Author: Adijat

Në një koment mbi mosmarrëveshjen, Kathimerini grek shkruan se përpjekjet për të zgjidhur çështjen maqedonase do të kërkojnë manovrim të brendshme dhe në nivel ndërkombëtar. “Duke pasur parasysh linjat e kuqe, emocionet dhe retorikën konfrontuese që karakterizon debatin politik, sinjalet nuk janë të mira,” shkruan media elektronike greke, “Katimerini” gjatë analizës për çështjen e emrit në Maqedoni ndërmjet Athinës dhe Shkupit./Almakos https://almakos.com/kreu-demokracise-se-re-zbuloi-vijat-e-kuqe-ne-mosmarreveshjen-e-emrit

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale më 22 janar vazhdon gjykimi për rastin e Prokurorisë Publike për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i njohur si “Erasmus”, konfirmoi për “Makfax” Gjykata Themelore Shkup 1, përcjell Fol. Avokati, Jovan Joanidis, i cili përfaqëson disa nga të pandehurit, tha se rasti është në procedurë. Nga Prokuroria për “Makfax”, shkurtë ka konfirmuar se në tetor 2016, deri te gjykata ka ngritur akuza kundër gjashtë personave, duke përfshirë edhe ish-dekanin Bobek Shuklev, të cilët akuzohen për disa herë gjatë një periudhe të gjatë kohore, përkatësisht gjatë 2015 dhe 2016, si punonjës të Fakultetit të Ekonomisë në…

Lexo më Shumë

Zbatimi në praktikë i Ligjit të miratuar për gjuhën shqipe, pritet të përballet me sfida të shumta gjatë zbatimit në praktikë. Përdorimi i saj zyrtar, pritet të nisë pas formimit të dy institucioneve, Agjencisë për zbatimin e gjuhëve, të përbërë nga përkthyes të autorizuar gjyqësorë, linguistë, filozofë të diplomuar në gjuhën shqipe, si dhe lektorë të licencuar. Ata do të udhëhiqen nga drejtori i agjencisë, i cili emërohet nga Qeveria përmes shpalljes publike. Pos Agjencisë, është paraparë edhe formimi i Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve. Një vit pas hyrjes në fuqi të Ligjit, të gjitha institucionet duhet të miratojnë aktet…

Lexo më Shumë

Çështja e emrit, pozitat e Maqedonisë dhe të Greqisë, si edhe pritjet për atë se çfarë ndryshimesh do të pasojnë në rajon pas zgjidhjes së këtij kontesti 25-vjeçar edhe më tej janë temë kryesore në opinion në të dyja shtetet. Ministri Dimitrov në një intervistë për “Rojters” informoi se Maqedonia dhe Greqia janë pajtuar të formojnë grupe të punës, të kryesuara prej ministrave të Punëve të Jashtme të cilët do të jenë të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes për kontestin 25-vjeçar me emrin. “Është e qartë se identiteti është shumë i rëndësishëm për ne. Duhet të gjejmë mënyrë për t’i…

Lexo më Shumë

Për detajet dhe aktivitetet e nevojshme që duhet të ndërmerren për hapjen e vendkalimit kutar të Prespës, dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë u mbajt një takim i ministrave të qeverisë greke. Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, njofton korrespondenti i AIM në Athinë, se të gjithë pjesëmarrësit në takim theksuan rëndësinë e projektit për ekonominë lokale dhe forcimin e marrëdhënieve midis Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Në lidhje me financimin e projektit, synimi është të përdoren fonde nga programi ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë (interreg). ”Bisedimet u përqëndruan në përgatitjet e nevojshme për të siguruar…

Lexo më Shumë

Ligjin për dygjuhësinë sipas të cilit gjuha shqipe dhe maqedonase janë të barabarta nuk mund ta parandalojë presidenti i Maqedonisë, edhe pse ky ligj është shkak i të ashtuquajturës fazë e federalizmit të Maqedonisë. Ligjin për dygjuhësinë sipas të cilit gjuha shqipe dhe maqedonase janë të barabarta nuk mund ta parandalojë presidenti i Maqedonisë, edhe pse ky ligj është shkak i të ashtuquajturës fazë e federalizmit të Maqedonisë. Kështu shkruan portali shtetëror rus “Sputnik” i cili transmeton lajme për Ballkanin nga zyra në Beograd dhe atë në gjuhën serbe. “Ovo je samo početak: Dobro došli u Makedoniju — Mirë se…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski ka deklaruar se përbërja e re e Komitetit Ekzekutiv të partisë që u zgjodh në seancën e sotme të Komitetit Qendror e përbëjnë njerëz të motivuar fuqimisht të cilët do të kenë qasje pozitive në veprimin e partisë. “Bëhet fjalë për individ të motivuar fuqimisht, njerëz që pjesën më të madhe të jetës e kanë kaluar në strukturat partiake dhe politikanë me përvojë, kështu që në periudhën që pason, jam i bindur se VMRO-DPME të ngritet në këmbë të shëndosh dhe do të mund që të siguroj zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ta formojë qeverinë…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi kryesisht të lagura. Reshje të dobëta të borës ka në Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe Strazhë. Për shkak të paraqitjes së mjegullës shikueshmërua është ulur në 50-150 metra në rrugën Lisec-Kodra e Diellit, Mavrovë, Krushevë, Pletvar dhe Strumicë. Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lexo më Shumë

Në një intervistë me biznismenin Mendi Qyra, na tregon për rrugën e tij drejt suksesit. Por, edhe për vështirësit e të bërit biznes në Republikën e Maqedonisë. Ai flet për konkurencën, për politikën dhe aktorët e saj. Çfarë pengesa i japin konkurenca, politika dhe mos respektimi i ligjeve, brenda shtetit, ku edhe e vështirëson të bërit punë, për çdo biznismen. Kriza politike në dekadën e fundit në shtet pasoi rënie në shumë biznese. Por Qyra thotë që i ka mbijetuar fal punës së përkushtuar. Ai trajton, në këtë bashkëbisedim, që politika të ndahet nga biznesi dhe biznesi nga politika ose…

Lexo më Shumë

Fasada efikase energjetike do të ndërtohen në të gjitha shkollat e mesme të Shkupit me mjetet e projektit “Shkupi 2014”, ka paralajmëruar kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, njofton Portalb. I pari i Shkupit, Petre Shilegov bëri të ditur se shuma e parave me të cilat do të ndërtohen fasadat arrin deri në 70 milion denarë, kurse rikonstruimi i shkollave planifikohet të nis më 10 qershor dhe të zgjasë deri në fillim të vitit shkollor. Shilegov njoftoi se do të vendosen edhe filtra për ajër të pastër në çdo klasë në 23 shkolla të mesme.

Lexo më Shumë

Akademikë dhe profesorë maqedonas aktivizohen kundër miratimit të Ligjit për gjuhët, gjegjësisht gjuhën shqipe. Një pjesë e tyre përmes letrave të përbashkëta, por edhe përmes deklaratave publike bëjnë thirrje që ky ligj të mos firmoset nga presidenti Gjorgje Ivanov, por të anulohet sa më shpejt, pasi që bëhet fjalë për ligj antikushtetues. Katica Qulavkova, Gordana Siljanovska- Davkova, Simona Gruevska – Maxhovska kanë shkruar në adresë të Kuvendit dhe Presidentit se ky ligj duhet tërhiqet.  Ato kanë kritikuar dhe i kanë vlerësuar si të rrezikshme nenet që nuk korrespodojnë me nenet dhe amendamentet e Kushtetutës, ku rregullohet çështja e gjuhës. Këto…

Lexo më Shumë

Para se sonte të mbahet komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së ku do të zgjedhet komiteti i ri ekzekutiv, në të flitet se nuk do të ketë vend për funksionerët e lartë të deritanishëm të partisë, përfshirë këtu Ilija Dimovskin dhe Antonio Milloshovskin, përcjell Aktuale.mk. Vendimi përfundimtar do të dihet sonte, por Dimovski është shprehur se me të askush as që ka biseduar dhe as që është konsultuar.

Lexo më Shumë