Zëvendëskryetari përgjegjës për çështje evropiane, Bujar Osmani, sot për vizitë njëditore do të qëndrojë në Tiranë, ku do të realizojë takime me kreun shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të vizitë s zëvendëskryeministri Osmani do të realizojë takime ndaras me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Në takime do të diskutohen bashkëpunimin bilateral, bashkëpunimin rajonal, zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe për avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella…
Author: Adijat
Mbi 4000 objekte të palegalizuara deri më tani janë legalizuar në e territorin Komunës së Tetovës, që kur ky proces filloi para shtatë vitesh, shkruan gazeta KOHA. Nga Komuna e Tetovës njoftuan se ka ende shumë qytetarë të cilët nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë për legalizim, ndërsa kjo vërehet se çdo ditë ka qytetarë që parashtrojnë kërkesa. “Deri më tani janë përfunduar afër 4100 legalizime në territorin e Komunës së Tetovës, ndërsa qytetarët kanë kërkuar më së shumti legalizimin e objekteve për banim, më pas janë shtëpitë apo objekte ndihmëse”, thotë Armend Fazliu, zëdhënësi i Komunës së Tetovës.
Propozim zgjidhja mbi emrin do të përfshijë termin “Maqedonia”, deklaroi ndërmjetsuesi i OKB-së Matthew Nimetz sot përpara raund të ri të bisedimeve në Nju-Jork me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë, Vasko Naumovski dhe Adamantios Vasilakis, përcjell Almakos. “Termi “Maqedoni” do të jetë pjesë e propozim zgjidhjes për emrin pasi që atë e kanë pranuar mbi 100 vende të botës”, deklaroi Nimic, për televizionin grek “TV Antena”. Ai theksoi se emri me të cilën njihet në OKB “Ish Republika Jugosllave Maqedonia”, gjegjësisht termi Maqedoni është pjesë e emrit, ndërkaq Greqia e ka pranuar me atë emër. Nimetz theksoi se nuk ka…
Sekretari i përgjithsëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot do të arrijë për vizitë dy ditore në Maqedoni. Sipas njoftimeve ai do të ketë takim me presidentin, Gjorge Ivanov, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, të Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe liderët e partive politike. Nesër Stoltenberg do të ketë fjalim para deputetëve në Kuvend dhe do të mbajë konferencë të përbashkët me kryeministrin, Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni. Fjalimin e tij në Kuvend do ta dëgjojnë edhe deputetët e OBRM-PDUKM-së, të cilët gati një muaj janë në bojkot të punës së Kuvendit. Kjo është vizita e parë e…
Kryetari i Gjykatës administrative në Shkup, Burim Sejdini po u hakmerret gjykatësve të padëgjueshëm të kësaj gjykate duke i degraduar në detyrë për shkak se kanë qenë të padëgjueshëm, akuzojnë gjyqtarët e kësaj gjykate, të cilët dëshirojnë të mbeten anonim, raporton Almakos. Ata akuzojnë kryetarin Sejdini, se në orarin e ri për vitin 2018 gjyqtarët që kanë aprovuar ankesën e kompanisë gjermane për dhëninen me koncesion të deponisë “Drislla” dhe ata që kanë miratuar një ankesë të Lëvizjes Besa për zgjedhjet lokale në Çair të Shkupit, janë vendosur nëpër këshilla gjyqësorë që vendosin për çështje të dorës së dytë. Gjykatësit…
sh deputeti Izet Zeqiri në rrjetin social facebook ka ironizuar me gjendjen e partive shqiptare të përçara mes vete e brenda vetes. Ja postimi i tij i plotë: 95% te politizuar 5% me politikë Pas tërheqjes nga politika dhe nga partia gati 4 vite. Ma thotë mendje te mare angazhim orientues politik dhe partiak. Por dilema është kah te shkoj dhe ku te aderoj nuk di kah t’ia mbaj. -Ne RDK-ne 1 apo ne RDK-ne 2 -Ne ALEANCEN 1 apo ALEANCEN 2 -Ne BESE-ne 1 apo BESE-ne 2 Shume alternativa per te mare vendim. Identifikimi i alternatives me te mire…
Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, para vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se “Maqedonia ka çfarë t’i tregojë kreut të Aleancës veri-atlantike, për shkak se në gjashtë muajt e fundit Maqedonia ka arritur më shumë se vitet e mëparshme”. Shekerinska, në konferencën për media të mbajtur në Qeverinë e Maqedonisë, tha se vizitën e Stoltenbergu-ut e shohin si një mundësi për të paraqitur vendin në një dritë më ndryshe, siç theksoi ajo, si një vend që zgjidh problemet e saj dhe që punon në prioritetin e saj, anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin…
Maqedonia është cilësuar si vend pjesërisht i lirë në raportin më të ri të organizatës joqeveritare amerikane ‘Fridom Haus’, përcjell Aktuale.mk. Nga vendet e rajonit me vlerësim të njëjtë janë edhe Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Bullgaria, Serbia dhe Kroacia janë vlerësuar si vende të lira, ndërkaq si vend jo i lirë është vlerësuar Turqia. Më tej në raport thuhet se Maqedonia me qeverinë e re po tenton të çrrënjosë korrupsionin si dhe keqpërdorimet e tjera sistematike të cilat u shëndruan në skandal në qeverisjen e më parshme. Përmendet edhe kontesti i emrit si pengesë për…
Numri më i madh i kompanive të mëdha dhe të mesme në Maqedoni, respektivisht 73 për qind prej tyre janë pronë e burrave, ndërsa në 67 për qind menaxherë të përgjithshëm. Gratë menaxhojnë në 33 për qind të kompanive, ndërsa 27 për qind janë pronare, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i bërë në kuadër të projektit “Fuqi e barabartë për gratë”, në realizim të Institutit për studime komunikuese – Shkup dhe Institutit Izida Vita nga Sllovenia. Për këtë shkak, siç potencojnë nga Instituti për studime komunikuese – Shkup do të vazhdohet me realizimin e këtij projekti me qëllim të ngritjes së…
Dukuria e zhdukjes së vajzave të reja nga shtëpitë e tyre po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë në Gostivar. Gjatë ditës së djeshme , në stacionin Policor në Gostivar, A.F.(42) , ka denoncuar se me datë 14 Janar të këtij viti, është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur vajza e tij A.J.(20), transmeton Tv2. Organet kompetente kanë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti dhe gjetjen e 20 vjeçares së zhdukur.
Një ndër mënyrat për kthimin e parave në drejtim të qytetarëve është kthimi i tatimit mbi vlerën e shtuar në vlerë prej 15 % nga vlera e llogarive fiskale. Një masë të tillë e kishta paralajmëruar LSDM-ja në programin e saj parazgjedhor. Në kartelë të posaçme do të regjistrohen paratë e tatimit të kthyer, kartelë me të cilën do të pajisen çdo qytetarë. Për çdo prodhim apo shërbim të shfrytëzuar për të cilin shteti paguan tatim prej 15 % përmes llogarive fiskale do tu kthehen qytetarëve në llogari të qytetarëve. Sipas llogarive kjo do të thotë se në vit në…
Gjykatat e Maqedonisë do të marrin procesin gjyqësor për pasaportat e rrejshme të Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit. Procesi gjyqësor kundër ish-agjentëve të DSK-së, do t’u jepet gjykatave të Maqedonisë, ndërsa ekstradimi i Grujevskit dhe Boshkovsit pritet të ndodh në mars. Grujevski dhe Boshkovski u kapën me pasaporta të rrejshme në Selanik, ndërsa të dy akuzohen nga PSP për përgjimet e paligjshme.