Eurokomisari për Zgjerimin e politikës fqinjësore, Johanes Han në profilin e tij në “Twitter” e ka përshëndetur ratifikimin e marrveshjes Bullgari-Maqedoni. Han shkroi se “Ratifikimi në Kuvendin maqedonas për “Marrëveshjen për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë” me Bullgarinë është hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për rrugën e vendit drejt BE-së. Marrëveshja, gjithashtu, është reper për marrëdhënie të mira për gjithë rajonin e Ballkanit perëndimor”. Kjo marrëveshje u përshëndet edhe nga eurodeputeti Eudard Kukan duke u vlersuar si hap pozitiv për bashkëpunim rajonal.
Author: Adijat
Ministri i drejtësisë, Bilen Saliji, e ka shpallur si informacion të klasifikuar raportin që pasqyron keqpërdorimet në ndarjen e lëndëve në gjykata sipas sistemit elektronik, të quajtur ndryshe AKMIS, duke e bërë kështu të pamundur që publikut të informohet se kush dhe na çfarë mënyrë ka shkelur ligjin. Një kopje e këtij raporti nuk i është mundësuar as Transparency International, kur kryetarja e kësaj organizate, Sllagjana Taseva, e ka kërkuar dokumentin për t’u informuar se në çfarë mënyrë janë bërë keqpërdorimet dhe për të kuptuar se si këto keqperdorime do të hetohen nga isntitucionet. “U dëgjova me z. Oliver Ristovski,…
Gjithsej 670 persona të dënuar me gjashtë muaj burgim do të lirohen nga vuajtja e mërtutjesdhme dënimit, ndërsa 3.097 personave të tjerë të dënuar me më shumë se gjatë muaj burgim. do t’iu hiqet 30 për qind e dënimit pasi sot Kuvendi miratoi Ligjin për amnesti. Ligji do të zbatohet për personat që janë dënuar deri më 20 shtator të vitit të kaluar, njofton Almakos. Ai nuk përfëshinë përsonat e dënuar për vepra të rënda penale, si janë, vrasjet, përdhunimet dhe pedofili si dhe rastet për terorizëm dhe vepra penale kundër shtetit, rendit dhe qetësis publike. “Amnistia nuk i përfshin…
https://www.youtube.com/watch?v=SD8E6qub008 Varfëria, fitimi i lehtë i parave dhe qasja e lehtë deri te bastoret janë karrem për popullatën e re, konsiderojnë një pjesë e sociologëve. Ata shprehen se varshmëria nga vënia bast, veçanërisht te të rinjtë, bëhet problem serioz në të cilin do të duhej të përfshihet edhe shteti. Sociologët propozojnë të vendosen rregulla më rigoroze se kush dhe ku mund të hapë bastore. Edhe një pjesë e qytetarëve konsiderojnë se të rinjtë në vend se kohën ta humbin para kompjuterëve dhe në bastore dhe të presin fitim të lehtë të parave, të gjejnë punë. “Të shkojnë në punë, e…
Kryetari VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistën e tij në Tv Telma tha se nuk i kujtohet dhe nuk di se si ka qenë në të kaluarën sa i përket çështjes së arrestimeve dhe paraburgimeve në periudhën kur VMRO-DPMNE ka qenë në pushtet. Ai refuzoi të përgjigjet në pyetjet në lidhje me mënyrën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, duke thënë se nuk dëshiron të flasë për të kaluarën, por vetëm për të ardhmen. Mickoski gjithashtu tha se nuk e ka dëgjuar “bombën” në të cilën ish ministri për transport dhe lidhje kërkon nga i posazgjedhuri sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev të…
Ndonëse Buxheti i Komunës së Tetovës është miratuar, megjithatë pritet që të ketë komplikime për miratim në Ministrinë e Financave. Komplikimi mund të ndodh për shkak se nuk është zgjedhur ende kryetari i Këshillit, ndërsa kryesuesi i seancës që ka qenë – këshilltarja më e vjetër nuk ka të drejtë të nënshkruajë Buxhetin, shkruan gazeta KOHA. Situatë e këtillë mund të ndodh edhe në komunat tjera ku nuk është zgjedhur kryetari i Këshillit. Kryetarja e Komunës së Tetovës thekson se kjo nuk duhet të jetë problem dhe se kanë kërkuar mendim edhe nga ana e Inspektoratit të Ministrisë së Pushtetit…
VIDEO/ PROMO/ ALMAKOS E ftuara e rradhë në emisionin ” Pa teklif” në Almakos të drejtuar nga Naser Selmani, është kryetarja e Transparency International, Sllagjana Taseva, e cila do të shpalosë anët pozitive dhe negative të propozim-ligjit për ” Informatorët”. A janë mjaftueshëm të përgatitura institucionet për zbatimin e këtij ligji? A ka vullnet politik që zbatimi i ligjit të realizohet me sukses? Çfarë ndryshimesh ka ligji i mëparshëm nga propozimi i ri? A garanton ky i fundit se “ Informatorët” do të jenë të mbrojtur? Për më shumë ndiqni intervistën e plotë të hënën, në orën 18:00. ” Pa…
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, të mërkurën dhe të ejten do të qëndrojë në Maqedoni, bëjnë me dije nga qeveria, përcjell Aktuale.mk. Gjatë vizitës në Shkup, Stoltenberg do të takojë kreun shtetëror, ministra si dhe disa liderë partiak. Është parashikuar që të ejten Stoltenberg të mbajë konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Zaev.
Një tridhjetë e gjashtëvjeçar nga Shkupi e humbi jetën në një aksident i cili ndodhi mbrëmë rreth orës 23:30 në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë” në Shkup. Siç informoi sot MPB, G.S. (36) nga fshati Marinë e Shkupit duke e drejtuar automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit e ka humbur kontrollin mbi automjetin me ç’rast i ka goditur shtyllat metalike, më pas një dru dhe një kandelabër metalike. Drejtuesi G.S. prej lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në vendin e fatkeqësisë, ndërsa bashkudhëtari Z.M. (38) nga i njëjti fshat, ka marrë lëndime trupore dhe me automjetin e ndihmës së shpejtë është…
Policia e Kumanovës deri në Prokurorinë publike ka dorëzuar padi penale kundër ish kreut të komunës së Kriva Pallankës Arsenco Aleksovski dhe kundër ish drejtorit të shkollës së mesme Gjorce Petrov për keqpërdorim të pozitave zyrtare dhe falsifikim të dokumentacioneve, përcjell Almakos. “Të dy të dyshurit në periudhën nga qershori 2009 deri në maj 2013 dy herë kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtar. Në atë periudhë si kryetar i komunës së Kriva Pallankës duke vepruar kundër vendimeve të qeverisë lidhur me projektin e ndërtimit të 35 sallave sportive në listë kanë vendosur dhe komunën e tyre për ndërtimin e një…
Tërmet me intensitet prej 2,6 ballësh sipas shkallës së Rihterit mbrëmë në orën 19:07 në 45 kilometra në juglindje të Shkupit në epiqendrën rajonale të Velesit. Siç njoftoi Observatori sizmologjik pranë fakultetit matematiko-natyror në Shkup, tërmeti është ndjerë nga popullata në rrethinën e Karatmanovës dhe Velesit, me intensitet prej katër ballëve sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.
Dje në orën 17:00, në SP të Koçanit, është paraqitur 38 vjeçarja K.A.K. ka raportuar rastin se ishte keqtrajtuar psikologjikisht dhe fizikisht nga burri i saj të njëjtën ditë rreth orës 16:00, gjegjësisht 39-vjeçari M.K. punonjës në Ministrinë e Brendshme, përcjell Fol. Përndryshe, sipas kërkesës, M.K. në gjendje të dehur ka filluar me kërcënime serioze për jetë e saj dhe menjëherë ka kërkuar të dilte nga shtëpia dhe të lë fëmijën shtatëmuajsh. Burri i saj, çdo ditë ka qenë në një gjendje alkoolike dhe çdo herë e ka keqtrajtuar në mënyrë të ngjashme psikologjike dhe fizike. Në dhjetor të vitit…