Kryeministri Zoran Zaev është përgjigjur edhe ndaj letrës së kreut të Gostivarit Arben Taravari ku ky i fundit tha se 100 mijë banorë të kësaj komune janë të hidhëruar me Zaevin, pasi buxheti komunal është bllokuar për hatër të BDI-së. “Unë jam politikan pragmatik. Buxhetin në Strumicë në 90 përqind e sillja me konsensus bashkë me opozitën. Kryetari i komunës dhe anëtarët e Këshillit patjetër të ulen dhe të ndërtojnë strategji. Nuk mund të thirreni në konsensus për disa çështje, ndërsa t’i ndërroni drejtorët dhe të vendosni njerëz vetëm të VMRO-së dhe Aleancës për shqiptarët. Nëse ftoni në konsensus, atëherë…
Author: Adijat
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të themelohet dhe promovohet Grupi parlamentar interpartiak për të drejtat e komunitetit LGBT, në të cilin do të anëtarësohen deputetë nga përpërja parlamentare nga parti të ndryshme politike, transmeton Portalb.mk. Iniciator të kësaj ideje janë deputetët, Maja Moraçanin, Pavlle Bogoevski, Branko Maniollovski, Liljana Popovska, Irena Stefoska, Ivana Tufegxhiq, Julijana Nikollovska, Petar Atanasov, Nikica Korubin, Sonja Mirakovska, Jagoda Shahpaska, Aleksandar Kiracovski dhe Sllavica Shumanska-Miteva. Përveç deputetëve në takim janë ftuar edhe përfaqësues të ambasadave dhe sektorit joqeveritar të kësaj fushe.
Qeveria fillon me krijim të kushteve për hyrje të operatorit të tretë celular në vend. Siç informoi në takimin e sotëm me gazetarët ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski, kjo do të jetë edhe një nga temat kyçe, në të cilat ai do të bisedojë në GSM Panairin që nga e diela fillon në Barcelonë, Spanjë. “Në panairin në Barcelonë do të ketë agjendë ministrore në kuadër të së cilës do të kemi takime me kolegë nga pjesa tjetër e botës në tema se si t’i digjitalizojmë sa më shumë shërbimet për qytetarët në sferën e arsimit dhe…
Komuna Bogdanc sot në kontroll publik para qytetarëve e ekspozoi Projekt-raportin për vlerësim strategjik të mjedisit jetësor të projektit infrastrukturor për ndërtim të centraleve me erë, largpërçues, rrugë të kalueshme dhe trafostacion në kodrat në lindje të Stojakovës, gjegjësisht në jug të parkut ekzistues me erë drejt kufirit me Greqinë. Projekt-raporti është ekspozuar në hapësirat e vetëqeverisjes lokale në Bogdanci, ku gjatë tridhjetë ditëve të ardhshme, në kohën nga ora 8 deri në orën 16, çdo ditë pune do të jetë në kontroll të të gjithë të qytetarëve të interesuar të komunës së Bogdancit. Personat fizik dhe juridik, lidhur me…
Republika e Sllovenisë do ta ndihmojë zhvillimin lokal vendor përmes granteve dhe investimeve në projekte për ujin e pijshëm dhe për ujërat e zeza, që do të jenë të rëndësishme për komunat dhe banorët në brendinë e Maqedonisë. Kjo është dakorduar në takimin e sotëm të Kryeministrit Zoran Zaev me ambasadorin slloven në Maqedoni, Milan Jazbec. Në takim, siç informon shërbimi qeveritar për informim, ambasadori Jazbec ka shfaqur vlerësimin se ndjehen ndryshimet pozitive në Republikën e Maqedonisë. Jazbec e ka uruar Kryeministrin Zaev për efektet nga aktiviteti i përforcuar diplomatik që, siç thekson, i hapin perspektivat e vendit drejtë BE-së…
MEPSO shpalli tender për ndërtimin e katër largpërçuesve të rinj 110 kilovatësh, proces në të cilin duhet të fitohen mbi 100 kilometra rrejt i ri përçues. Vlera e parashikuar për katër largpërçuesit e rinj është rreth 14 milionë euro. Tenderi është i hapur deri në fund të prillit të këtij viti. Bëhet fjalë për largpërçues të cilët do të ndërtohen në trasetë ekzistuese të cilat i lidhin stacionet transformuese: Bitola 1 – Prilep, Skopje 4 – Veles, Shtip – Ovçe Pole dhe Veles – Ovçe Pole. E përbashkët për këta largpërçues të cilët do të zëvendësohen me të rinj është…
Bashkëpunimi për krijimin e kushteve më të mira të cilat do të mundësojnë inkuadrim të kompanive në zhvillimin lokal ekonomik, paralajmëruan sot përfaqësues të Projektit USAID për zhvillim të ekosistemit afarist dhe Ministrisë së Ekonomisë. Është nënshkruar memorandum për bashkëpunim, me të cilin mundësohet që në aktivitetet për të cilat janë ndarë 500.000 dollarë të kyçet sektori privat. Me grante dhe mbështetje teknike duhet të mundësohen shërbime për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme dhe startapet që të përgjigjen në pengesat më të mëdha për rritje – rritje të produktivitetit dhe hapje të vendeve të reja të punës përmes…
Projekt marrëveshja është përgatitur, ka rreth 20 faqe dhe ndodhet në duart e Aleksis Ciprasit, publikoi portali informativ grek Iefimerida. Gazetari, duke iu referuar burimeve të tij, shkruan se projekt-marrëveshja nuk i përmban vetëm pozicionet greke, por i merr parasysh edhe pozicionet e palës tjetër, ndërsa pasi dokumenti diplomatik do të marrë dritë të gjelbër nga qeveria greke, do t’i dorëzohet palës së Maqedonisë. “Sipas informatave ekskluzive të Iefimeridës për përpilim të dokumentit diplomatik, nevojiten shumë orë pune, ndërsa fjalën e parë dhe të fundit e kishte personalisht Nikos Koxias i cili në periudhën e kaluar i intensifikoi përpjekjet diplomatike…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se 226 vende pune në kopshtet e fëmijëve, në të cilat disa vite është punësuar kuadër në kohë të caktuar, transformohen në kohë të pacaktuar. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale siguroi pajtueshmëri nga Ministria e Financave për punësim në kohë të pacaktuar të 226 vendeve të punës në institucionet publike për fëmijë – kopshte të fëmijëve, për vende pune të lira të përhershme, ndërsa të cilat janë plotësuar me punësim në kohë të caktuar. Me këtë hap MPPS e ndërpret gjendjen afatgjate të pasigurisë tek të punësuarit në kopshte, por edhe tek…
Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë sot i shqyrtoi dhe miratoi raportet financiare dhe Llogarinë vjetore të bankës për vitin 2017, të cilët ishin lëndë për revizion të shoqatës së pavarur për revizion. Sipas mendimit të revizorit të pavarur, raportet financiare të Bankës Popullore të Maqedonisë e tregojnë gjendjen financiare më 31 dhjetor 2017 objektivisht në të gjitha aspektet materiale, si dhe rezultatet nga puna dhe rrjedha monetare për që kaloi, në përputhje me standardet Kombëtare për raportim financiar, deklaroi BPRM. Në seancën e sotme u shqyrtua dhe u miratua raporti për funksionimin e revizionit të brendshëm në…
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha, ka pritur sot një delegacion biznesi nga Gjermania të udhëhequr nga Stephanie Sieg – Tirana Business Park, në bashkëpunim me Fatos Mustafa, Kryetarin e FM Consulting nga Tirana. Në përbërje të këtij delegacioni ishin udhëheqës të kompanive gjermane me renome, të cilëve kjo vizitë u mundësoi informacione mbi Maqedoninë si destinacion biznesi, kontakte të reja biznesi, vizita nëpër kompani dhe takime me institucione gjermane e europiane në vendin tonë. Duke folur për mundësitë e bashkëpunimit, Hoxha ka theksuar se vendet tona kanë kapacitete dhe mundësi të shumta të bashkëpunimit dhe paraqitjes…
Ndërtimi i autostradës Demir Kapi – Smokvicë të Korridorit 10, projekt që realizohet me mbështetje nga Bashkimi Evropian, do të realizohet në kuadër të afateve të parapara, ka theksuar ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski sot në takimin me eurookomisarin Samuel Zhbogar, njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Përmes ndryshimeve ligjore, ka theksuar Sugareski, janë lehtësuar procedurat për vendosje në funksion të autostradës. Në takim është biseduar edhe për ndërtim të hekurudhës të Korridorit 8, projekt për rikonstruksion të 10 stacioneve hekurudhore të Korridorit 10 dhe Korridorit 10 d, si dhe ndërtimi i rrugës së shpejt Gradsko-Drenovë faza e…