Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në viset më të larta ka mbetje të borës në rrugë. Reshje të borës me intensitet të mesëm vërehen në Makedonski Brod, ndërsa me intensitet më të dobët në grykat malore Strazhë dhe Bukovë dhe në Kriva Pallankë, Krushevë, Dellçevë dhe Sojmirovë, informon Lidhka Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Ende është në ndërprerje të plotë trafiku në aksin rrugor Koçan – Makedonska Kamenicë, për shkak të rrëshqitjes së dheut në afërsi të fshatit Istibanjë. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e dheut, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Hakmarrje e Ramës? 2 ditë pasi mbështeti protestat, Erion Veliaj transferohet në paraburgimin e Fierit
- Hoxha promovoi pesë module digjitale nga projekti Kthesa e gjelbër përmes digjitalizimit
- Zajkova: Maqedonia ka nevojë për reforma konkrete, jo për premtime politike
- Qafë Bualli–Martanesh, rruga 22 milionë euro e “Be Is”, ‘Vëllezërit Hysa” dhe “Ergi” që u shtrua dy herë (me letra) me asfalt dhe projekti ende s’ka përfunduar
- Venera Azizi: Formohet Komiteti nacional për mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve- gazetaria e lirë, prioritet i qeverisë
- Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në Maqedoni, transportonte tetë migrantë nga Afganistani
- Dyshime për transferimin e parave të Alta Bankës drejt Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë, kërkohet hetim
- A do të hyjë në BBVK, Fero merr vendimin final!


