Ish Kryetari i Komunës së Gostivarit nga radhët e BDI Nevzat Bejta ka akuzuar kryetarin aktual të Komunës së Gostivarit Arben Taravari, për shkelje të shumta të ligjit, të cilat janë evidente në këto 100 ditët e para, njofton Medial.mk Bejta ka drejtuar akuza drejt Taravarit në shumë sfera të menaxhimit. “ Largohen nga vendet e tyre të punës, dhe drejtohen në pozita më të ulta të punës 15 administrator dhe bashkëpunëtorë të mi. Personat të cilët kanë qenë të afër me mua nuk kanë as karrige, as kompjuter, as kushte minimale për punë. Ka bërrë shkarkimin e disa drejtorëve…
Author: Adijat
Sot bëhen 100 ditë prej kur kemi ndryshim të udhëheqjes së Komunës së Gostivarit, por fatkeqësisht, Komuna e Gostivarit edhe më tutje vazhdon të jetë në pengmarrje. Dega e RDK-së në Gostivar në vazhdimësi ka theksuar se Gostivari njëherë e përgjithmonë duhej të çlirohet nga pengmarrja, dhe këto 100 ditë janë të mjaftueshme për të konkluduar se kjo pengmarrje do të vazhdoj edhe më tutje, deri në momentin kur qytetarët e Komunës së Gostivarit, do të vendosin që ti japin fund kësaj pengmarrje. Në zgjedhjet e fundit lokale, RDK-ja doli me slloganin “E vërteta për Gostivarin,” dhe këto 100 ditë…
Në Gjykatën Penale sot vazhdoi gjykimi për lëndën “T.N.T.” të Prokurorisë Speciale Publike, që ka të bëjë me rrëzimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit dhe kryetar të Partisë për të Ardhme Evropiane Fiat Canoski. Në mbledhjen e sotme morën pjesë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, të cilët janë akuzuar për rrëzimin e kompleksit “Kosmos”. Në fillim avokati i Mbrojtjes Dimitar Dangov kërkoi ndërprerje të debatit që të lexohet procesverbali i bërë në bazë të video-incizimit nga mbledhja e kaluar më 24 janar, ndërsa…
Nëpunësit policorë të Stacionit policor Gjevgjeli mbrëmë gjatë një kontrolli të automjetit motorik “Audi A4” me targa të Kërçovës i drejtuar nga B.A. (41) nga fshati Sërbicë e Kërçovës, i cili ka qenë së bashku me A.N. (39) nga fshati Arangjel i Kërçovës, i kanë zbuluar tetë shtetas të huaj nga Irani, Iraku, Pakistani dhe nga Turqia të cilët nuk kanë pasur dokumente për ta kaluar kufirin shtetëror. MPB informoi se këta persona janë ndaluar nga policia në vendin e quajtur Meçkin Kamen në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë për rastin do të shtrohet kallëzim përkatës.
Të punësuarit në Agjencinë e Aviacionit Civil të Republikës së Maqedonisë (AAC) do të kenë mundësi të kryejnë trajnime për sigurinë e aviacionit, navigacionin si dhe në fusha të tjera në Akademinë Aviacionit në Singapor. Kjo para dy ditësh në Singapor është dakorduar midis drejtorëve të AAC dhe Autoriteteve të Aviacionit Civil në Singapor, Goran Jandreoski dhe Kevin Shum. Kjo marrëveshje, sipas AAC, paraqet dëshmi për përkushtimin e Singaporit për zhvillimin ndërkombëtar të aviacionit civil dhe mbështetjen e iniciativës së IKAO, “Asnjë vend nuk është i lënë anash”. Autoritetet e Aviacionit Civil të Singaporit, përmes Akademisë së Aviacionit, do të…
Një shqiptar nga Tetova pasi ka vjedhur dje një taksi në qendër të Tiranës , tentoi të largohej me shpejtësi të madhe nga vendi i ngjarjes duke u bërë kështu rrezik edhe për qytetarët. Policia menjëherë pas sinjalit u vu në ndjekje të tij duke e neutralizuar dhe më pas arrestuar shtetasin Xhelal Rexhepi, 34 vjeç, banues në Tetovë. ”Pas njoftimit të marrë se ishte vjedhur një mjet TAXI, menjëherë Patrulla e Përgjithshme e policisë e Komisariatit nr 3, Tiranë, u vu në ndjekje të autorit, duke bërë bllokimin e automjetit si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të maqedonas…
Seanca gjyqësore për lëndën “Trust” të PPS-së, në të cilën i dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan që duhej të mbahet sot është anuluar për më 13 shkurt. Seanca është anuluar për shkak se personi ekspert i cili duhej të japë deklaratë është i sëmurë. Në lëndën “Trust” krahas Koçan, të dyshuar janë edhe dy persona fizikë dhe tre juridikë, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në një tender të Elektranave të Maqedonisë. Prokurorët e PPS-së i nxorën para Gjykatës të gjitha dëshmitë, duke i përfshirë edhe bombat, të…
Njeriu i parë i Kuvendit për miqësi me SHBA-në, deputeti Artan Grubi, njëherit edhe kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, realizoi takim pune në Departamentin e Shtetit në Uashington me u.d. zëvendësndihmës sekretar i shtetit, z. Mathew Palmer. Në takim u shkëmbyen pikëpamje rreth kontestit me emrin, reformat, Marrëveshjes së Ohrit, luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe situatës së përgjithshme politike në Maqedoni dhe rajon. Palmer na inkurajoi të vazhdojmë të lëvizim përpara sepse këto kohëra janë sfiduese për të dyja palët dhe të gjithë duhet të ngrihen mbi politikën ditore.…
Kryeministri Zoran Zaev më 21 shkurt do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Takimi është paraparë në kuadër të vizitës së delegacionit qeveritar të Maqedonisë në Gjermani, që do ta kryesojë Zaev, konfirmojnë nga Qeveria për MIA-n. Takimi i parë bilateral i kryeministrit Zaev me kancelaren gjermane Merkel u mbajt në Trieste në korrik të vitit të kaluar, në margjina të Samitit “BE – Ballkani Perëndimor”. Merkel atëherë shprehu mbështetje për Qeverinë e re të Maqedonisë për vendosmërinë për reforma thelbësore dhe për përcaktimin për integrim të Republikës së Maqedonisë në BE.
Komuna e Gostivarit ka fituar grant në vlerë prej rreth 18 mijë euro për hapjen e dy Qendrave për zhvillim të hershëm fëmijëror. Një paralele për fëmijë të moshës prej 3 deri më 5 vjeç, do të hapet në fshatin Forinë, ndërsa tjetra në fshatin Raven. Në bazë të memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim, Komuna e Gostivarit obligohet që të kofinancojë 10 mijë euro, mjete këto të nevojshme për të përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për mësonjëtoret që do të funksionojnë në kuadër të godinave ekzistuese shkollore. “Nga Zyra për zhvillim ekonomik lokal dhe implementim të projekteve pranë komunës…
Dje, kryetari i Komunes se Likoves, m-r Erkan Arifi, kishte takim vellazeror me imamet (hoxhallaret) e xhamive te fshatrave te komunes tone. Ku, te gjithe bashkarisht biseduan lidhur me gjendjen e shoqerise tone ne pergjithesi, me te cilen duhet te ndihemi krenar te gjithe, po u debatua edhe per vetite negative te cilat per fat te mire jane minimale, si psh. edukim te rinise rruges drejte e sa me larg disa rasteve te perdorimit te llojeve te ndryshem te narkotikeve, hudhjen e mbeturinave vend e pa vend, etj. Te gjithe bashkarisht u dakorduan se do te japin kontributin e tyre…
Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksander Kiracovski nga Manastiri, mori pjesë Lutjet e Mëngjesit në Uashington, e cila u organizua nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Kiracovski në Fb ka shkruar “Diplomatët, kongresmenë dhe përfaqësues të mbi 160 vendeve të botës së bashku premtuan bashkëpunim, miqësia dhe prosperiteti, dhe shkëmbyen mendime mbi zhvillimet globale dhe sfidat me të cilat përballen shoqëritë moderne.” Ai është takuar me disa kongresmenë, senatorë dhe diplomatë me ndikim. Midis tyre, Kiracovski u takua me kongresmenin nga Nju Jorku, Tom Suozi, të cilat diskutuan për perspektivat e Maqedonisë, marrëdhëniet midis dy vendeve dhe mundësinë…