Drejtoria për Siguri të Informacioneve të Klasifikuara sot do të nënshkruajë memorandum për bashkëpunim me Fakultetin për Siguri. Memorandumin do të nënshkruajnë drejtori i Drejtorisë Stojan Sllaveski dhe drejtori i i Fakultetit për Siguri Nikolla Dujovski. Përveç memorandumit, drejtori i Drejtorisë për Siguri të Informacioneve të Klasifikuara do të mbajë ligjëratë për kulturën e sigurisë dhe mbrojtjen e informacioneve sekrete në sistemin e sigurisë së Maqedonisë.
Author: Adijat
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në viset më të larta ka mbetje të borës në rrugë. Reshje të borës me intensitet të mesëm vërehen në Makedonski Brod, ndërsa me intensitet më të dobët në grykat malore Strazhë dhe Bukovë dhe në Kriva Pallankë, Krushevë, Dellçevë dhe Sojmirovë, informon Lidhka Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Ende është në ndërprerje të plotë trafiku në aksin rrugor Koçan – Makedonska Kamenicë, për shkak të rrëshqitjes së dheut në afërsi të fshatit Istibanjë. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur…
Një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Vlladimir Kavaev” dhe “Izvor” në komunën e Karposhit nesër prej orës 9:00 e deri në 12:00 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. Në periudhën e njëjtë pa energji elektrike do të jenë edhe konsumatorët e rrugëve “23” në fshatin Sopishtë, ndërsa nga ora 08:45 e deri në 14:30 konsumatorët e rrugëve “Roman Kaskaljeviq”, “Fushtanska” dhe “Alija Avdoviq” nga fillimi i Xhamisë, si dhe pjesë e rrugëve “Zheglajn” te stacioni i fundit të autobusit me numër 45, në komunën e Gazi Babës. Siç informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza të qytetit të…
Janë rritur nivelet e ujit të Vardarit, Treskës, Pçinjës dhe Sateskës në krahasim me mesataren e shkurtit, tregojnë matjet më të reja hidrologjike. Jo shumë nën mesataren e shkurtit janë nivelet e Krivarekës, Cërnarekës, Drinitë të Zi, ndërsa në nivel të njëjtë është Bregallnica. Tek liqenet nuk ka ndryshime të mëdha. Nivelet e të gjitha tre liqeneve natyrore në vend janë rreth mesatares për shkurtin.
Gjendja me qentë endacakë në kryeqytet po bëhet gjithnjë e më alarmante, reagojnë banorët të cilët janë të brengosur për shëndetin dhe sigurinë e tyre. Pesë shkupjanë fundjavën e kaluar në polici kanë denoncuar se janë sulmuar dhe kafshuar nga qentë endacakë. Dy burra janë sulmuar në Komunën Qendër, ndërsa tre gra në rrugën “Lluka Gerov” në lagjen Dame Gruev në Shkup. Kush do t’ju paguajë nëse ju kafshon një qen endacak? Qyteti i Shkupit dhe “Higjiena komunale” u paguajnë dëmshpërblim qytetarëve që janë kafshuar nga qentë endacakë dhe të cilët pastaj kanë paditur në gjykatë dhe kanë marrë kompensim…
Janë konfirmuar prioritetet për investimin prej 45 milion euro në Maqedoni të TAV-it në pajtim me marrëveshjen për koncesion për aeroportet e Maqedonisë, në takimin e sotëm të kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev me përfaqësues të Grupacionit të TAV-it, menaxherit kryesor, Mustafa San Shener, zëvendësmenaxherit, Alp Er Tunga Ersoj. Paratë do të investohen në projekte të rëndësishme për qytetarët e shtetit tonë, bëri të ditur pas takimit pres shërbimi qeveritar. “Bëhet fjalë për investime në kopshte, shkolla, rrjetet kulluese dhe kanalizimit dhe rrugë lokale dhe rajonale, kjo që realisht u nevojitet qytetarëve tanë. Sinqerisht jam i kënaqur që nga ky…
Zgjidhja për kontestin për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë nuk duhet që të jetë në dëm të Bullgarisë, deklaro në emisionin e mëngjesit në BTV ish presidenti bullgar Georgi Përvanov. Zhbllokimi i dialogut midis Greqisë dhe Maqedonisë për kontestin për emrin e vlerësoi si mjaft të favorshëm, por shprehu shqetësim për shkak të zgjidhjeve të mundshme që përmenden. “Më shqetëson ajo që fillojnë të zhvillohen bisedime në drejtim të disa zgjidhjeve prej të cilave disa nuk janë të favorshme për palën bullgare”, theksoi ai. Përvanov, i cili ishte president i Bullgarisë nga vitit 2002 deri në vitin 2012 përmendi se…
Që prej tre vjetësh, familja Kamberi nga Shipkovica e Tetovës, assesi të kthehet në shtëpinë e tyre të dëmtuar nga vërshimet e vitit 2015. Prona e tyre shkatërrohet çdo ditë e më shumë. Arife Kamberi, thotë se Komuna nuk e ka realizuar premtimin se do t’i ndihmonte me 10 mijë euro. Ka tre vjet që jam me qira, komuna më ka premtuar dhjetë mijë, as mi kanë leshu asgjë. Më thonë ecën procedura do shohim, ama si ecën nuk e di. Një herë para zgjedhjeve ishin e panë, unë solla vet arkitekt për të parë a mund të kthehem në…
Nismat nëpër shkolla të ndryshme fillore për mbledhje të parave nga prindërit për rregullimin e gjërave në klasë duket se janë bërë gjë e zakonshme dhe thuajse nuk shqetësojnë askënd. Fatkeqësisht, përveç ngjyrosjes së mureve në klasë, blerjes së perdeve, dërrasës së zezë, shpuzës e deri te shkumësi tashmë kanë nisur iniciativa edhe për blerje të bankave dhe karrigeve, një nga elementet kryesore të procesit mësimor. Alsat inspektoi në teren shumë shkolla fillore në Çair dhe Butel për ta kuptuar të vërtetën. E siç thotë populli, “çka ka shpija tregon fëmija”, në këtë rast nxënësit janë ata që tregojnë të…
Edhe më tej po kërkohet një zgjidhje për ta zhvendosur Arkivin Shtetëror. Derisa drejtori i arkivit, Kirill Petrov dhe disa ministra në terren e shqyrtojnë infrastrukturën për zhvendosje të re të institucionit, ka një opsion për të ndërtuar një objekt të ri që do ti plotësonte kushtet e nevojshme të Arkivit. Ndërkohë kthimi mbrapa në kuadër të ndërtesës së vjetër të Arkivit, i cili është duke u rinovuar për Prokurorinë e Krimit të Organizuar gjithashtu është problematik, thotë Ministri i Kulturës Robert Allagjozovski. Situata është shumë e komplikuar, problemi është se në asnjë nga objektet që figuronin në publik, si…
5 marsi, është afati i fundit për paraqitjen e tatimit vjetor të fituar gjatë vitit 2017, ndërsa deri tani, prej rreth 440 mijë qytetarë, vetëm 7 mijë kanë dorëzuar kërkesën për tatim. Nëpër sportelet e DAP-it të paktë ishin ata qytetarë që e kryejnë këtë obligim ligjor në kohë. Të tjerët ashtu si më parë siç po duket edhe këtë vit po preferojnë rrëmujën , dhe presin afatin e fundit për ta kryer obligimin ligjorë. Prej vitesh është obligim ligjorë paraqitja e të ardhurave shtesë të fituara përmes punësimeve të ndryshme, honorarëve, kontratave autoriale dhe shitje-blerjeve, dividendat dhe ato të…
Votimi i ligjeve reformuese që kërkojnë 2/3 e votave në Kuvend, varen nga bisedimet e grupeve punuese të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Partia opozitare tha se në takimet me partinë udhëheqse të koalicionit bisedohet edhe në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve por edhe për çështje tjera për të cilat këto dy oponent politik kanë qëndrime të kundërta. Sipas Sekretarit gjeneral të VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev edhe kthimi opozitës në Kuvend varet nga bilanci i këtyre bisedimeve që po zhvillohen ditëve të fundit. Grupet punuese sapo janë formuar. Përfshijnë një fushë të gjerë bisedimesh. Nga informatat që posedojë për momentin, po,…