Author: Adijat

Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, Miroslav Lajçak thekson se viti 2017 ka qenë vit i kthesës së shteteve nga Ballkani Perëndimor, sepse tani gjithnjë e më shumë flitet për zgjerimin e BE-së. Ai vlerëson se “Deiton 2” nuk do të ndodhë, ndërsa Gjykata Speciale për krime të UÇK-së duhet të pranohet dhe respektohet. Lajçak thekson se BE-ja e “ka kuptuar se kemi obligim ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor se u kemi premtuar perspektivë evropiane këtyre shteteve”. “Këto shtete janë në proces të reformave dhe ndryshimeve dhe ne duhet ta respektojmë fjalën tonë”, deklaroi Lajçak për N1. Diplomati sllovak…

Lexo më Shumë

Në vazhdën e synimeve të mia dhe bashkëpunëtorëve të mi, që të rrisim nivelin e transparencës në punën e Komunës së Gostivarit, dhe me qëllim që ju të bëheni faktorë aktivë dhe të përfshiheni në debatet të cilat drejtpërdrejti prekin interesat tuaja individuale, grupore dhe kolektive, vendosa që unë si propozues dhe udhëheqësi i Departamentit për buxhet dhe kontroll – Sadri Elezi në cilësinë e përpiluesit, ta prezantojmë para jush propozim-buxhetineKomunës së Gostivarit për vitin 2018. Prezantimi do të mbahet të martën (02.01.2018) me fillim në ora 16:00 në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit. Ju ftojë që të…

Lexo më Shumë

Fadil Arsllani, i dënuar me 11 vjet e gjysmë burg për lëndën “Çekani” sot është liruar nga burgu. Nga drejtoria e burgjeve për Alsat M konfirmuan lajmin duke thënë që Arsllanin ndërpritet përkohësisht masa e dënimit me burg për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, gjë që mund të zgjasë rreth 20 ditë, nga kjo drejtori thonë se Arsllani do të kthehet përsëri në burg, Në korrik të 2016-ës të njohurit si fajdexhinjtë nga Gostivari morën gjithsej 53 vite e gjysmë burg. Gjithsej janë dënuar shtatë persona. Grupi kriminal i përfshirë në rastin “Çekani”…

Lexo më Shumë

ryetari i Selanikut Janis Butaris ka thënë se nuk e ka ftuar kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev në Selanik për festat e fundvitit, shkruan Aktual.mk “Unë nuk e kam ftuar…, gjatë vizitës sime në Shkup në nëntor u takuam dhe më tha se dëshiron që festat e fundvitit t’i kalojë në Selanik. I thash të vijë dhe besoj se do të kalojë mirë. Nuk supozova se kjo do të interpretohet si ftesë formale. Mora vesh se për 15 miq kanë rezervuar dhoma në hotelin ‘Makedonija Palas’. Nëse më paraqitet do të vij ta takoj, nëse jo le ta kalojë Vitin…

Lexo më Shumë

Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së Të nderuara shoqe, shokë, miq, kolegë, bashkëpunëtorë, të nderuar qytetarë, Të bëhet punë e vërtetë, në mënyrë të vërtetë, në kohë të vërtetë. Ja pra ky është suksesi dhe i njejtë do të jetë edhe në vitin 2018, nëse e vendosim veten në të njejtën mënyrë si vitin e kaluar. Vijon një vit i rëndësishëm, në të cilin perspektivat e Republikës së Maqedonisë që i hapim, do të thotë edhe perspektivë për secilin nga ne në këtë shtet. Ato perspektiva, nuk kanë ardhur vetëm. Ato kanë pritur. Kanë pritur hapa të guximshëm, e kanë pritur…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i partisë djathtiste greke “Grekët e Pavarur”, Panajotis Sguridis, partneri më i vogël i koalicionit në qeverinë e kryeministrit, Aleksis Cipras, kërkoi referendum për çështjen e emrit të Maqedonisë, njoftuan mediat greke Njuz 24 dhe “Parapolitika”. Sguridis deklaroi se partia e tij nuk do të votojë ndonjë emër i cili do ta përmbajë fjalën “Maqedonia” dhe shtoi se “propozim i Grekëve të Pavarur është emri “Republika Qendrore e Ballkanit”. “Ne nga partia Grekët e Pavarur vlerësojmë se Shteti i Shkupit duhet të ekzistojë dhe mund të luajë rol të rëndësishëm në Ballkan. Inkuadrimi i tij në NATO dhe në…

Lexo më Shumë

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=G2MgBwWvawY Ansambli “ Burimet e Sharrit” nga Tetova me një mesazh të përzemërt ju uron të gjithëve një vit sa më të mbarë, duke shpresuar se viti 2018  do të sjell më shumë të mira, suksese, lumturi, harmoni e paqe mes nesh. “TË DASHUR MIQ E SHOKË, TË NDERUAR ARTDASHËS! Dallgët e kulturës shqiptare, gjatë vitit që po e lëmë pas (2017), na çuan anekëndë trojeve shqiptare dhe më gjërë. Sukseset e ansamblit tonë me këtë anëtarësi që po ua shpallim në faqen tonë ishin të njëpasnjëshme… Të parët tanë, të cilët me xhelozi e shprehnin dhe e kultivonin…

Lexo më Shumë

Shkelja e ligjeve dhe procedurave nga ana e organeve të jurisprudencës gjatë arrestimit të personave më 27 prill e ka vërtetuar edhe Avokati i popullit. Policia gjatë arrestimit të tre deputetëve ka shkelur të drejtën e imunitetit të deputetit dhe prezumimit të pafajësisë, thonë në VMRO-DPMNE, transmeton Medial.mk. “Pushteti sillet sikur për ta të mos vlejnë ligjet. Institucionet janë keqpërdorur. Organet e pushtetit nuk e respektojnë as kushtetutën e ligjet, as edhe marrëveshjet ndërkombëtare që garantojnë të drejtën e qytetarëve. Maqedonia patjetër të jetë shtet demokratik. E drejta patjetër të vlejë për të gjithë”, kanë thënë në VMRO-DPMNE.

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike nuk guxon të jetë dorë e zgjatur e pushtetit ekzekutiv, vendimet në këtë sferë do të sillen vetëm në Prokurorinë publike, jo në qendrat e vendosjes apo të ndikimit, ka porositur mbrëmë në “24 analiza”, prokurori Lubomir Joveski. Joveski ka thënë se nuk ka kontakt me anëtarët e Qeverisë, nuk është takuar me kryeministrin Zoran Zaev as edhe me ndonjë të përbërjes së re të deputetëve. Për Prokurorinë speciale ka thënë se duhet të jetë pjesë e Prokurorisë publike, por siç ka vlerësuar ajo duhet të zgjidhet me ndryshimet ligjore.

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, sot është vënë në mbrojtje të tre deputetëtve të VMRO-DPMNE-së, sepse gjykata dhe policia kanë shkelur ligjin gjatë arrestimit të tyre. Krste Mukovski, Luben Arnaudov dhe Zhaklina Peshevska janë dërguar në gjykatë me pranga në duar edhe pse në atë kohë gëzonin imunitet, tha sot Avokati i Popullit, Memeti. Ai tha se zyrtarët e policisë është dashur të refuzojnë urdhërat e eprorëve të tyre për arrestimin e deputetëve, sepse ata gëzojnë imunitet. Për këtë shkelje të ligjit Avokati i Popullit, ka informuar Ministrinë e Punëve të Brendshme  duke parashtruar edhe disa pyetje, për të cilat…

Lexo më Shumë

Përpiqem të jem shembull për fëmijët, sepse nëse ata shoin një shembull të mire, do të përpiqen të formojnë veten në atë mënyrë, kështu tha futbollisti i K.F “ Shkëndija” Ardian Cuculi, në kuadër të “ Let’s chat over coffee”. Mund të thuhet se është “full package” pasi që është një ndër futbollistët më të mirë në kulubin ku luan, është edhe një orator I mire, jurist I diplomuar dhe rrugës për të magjistruar së shpejti. Ai thotë se e vlerëson shumë faktin që prindërit gjithmonë e kanë shtyrë për të ndjekur studimet, sepse, sipas tij pas pensionimit nga futbolli…

Lexo më Shumë

Partia kryesore opozitare greke, Demokracia e Re, i bëri thirrje Qeverisë që të dalë me propozim unanim për emrin me Maqedoninë, për shkak të, siç tha, dallimeve të parashtruara në radhët e saj për këtë çështje, njoftoi gazeta “Katimerini”. Konservativët grekë, në qëndrimin e publikuar në Katimerini, kategorikisht e hedhin poshtë idenë të hedhur nga shefi i diplomacisë Nikos Koxijas se zgjidhja me kontestin me Shkupin mund të gjendet në Parlament vetëm me shumicën e deputetëve të të dy partive, që janë të përfaqësuara në Qeveri. Pas kësaj ideje ata druajnë nga tentativa e partive politike që t’i fshehin mospajtimet…

Lexo më Shumë