Author: Adijat

Policia e Maqedonisë ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në kalimin kufitar “Bllaca e Poshtme”. Sipas informacioneve të MPB-së, mbrëmë në orën 00:05 është arrestuar V.Z (23) nga Durrësi, i cili gjithashtu ka poseduar pasaportë të Bullgarisë. Ai është arrestuar pasi ndaj tij ka pasur fletarrest ndërkombëtar nga Gjermania. Pas arrestimit V.Z është dërguar në stacionin policorë për procedurë të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Pas marrjes së kryesimit me Këshillin Evropian, Sofja zyrtare ka njoftuar se prioritet do të ketë mbështetjen më të madhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në përmbushjen e kushteve për fillimin e negociatave për anëtarësim sa më të shpejt në familjen e madhe evropiane. Sipas analistit Mersel Bilalli në këtë drejtim është edhe politika e qeverise aktuale. Bilalli madje u shpreh se për dallim nga ish pushteti që problemet me fqinjët i shfrytëzonte si alibi për ngecjet në rrugën euro-atlantike, qeveria aktuale për një kohë shumë të shkurtër ka përmirësuar marrëdhëniet ndër-fqinjësorë, gjë që do të ndikojë në drejtim të integrimit…

Lexo më Shumë

“Në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit, në takimin gjoja se me mërgimtarët, të pranishëm ishin aktivistë partiakë, përkundër deklarimit që ishte takim me mërgimtarët, të cilët ishin në numër simbolik e që të mos thuhet aspak. Në takim u bë reklamë për zyrën e ashtuquajtur të mërgimtarëve. Mërgimtarët dhe qytetarët e Gostivarit dëshirojnë ta dinë se ku ndodhet zyra e posaçme për mërgimtarët, sa administratorë janë të angazhuar për këtë dedikim, dhe kush do kujdeset për mërgimtarët për 11 muaj tjerë, që sipas Arben Tarvarit për mërgimtarët duhet kujdesur vetëm prej 15 dhjetorit e deri 15 janar. Taravari…

Lexo më Shumë

Gazetari Tomislav Kezharovski sot nga ora 12:00 deri në orën 15:00 në librarinë “Ili-Ili” do ta nënshkruajë librin e tij të parë “Jetë në kuti” dhe do të shoqërohet me lexuesit. Libri është një tregim nga paraburgimit tetëmujor i Kezharovskit në burgun e Shutkës dhe u promovua në nëntor në universitetin FON. “Libri i pasqyron rastet në shtet mes kujtimeve derisa isha në burg. Ryshfet, korrupsion, shkelje të të drejtave të njeriut, sistem i keq shëndetësor, presione, kërcënime. Ky dëshiroj të jetë libri i fundit i tillë që dikush e ka shkruar tek ne… Padrejtësia ekziston prej se është krijuar…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev premton se viti 2018 do të jetë vit i mirë, duke porositur se nuk është koha e zgjedhjeve, por për punë. Në ditën e parë të punës këtë vit pas mbledhjes me ministrin e Financave Dragan Tevdovski, kryeministri porositi se viti 2018 do të jetë vit i përparimit ekonomik dhe investimeve me pritje për hapjen e shumë vendeve të punës dhe rritjen e BPV, që si rezultat përfundimtar do ta ndjejnë qytetarët. Zaev dërgoi porosi deri te biznesmenët se Qeveria do të orientohet ndaj gjithçkaje që mund të përkrahet dhe se këtë vit në pajtim me shumicë…

Lexo më Shumë

Analisti Artan Dika, ka reaguar përmes një postimi në Facebook rreth lajmit ku thuhej se kryetari I BFI kishte marrë mirënjohje nga presidenti I SHBA-ve Donalt Trump. Sipas tij Për këtë ekzistojnë dy mundësi: që mirënjohja të jetë e falsifikuar, ndërsa mundësia tjetër është që mirënjohja të jetë marrë përmes lobimit të paguar shtrenjt, korruptimit të individëve të përfshirë dhe mashtrimit. Sipas tij te faqja zyrtare për dekorata dhe mirënjohje përmenden edhe kushtet. Tek kushtet e nevojshme për marrjen e këtyrë dekoratave dhe mirënjohjeve përcaktohet se ato jepen vetëm për shtetas amerikanë apo banorë me banim të përhershëm të ligjshëm…

Lexo më Shumë

Nga Lidhja Social Demokrate me këtë masë thonë se sigurohet mbrojtja e personave me të ashtuquajturin rreziku social, që është vërtetuar me memorandumin e nënshkruar ndërmjet Komorës së përmbaruseve, transmeton Zhurnal. Përmbaruesit nuk do të bllokojnë llogaritë e të varfërve, njoftojnë nga LSDM. Me këtë sigurohet mbrojtja e personave me të ashtuquajturin rrezik social. Kjo do të realizohet në përputhje me rregulloret për të dhënat personale, thonë nga LSDM.

Lexo më Shumë

Me marrjen e presidencës së BE-së nga shteti bullgar, vendet e Ballkanit, veçanërisht Maqedonia, pret shumë përfitime politike. Kjo është dëshmuar muajt e kaluar edhe në fjalimet e përfaqësuesve më të lartë të Qeverisë bullgare të cilët kanë thënë se do të kontribuojnë që Ballkani të jetë kryeqendër e bisedimeve me afrimin drejt BE-së. Kështu vlerëson profesori universitar, Ylber Sela, sipas të cilit një element që i kontribuon asistencë Bullgarisë ndaj Maqedonisë për përafrimin mes saj dhe BE-së, i ka paraprirë edhe marrëveshja e arritur mes dy qeverive, që tregon përmirësimin e dukshëm të raporteve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, njofton…

Lexo më Shumë

Kryeministri grek Aleksis Cipras është optimist për çështjen e emrit, por pret edhe hapa konkret nga ana e Maqedonisë. Në intervistën e shkurtë për radion greke Real fm, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, Cipras foli për sfidat dhe pritjet në vitin 2018. Mes temave kryesore të parashtruara nga gazetari i cili e zhvillonte intervistën, përveç ekonomisë, skenarët për zgjedhje të parakohshme dhe marrëdhëniet me Turqinë, u gjend edhe çështja për emrin. “Jam optimist se mundemi në mënyrë efikase dhe me përgjegjësi të menaxhojmë me çështjen të cilën e trashëguam nga qeveritë paraprake. GJithnjë derisa nga ana tjetër me të…

Lexo më Shumë

Doganierët e Maqedonisë në dy javët e fundit kanë parandaluar dy përpjekje për kontrabandim të drogës, përcjell Aktuale.mk. Në rastin e parë në vendaklimin Bllato më datë 18 dhjetor të 2017-ës është parandaluar kontrabandim i marihuanës. Droga ishte gjetur në bagazh në pjesën e gomës rezervë. Në rastine dytë doganierët kanë sekuestruar 5 tableta ekstazi gjatë kontrollit në deponë Detoil afër Kumanovës Gjithashtu janë zbuluar edhe kontrabandimi i mallit të ndryshëm sikurse ilace, veshmbathje, pjesë të automobilave, piktura dhe vegla.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev mori letër me mesazh të papa Françeskut me rastin e 1 janarit, Ditës Botërore të Paqes, festë e themeluar nga ana e Kishës Katolike në vitin 1967, që këtë vit i kushtohet krizës së emigrantëve në botë, të gjithë emigrantëve dhe refugjatëve, burrave dhe grave në kërkim të paqes. Në përgjigjen dërguar papës, kryeministri Zaev theksoi se Maqedonia e pranon shqetësimin e tij, dhe i përmbahet angazhimeve se kjo krizë globale humanitare në vitin 2018 do të zgjidhet në bazë të Deklaratës për Refugjatë dhe Emigrantë të Kombeve të Bashkuara dhe se liderët e organizatës botërore do…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot realizoi takim me ministrin e ri të Shëndetësisë, Venko Filipçe. Në takim u hapën çështjet për sfidat në sistemin shëndetësor, reformat e parapara të Ministrit të ri, si dhe mundësia për bashkëpunim mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Sekretariatit për Çështje Evropiane, në veçanti në pjesën e ndihmës së huaj të parapara për sistemin e shëndetësisë. “Si ish-ministër i Shëndetësisë, por edhe si mjek, jam i vetëdijshëm për sfidat e mëdha para të cilave ndodhet sistemi ynë i shëndetësisë, për menaxhimin e së cilës keni mbështetjen time të plotë si dhe…

Lexo më Shumë