referuar politikës. Me të drejtë pyesin ata shqiptarë që besuan tek reformatori Zaev dhe u gjendën në grackën e Gruevskit i cili i trajtonte shqiptarët si numra ndihmës dhe jo si palë e barabartë, e me padurim retorik pyesin të gjithë ata që nuk e duan Aleancën t’ju prishi punë në komoditetin e tyre të pushtetit. Kush është komode në qeveri? Natyrisht BDI-ja, pasi ka shumë…

Lexo më Shumë

Ndalesë për dërgesë të mallrave në periudhën prej orës 7:30 deri në orën 18 prej 1 dhjetorit deri më 31 mars në rajonin më të ngushtë të qytetit me qëllim të uljes së ndotjes, vendosi dje Këshilli i Qytetit të Shkupit. Nga Qyteti i Shkupit informojnë se konform Vendimit për organizim dhe përcaktim të kushteve, dorëzimi i mallit do të kryhet në periudhën prej orës 18 deri në orën 7:30, me ndalim dhe parkim jo më gjatë se 15 minuta. Vendimi është paraparë edhe me “Rekomandimet e Grupit veprues interaktiv për masa urgjente kundër ndotjes së ajrit” nga 15.12.2017 nga…

Lexo më Shumë

Në Selanik sot në orën 10 sipas kohës lokale greke duhet të vazhdojë gjykimi për kërkesën për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit, pasi javën e kaluar ishte ndërprerë për shkak të skadimit të periudhës kohore të paraparë për seancën. “Në gjykim do të dorëzohen dokumentet nga mbrojtja në pikëpamje të asaj se kërkesa për ekstradim është e pabazë, ndërsa a do të merren në pyetje ende dëshmitarë nuk e di”, deklaroi për MIA-n avokati i të akuzuarve, Petar Vasilev. Ai shtoi se duhet të merret edhe vendimi dhe sipas ligjeve greke ai shpallet menjëherë, ndërsa më së voni…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në kuadër të vizitës së tij treditore në Shqipëri, sot do të takohet me kryetarin e Parlamentit shqiptar, Gramoz Ruçi, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha. Në delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë edhe deputetët Ejup Alimi, Beti Rabaxhievska – Naumovska dhe Rexhep Memedi. Nesër, në ditën e fundit të vizitës së tij në Shqipëri, është paraparë që Xhaferi të takohet me zëvendës kryetaren e Qeverisë Senida Mesita dhe të vizitojë edhe Liqenasin, ku do të realizojë takim me minoritetin maqedonas.

Lexo më Shumë

Ministria e Ekonomisë sot organizon konferencë për zhvillim të turizmit në Maqedoni. Në konferencë do të bisedohet për plotësim të Strategjisë për zhvillim të turizmit për periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2021 dhe për nevojën për ndryshim të Ligjit për veprimtari turistike dhe hotelierike. Do të prezantohet edhe një studim për sigurim të të dhënave nga sfera e turizmit dhe përgatitje e modelit për projeksion të treguesve të ardhshëm. Pritet që të kenë fjalim këshilltari shtetëror për turizëm dhe hotelieri Shovket Hazari, dekani i Fakultetit për turizëm dhe hotelieri nga Ohri, Vanço Andreevski dhe përfaqësuesi i “Kohl&Partner”, Trajçe…

Lexo më Shumë

Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe të Republikës Federale të Gjermanisë sot do të nënshkruajnë Marrëveshje për bashkëpunim financiar për vitin 2017, e cila përfshin realizimin e dy projekteve kyçe. Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, bëhet fjalë për Programin për ujitjen e luginës jugore të lumit Vadrar – faza 2 dhe Programi për ujësjellës dhe kanalizim – faza 2, marrëveshjet për financimin e të cilëve gjithashtu do të nënshkruhen sot. Me nënshkrimin e marrëveshjes, Qeveria gjermane përmes bankës KFV ndan nëntë milionë euro mjete të pakthyeshme për realizimin e të dy programeve të rëndësishme zhvillimore për Republikën e…

Lexo më Shumë

Ndryshim i përkohshëm në qarkullim me devijime – kalim nga një korsi në tjetrën do të vendoset prej nesër në rrugën magjistrale A2 aksi rrugor Kërçovë – Ohër (Presekë – Pesoçan). Siç kumtuan nga “Rrugët e Maqedonisë”, për vendosjen e ndryshimit tashmë është vendosur sinjalizim përkatës në rrugë. Sipas njoftimit të marrë nga SHA Ilinden Strugë, e cila kryen punimet ndërtimore, ky regjim i trafikut do të zgjasë deri në përfundimin e tyre.

Lexo më Shumë

Kompanitë turke – prodhues të tekstilit për përdorim vendor, hotele dhe mobilie sot në Shkup do të kenë takime të drejtpërdrejta me partnerë potencial të Maqedonisë për përpunimin dhe shpërndarjen e prodhimeve. Takimet B2B i organizojnë Oda e Ekonomike e Maqedonisë -Tirqisë (MATTO) dhe Asociacioni i eksportuesve nga Denizli. “Përfaqësuesit e klasterit të tekstilit nga Denizli, Republika e Turqisë, janë në Shkup me qëllim të gjetjes së kompanive tregtare dhe prodhuese të Maqedonisë për bashkëpunim. Asociacioni i eksportuesve nga Denizli numëron.

Lexo më Shumë

Konferencë përfundimtare në të cilën do të grumbullohen rezultatet nga projekti gjashtëvjeçar i USAID-it për ndërmarrje mikro dhe të vogla do të mbahet sot në Shkup. Fjalime hyrëse, siç është paralajmëruar, do të ketë ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli dhe ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Sibil Suter. Në kuadër të ngjarjes do të ndahen edhe certifikata për pjesëmarrësit, të cilët me sukses i kanë përfunduar programet menaxhere në kuadër të projektit. Projekti i USAID-it për ndërmarrje mikro dhe të vogla është i bashkëfinancuar nga Ambasada e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë dhe ka siguruar programe edukative për sipërmarrësit,…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e djeshme e shqyrtoi dhe konfirmoi Propozimligjin për ratifikim të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë. Siç informoi pres-shërbimi qeveritar, Propozim-ligji do të dorëzohet deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, e nënshkruan kryeministrat e të dy vendeve Zoran Zaev dhe Bojko Borisov më 1 gusht të këtij viti në Shkup. Marrëveshja do të hyjë në fuqi pasi të ratifikohet në parlamentet e të dy vendeve.

Lexo më Shumë

Qendra për Analiza Ekonomike (CEA) nga Shkupi do t’i prezantojë rezultatet e Monitorimit të përmbushjes së masave nga Reformat demokratike urgjente dhe planit 3- 6-9 në Republikën e Maqedonisë në pjesën e financave publike. Nga CEA kumtuan se qëllimi është që të jepet pasqyrë e Planit 3-6-9 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe çfarë përmban ai në pjesën e financave publike dhe ekonomisë, si dhe të jepet vlerësim i pavarur për avancimin nga përmbushja e masave të cilat janë identifikuar nga sektori civil i Republikës së Maqedonisë, ndërsa të publikuara në dokumentin “Propozim i organizatave civile për reforma demokratike…

Lexo më Shumë

Qeveria mbrëmë në seancën e 43-të e miratoi vendimin me të cilin makina “Mercedes” prej rreth 600.000 eurosh që ishte në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i jepet në shfrytëzim të përhershëm pa kompensim Shërbimit qeveritar për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta. “Me këtë krijohet mundësi që kjo makinë të tjetërsohet dhe mjetet e marra nga kjo të dedikohen për furnizimin e pajisjes spitalore”, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Lexo më Shumë