https://www.youtube.com/watch?v=IS6TEAUR-Dk Ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov për TV21 deklaroi se viti 2017 nuk ka qenë shumë i suksesshëm për qytetarët dhe shpreson që viti i ardhshëm të jetë më i mirë në këtë aspekt. “2017-ta? Nuk ka qenë shumë e suksesshme për qytetarët e Maqedonisë, shpresoj se 2018 të jetë më e mirë, theksoi Sasho Mijallkov për TV21.
Author: Adijat
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu paradite ishte për vizitë pune në stacionin policor të Gostivarit që t’i transmetojë përkrahjen të punësuarve në ballafaqimin me të gjitha llojet e krimit. Nuhiu i shoqëruar nga bashkëpunëtorët në takimin me komandantin dhe drejtuesit e stacionit të policisë të Gostivarit u informua për gjendjen dhe punën në rajonin e Gostivarit. “Dua të them se ky stacion ka rezultate të mira dhe se në vitin 2018, së bashku me qytetarët, sektorin civil dhe mediat, do të hapim një front të ri për një luftë më të fortë dhe më agresive kundër të gjitha…
https://www.facebook.com/tetovanews.info/videos/1527224697355671/ Gjatë ndërrimit të moteve mbrëmë në Tetovë ishte një feste e madhe me mjete piroteknike dhe qielli ishte plot drita nga raketat të cilat i lëshonin tetovarët. Sikur pas mbarimit të çdo feste në fund dikush duhet të pastrojë . Por si duket kjo nuk ndodhi edhe në Tetovë, siç mund të shihet edhe në videon e mëposhtme Tetova është kthyer në deponi. /Tetovasot/
Mëngjesin e sotëm rreth orës 03:45 në hyrje të stacionit policor në Qendër, është sulmuar fizikisht polici nga personi M.M. (1990) nga Shkupi, përcjell Aktuale.mk. Polici është sulmuar në pjesën e gjoksit dhe fytyrës. M.M paraprakisht ka qenë i arrestuar për prishjen e rendit dhe qetësisë publike
Presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe komandanti suprem i forcave të armatosura Gjorge Ivanov sot në ditën e parë të vitit tradicionalisht i vizitoi pjesëtarët e ARM-së në kazermën “Çojlija”. Duke ua uruar Vitin e Ri, Ivanov u dëshiroi plotësim të dëshirave dhe siç tha plotësimin e asaj që është dëshirë shumëvjeçare e të gjithë pjesëtarëve të ARM-së, e ajo është përfundimisht të jemi pjesë e NATO-s, sepse kemi treguar gatishmëri dhe plotësim të të gjitha standardeve. “Armata u tregua se mund të kundërshtohet me të gjitha sfidat me të cilat përballet. Pamë çfarë është roli i Armatës në ruajtjen…
Shtëpia e gazetarit Tomisllav Kezharovski ka qenë shënjestër e hajdutëve natën e ndërrimit të motmoteve, përcjell Aktuale.mk. Lajmin e ka bërë të ditur Marina Kezharovska në profilin e saj në facebook. “Dy laptopët e Tomisllavit dhe celulari janë marrë. Në dhomën e vajzës dy orë dhe qafore. Në dhomën time kanë marrë orën. Vjedhje që nuk i ngjan vjedhjes, apo jo?, ka shkruar bashkëshortja e Kezharovskit. Rasti është konfirmuar edhe nga policia e cila ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.
Delegacion i LSDM-së në përbërje Mile Zeçeviq, Cvetanka Laskova dhe Lubica Jançeva kanë vendosur lule dhe kanë nderuar kryetarin e parë të Maqedonisë së pavarur Kiro Gligorov sot në 6 vjetorin e vdekjes së tij. “LSDM si dhe qytetarët e Maqedonisë vlerësojnë përcaktimet dhe kontributin e presidentit Gligorov ndaj Maqedonisë që ndërtoi ura bashkëpunimi dhe uniteti në vend, ashtu edhe botë dhe me këtë hapi perspektivat për Maqedoninë dhe qytetarët e saj”, kanë thënë në LSDM.
Presidenti Gjorgje Ivanov së bashku me shefin e Shtabit të ARM-së Metodija Velickovski kanë vizituar sot pjesëtarët e ushtrisë në kazermën ”Çojlija” të cilët ishin në detyrë natën e ndërrimit të viteve. Duke uruar një vit të mbarë Ivanov tha se përmbushja e dëshirës së të gjithëve këtë vit është anëtarësimi i Maqedonisë në NATO. Kreu i shtetit lavdëroi ushtrinë për përballimin e sfidave në të kaluarën. E pamë se cili ishte roli i ushtrisë në ruajtjen e Republikës së Maqedonisë gjatë migracionit ilegal, Sa është e përfshirë dhe e gatshme për të përmbushur të gjitha sfidat e menaxhimit të…
Deputetë dhe ish-funksionarë të VMRO-DPMNE-së, bashkë me mbështetësit e iniciativës “Tvrdokorni”, mbrëmë pritën ndërrimin e motmoteve para dyerve të burgut hetues në Shutkë në formë mbështetjeje ndaj të dyshuarve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, që e pritën e Vitin e Ri në paraburgim. Dëshira e tyre për këtë vit ishte që të paraburgosurve t’u mundësohet mbrojtje në liri. “Këta persona një ditë do të dalin prej këtu, ndoshta edhe për disa ditë. Ne megjithatë në këto momente shpresojmë shumë se gjatë 2018-s atyre do t’u mundësohet që të paktën në liri do të mund të dëshmojnë pafajësinë e…
LETER E HAPUR PUBLIKE PER OPINIONIN E GJERE BOTEROR BASHKIMIT EVROPIAN KANCELARES GJERMANE ANGELA MERKEL , PRESIDENTIT AMERIKAN DONALD TRUMP , ZONJES FDEDERIKA MOGERINI PERFAQESUESE E BASHKIMIT EVROPIAN , OKB-SE , NATO-S AMBASADES SE MAQEDONISE NE GJERMANI ,AMBASADAVE SHQIPTARE , GJITHA MEDIAVE BOTERORE , ORGANIZATAVE PER MBROJTJEN E LIRIVE DHE TE DREJTAVE TE NJERIUT Autoritetet policore gati tridhejete ore mbajne te ndaluar Emrije Leka Tahiraj nga Tetova Shkelqim Tahiri dhe djalin tim te vogel Shaqir Tahiri ne aeroportin e Dyseldorfit ne Gjermani te cilet udhetonin me dokumenta te rregullta me pasaporta maqedonase shtetas te cilit edhe jane , ata udhetuan…
“Përgjegjësia në detyrë, obligim parimior për qeverisje transparente Llogaridhënia mbi të gjitha Duke pasur parsyshë parimet e transparencës dhe të llogaridhënies për punët e relizuara në Komunën e Kërçovës, si dhe pjesëmarrjen e qytetarit në vendimarrje në qeverisjen e ardhshme të komunës, realizuam takimin me qytetarët, në veçanti me bashkëvendasit tanë nga diaspora për të pasqyruar punën e realizuar dhe planifikimet e projekteve për vitin 2018”, ishte ky mesazhi nga Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari në takimin me mërgimtarët, transmeton Flaka. Me këtë rast, tha Dehari, duke uruar për mirëseardhje të pranishmit, takimi vazdoi me prezentime konkrete për projektet jetike…
Dje rreth orës 19:40 në policinë e Kisella Vodës B.S (1991) nga fshati Moranë e Shkupit, ka paraqitur se është plagosur se të njëjtën ditë rreth orës 18:30 është palgosur në oborrin e shkollës ‘Naim Fashëri’, përcjell Aktuale.mk. Ai ka qenë duke ecur në këmbë drejt portës kryesore dhe një person i panjohur ka gjuajtur me armë. Plumbi e ka plagosur në pjesën e djathtë të krahërorit. I plagosuri vetë ka shkuar në spitalin e qytetit pë të kërkuar ndihmën mjekësore