OJQ “Sovest” nga Ohri ka kërkuar që të ndërpriten punimet për restaurimin e xhamisë së Ali Pashës në këtë qytet, pasi që, sipas tyre, kjo xhami është ngritur mbi themelet e një kishe, shkruan Fakte. Sipas “Sovest” nëse bëhet restaurim i objektit, ai do duhej të pasqyrojë jo ndërtimin e shekullit 16-të, dmth xhaminë, por dy mijë vite më prapa duke paraqitur kishën. Mihail Trendafilof nga shoqata e lartëpërmendur ka thënë se ata tanimë kanë ngritur padi penale për më tepër persona dhe institucione për punimet në këtë objekt. Ndryshe, në shumë qytete të Maqedonisë, ku sot shumica e banorëve…
Author: Adijat
Reformat e paralajmëruara në gjyqësor nuk po japin rezultatet e duhura. Gjendja e përgjithshme në gjyqësor vlerësohet si e keqe, me ç’rastë 54% e punëtorëve administrativ vlerësojnë gjendjen e gjyqësorit si të keqe, 62% e tyre thonë se nuk kanë besim në sistemin gjyqësor ndërsa, 89% e të anketuarve mendojnë se reformat në gjyqësor janë të rëndësishme për anëtarësimin në BE. Këto të dhëna dalin nga anketa e realizuar nga Komiteti i Helsinkit në bashkëpunim me Institutin për Politikë evropiane. Vlerësimin më të dobët e ka puna e Këshillit të Prokurorëve Publik, Këshilli Gjyqësor në emërtimin dhe shkarkimin e gjykatësve,…
Ambasada e Republikës Sllovake bën thirrje të hapur për aplikim për bursa studimore brenda programit Kombëtarë për bursa për Republikën Sllovake, për vitin arsimor 2018\2019. Afati përfundimtarë për aplikim është më 30 prill, në orën 16:00. Aplikimi do të bëhet në mënyrën online në faqen e internetit për bursa sllovake. Programi Kombëtarë i bursave në Republikën e Sllovakisë do t’i mbështesë studentët ndërkombëtarë, profesorët univerzitarë, doktorantët, studiuesit dhe artistët që të vendosen në universitete sllovake dhe në organizatat hulumtuese sllovake. Studentët dhe doktoratët mund të aplikojnë edhe për harxhimet e udhëtimit.
Turqia është partner i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë dhe shkëmbimi tregtar shënon rritje. Janë të mirëseardhura investimet në sektorët strategjikë, theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në takimin e Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike MaqedoniTurqi (MATTO). Ai, siç njoftoi sot Ministria e Ekonomisë, ka theksuar se Turqia ndodhet në vendin e 8-të në shkëmbimin tregtar për periudhën janar-nëntor 2017 dhe 2016, ndërsa investimet e përgjithshme turke në Republikën e Maqedonisë arrijnë shifrën prej 1,2 miliardë dollarë amerikanë dhe përbëjnë 35 për qind e investimeve të përgjithshme të huaja. “Me përkushtim punohet për të ndërtuar një klimë të qëndrueshme dhe të…
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Arne Sanes Bjornstad, ku diskutuan për bashkëpunimin bilateral, për mbështetjen e projekteve të cilat Mbretëria Norvegjeze i ja siguron Republikës së Maqedonisë si dhe për aspiratat euro- atlantike të vendit tonë. Osmani, siç informojnë nga kabineti i tij, në takim ka theksuar se mbështetja bilaterale të cilën Mbretëria Norvegjeze i ja siguron vendit tonë për projekte në pjesën më të madhe janë paraparë për realizimin e qëllimeve më të rëndësishme strategjike të vendit- integrim në BE dhe NATO dhe shprehu kënaqësi që…
Unioni i Shoqatave të Infermiereve, Obstretërve dhe Teknikëve sot nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim me 15 shoqata civile me qëllim që të përmirësohen shërbimet shëndetësore dhe rritja e besimit të ndërsjellë. “Përveç obligimeve të cilat i kemi sipas ligjit dhe dispozitave ndaj pacientëve tanë për të cilët është edhe ekzistimi ynë thelbësor, dëshirojmë ta thellojmë bashkëpunimin përmes punëtorive dhe edukimeve. T’i përmirësojmë të gjitha mangësitë që pacientët të munden të arrijnë deri te shërbimet mjekësore dhe të kemi sa më shumë kontakte”, deklaroi infermierja Gordana Beshliova, koordinuese e Unionit të Shoqatave të Infermiereve, Obstretërve dhe Teknikëve. Ajo tregoi edhe një pjesë…
Takim i ri në kuadër të procesit për negociata nën ndërmjetësim të ndërmjetësuesit Methju Nimic në nivel ministror do të mbahet javën e ardhshme, konfirmoi në konferencën e sotme për shtyp në Qeverinë kryeministri Zoran Zaev. “Shpresoj se që javën e ardhshme nën udhëheqësinë e Methju Nimicit do të mbahet takim midis dy ministrave si nivel i ri i procesit të negocimit që është dakorduar”, tha Zaev në konferencën për shtyp kushtuar takimit të Qeverisë dhe Agjencisë të Rinisë dhe Sportit me punonjës të sportit.
Dallime të mëdha në çmimet sipas të cilave janë blerë produkte dhe shërbime të njëjta, tregon indeksi i 17 i racionalitetit, që e përpunoi Qendra për Komunikime Civile, në bazë të 53 tenderëve që i kanë zbatuar 48 institucione në nivel kombëtar dhe në nivel lokal në vitin 2016 dhe 2017. Dallimi më i madh në çmim është evidentuar në furnizimin e uniformave verore të punës, ndërsa në furnizimin më të vogël të sistemeve për infuzion. Uniformat verore të punës, ndërmarrjet komunale i kanë blerë në çmim prej 424 deri në 2.773 denarë, me çka çmimi më i lartë është…
Policia e ka kapur plaçkitësin tridhjetë e katërvjeçar Ç.D. nga fshati Livadhi i Strugës, i cili kreu gjashtë plaçkitje në banka dhe kazino në Ohër, Strugë dhe Kërçovë, me ç’rast ka përfituar dobi pronësore prej rreth 1.200.000 denarësh. Siç kumtoi MPB-ja, dje rreth orës 14:00 nga ana e një personi me kërcënim me pistoletë është kryer plaçkitje në një ekspoziturë të bankës “Shparkase” në rrugën “Janko Mihajlloski” në Kërçovë. Nëpunës policorë kanë dalë në terren dhe pas masave të ndërmarra për kohë të shkurtër është gjetur dhe është arrestuar Ç.D. (34) nga fshati Livadhi i Strugës. Ç.D. është kapur me…
Riemërimet e aeroportit dhe autostradës janë hapa të mohimit të irredentizmit, thotë ministri alternativ grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Katragulos në intervistën për programin e parë të radios shtetërore greke, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina. Gazetarja reagoi se nuk mund të jetë mohim, sepse “irredentizmi ekziston edhe në Kushtetutë”, ndaj çka Jorgos Katragulos sqaroi se njëjtë si edhe në të kaluarën Greqia ka reaguar negativisht ndaj hapit irredentist, kështu tani reagon pozitivisht ndaj hapave kundër irredentizmit. “Në nivel simbolik, siç protestuam, dhe bëmë mirë, kur i vendosën përmendoret e Aleksandrit të Madh si shembuj për irredentizëm, tani kur…
Në Gjykatën Penale nesër duhet të vazhdojë gjykimi i të akuzuarve për tentimin për vrasje të deputetit Zijadin Sela, që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Gjykatësja Sllavica Andreevska, e cila e zhvillon procesin, në seancën e kaluar tha se debati kryesor do të vazhdojë më 8 shkurt në procedurë dëshmuese dhe deklarata të dëshmitarëve dhe ekspertëve. Në këtë rast akuzohet Kire dhe Cane Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrevski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavllovski – Kobra. Në seancën paraprake që u mbajt…
Konkurs për regjistrim të dëgjuesve të aftësimit profesional dhe përsosjes së gradës së aviacionit, kumtoi sot Akademia ushtarake “Gjenerali Mihajllo Apostollski”. Nga Akademia u bëjnë thirrje qytetarëve të rinj të Republikës së Maqedonisë të cilët kanë përfunduar arsim të lartë, nuk janë më shumë se 28 vjeç dhe dëshirojnë të jenë pilotë të ardhshëm ushtarakë në Armatën e Republikës së Maqedonisë, t’i parashtrojnë aplikimet e tyre me dokumentet e nevojshme prej sot, më së voni deri më 9 mars. Gjatë pranimit, merret parasysh suksesi i kandidatëve nga arsimi i lartë i përfunduar dhe kontrollimet për gatishmërinë fizike. Selektimi i mëtutjeshëm,…