Ligji për amnisti i cili u miratua nga shumica parlamentare dhe me të cilin ju mnudesohet disa kategorive të të burgosurve të dalin në liri, nga sot hynë në fuqi dhe lirohen nga burgji një pjesë e të burgosurve të përfshirë me këtë ligj, Sipas të gjitha procedurave i gjithë gjithë dokumentacioni i të dënuarve deri më sot është deshur ti dorëzohet gjykatave. Me ligjin për amnisti që u miratua më 15 janar, do ti përfshijë 800 persona, ndërkaq ulje të dënimit deri më 30 % do të përfshijë mbi tre mijë të dënuar.
Author: Adijat
Ndiqni intervistën e plotë me gazetarin Zoran Bozhinovski, në emisionin “Pa teklif” nga Naser Selmani. Të hënën në orën 18:00, në Almakos.com
Nëpunës policor është sulmuar dje në ora 11:10 në parkingun para Njësitit policor Kodra e Diellit, informojnë nga policia. A.Q.(26) nga fshati Negotinë, Gostivar dhe I.Xh.(22) nga Gradeci, komuna e Vrapçishtit e kanë sulmuar policin. Dy personat janë arrestuar në Njësitin policor Kodra e Diellit, ku ndërmerren masat për ndriçimin e plotë të rastit.
Ministri I Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot ka qëndruar për vizitë tek zv.ministri Agim Nuhiu. Ata janë mirëpritur nga qytetarë të shumtë të fshatit Sllatinë ku kanë bishkëbiseduar me ato. Qytetarët u shprehën të kënaqur nga puna dhe afërsia që tregojnë kuadrot e MPB, poashtu ata thanë se zv.ministri Nuhiu gjithmonë ka qëndruar pranë tyre me modestinë e tij të veçantë.
Se në Shkup ndodh shpesh që të ketë kaos në trafik është e ditur, ndërsa nuk përjashtohet as kur bëhet fjalë për rreth Qendrës Klinike. Makinat e Ndihmës së Shpejtë nuk kanë hyrje të veçantë në klinikë, dhe kështu shpesh ndodh që të bllokohen nga makinat private, taksi dhe makiny zyrtare. Dje në rrjetet sociale është publikuar një video, në të cilën shihet se si makina e Ndihmës së Shpejtë nuk mund të lëvizë nga makinat e shumta, për të shkuar në klinikën adekuate. Sipas shkrimeve në makinën e Ndihmës së Shpjetë ka pasur pacientë në gjendje të rëndë, që…
Shkupjani 42 vjeçar nga Vizbegu i Shkupit është plagosur në qytetin e Velesit duke marrë lënsime në këmbën e djathtë thuhet në njoftimin e policisë. Policia ka informuar se rasti është paraqitur nga personi mjekësor në spitalin e Velesit mbrëmë në orën 1 e 15 minuta pas mesnate. Si rast urgjent i plagosuri është dërguar në qendrën e klinikave në Shkup, ndërsa policia po merr masat për zbardhjen e rastit. Aktuale.mk
Zv.kryeministri Hazbi Lika, kryetarja e komunëssë Tetovës, Teuta Arifi si dhe ministrat Oliver Spasovski, Suhejl Fazliu, Mila Carovska sot ngushlluan familjen Zylbehari që humbën jetën pesë anëtarë të familjes, shkruan Ts.mk Ata shprehen ngushëllime tek familja Zulbehari duke shprehur mbështetjen e fuqishme ndaj tyre në çfarë do aspekti për t’i ndihmuar, ndërkohë që dje qeveria ka ndarë një shumë prej 5 mijë euro si ndihmë ndërsa komuna e Tetovës poashtu dje ka ndarë 2 milion denarë ndihmë për këtë familje. Ndryshe dje nëna bashkë me katër fëmijët u varrosën në varrezat e qytetit të Tetovës.
Nën organizim të disa shoqatave qytetare, sot në orën 11:00 para Kuvendi të Maqedonisë U MBAJT protestë, kundër ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili sipas organizatorëve është antikushtetues dhe diskriminues. Organizatorët ju bëjnë thirrje popullit maqedonas dhe votuesve në vend që nesër të dalin në foltore para Kuvendit dhe të shprehin mednimet dhe qëndrimet e tyre për ligjin e gjuhëve,. “Me votimin e tij rrënohen themelet e një shteti, që çon drejt destabilizimit dhe federalizimit të tij, do të rriten urrejtjet etnike dhe do të prishet shoqërua”, thonë organizatorët. Ata më tej shtojnë se këto protesta janë vazhdimësi e…
Zëvendëskryeministri i Reformave që qe propozim për Aleancën për Shqiptarët edhe më tej është në kalkulim nga Qeveria e Maqedonisë, dhe nëse i njëjti plotësohet, për të njëjtin deri në fund të mandatit qeveritar qytetarët e Maqedonisë do të paguajnë mbi 3 milionë denarë, shkruan Portalb.mk. Nga Qeveria e Maqedonisë deklaruan se zëvendësministri për Reforma nuk do të ketë objekt, nuk do të jetë institucion që do të funksionojë në kuadër të objektit të Qeverisë por as edhe kabinet qeveritar, siç qëndron rasti me zëvendëskryeministrin për Ekonomi, Koço Angjushev, por do të jetë post i vetëm një individi që do…
Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev tha se nuk kishte pasur shkelje të ligjit kur u arrestuan deputetët e dyshuar për ngjarjet në parlament më 27 prill dhe shtoi paraburgimi i ligjvënësve të dyshuar për 27 prillin është në përputhje me ligjin. “Deputetët janë thirrur në imunitetin e tyre, edhe nëse do të vendoset një masë paraburgimi. Në rastin, gjykata vendosi që deputetët nuk duhet të jenë të privilegjuar dhe të mbahen në të njëjtën mënyrë si të pandehurit e tjerë. Ata u urdhëruan të arrestonin ata edhe pasi të përfundoheshin të gjitha procedurat në Kuvend t’u merreshte imuniteti “,…
Ballkani Perëndimor mund të kontribuojë shumë për të gjitha vendet e rajonit dhe për çdo fqinj nëse kultivon qasje pozitive dhe të sinqertë dhe nëse në vend të provokimeve të dikurshme dhe joproduktive i zëvendëson me një vullnet dhe dialog të mirë, deklaroi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, në debatin me temë “Përshpejtim i zhvillimit afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”, zhvilluar në Davos.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bëri thirrje arsimtarëve, si dhe personave kompetent dhe të interesuar, që aktivisht të kyçen në procesin e ndërtimtit të modelit të ri për arsimin fillor dhe të dorëzojnë kritikat e tyre, komentet dhe propozimet për përmirësimin e programit mësimor. “Që të krijojmë model arsimor më të mirë dhe më cilësor, duam të dëgjojmë zërin dhe mendimin e personave të cilët çdo ditë janë të kyçur në procesin arsimor – mësuesit. Në këtë drejtim do të krijojmë model të ri për arsimin fillor dhe plan programe të reja për nxënësit e klasave 1, 2, dhe…