Stojançe Angellov ka reaguar në Facebook për largimin e përmendores së Andon Qoses, nga autoritetet e Bashkisë së Shkupit dhe Komunës Qendër. Ai thotë se përmendorja e Qoses duhet të jetë, por jo para gjykatës, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Andon Qose (1854-1953). Hero i luftës maqedonase për liri. Ushtar besnik, luftëtar i pakompromis dhe zbatues i rreptë i Organizatës. Për fat të keq, për shkak të (keq)përdorimit masiv të emrit të tij, figura e tij sot zgjon emocione negative tek një pjesë e popullit. Por pa dallim të veprës së tij patriotike, përmendorja e Qoses vendin nuk e ka para gjykatës”,…
Author: Adijat
Në Krushevë dhe në Strazhë është ulur shikueshmëria për shkak të mjegullës, përcjell Aktuale.mk. LAMM ka njoftuar se shikueshmëria në Krushevë është ulur deri në 100 metra, ndërkaq në Strazhë 20 deri në 40 metra. Në rrugët tjera, trafiku realizohet në krosi të lagështa. Në vendaklimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Maqedonisë ia imponojnë rrethanat gjetjen e zgjidhjes për emrin Bisedimet për kontestin e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, kanë hyrën në fazën finale, edhe pse ende mbetet e paqartë se cila mund të jetë zgjidhja për këtë problem mbi 27-vjeçar, apo nëse i gjithë procesi mund të dështojë ashtu siç kanë dështuar edhe bisedimet e deritashme që janë zhvilluar nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara. Deri tani janë zhvilluar disa takimet të nivelit të larta mes kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, si dhe shefave të diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocijas, dhe përveç konfirmimit të vijave të kuqe, detaje…
I ftohti polar i cili me vete do të përmbajë të ftohtë ekstrem dhe temperatura ekstremisht të ulta do të përfshijë thuajse gjithë Europën ndërkohë që në disa pjesë këto temperatura do të ulen edhe deri në -30gradë C, transmeton Zhurnal.mk kurse në gadishullin Ballkanik këto temperatura do të ulen deri në -20 gradë C. Ky vikend por edhe fillimi i javës do të mbajë shumë mot i ftohtë me shumë borë dhe acarë thuajse gjithë vendi, kurse faqja Accuëeather tashmë ka bërë përllogaritjen e motit për këtë pranverë.
Gjatë ditës do të mbretërojë mot i vranët dhe me reshje të shiut në orët e pasdites, ndërsa në male edhe borë. Temperature maksimale do të arrijë në 11 gradë celsius. Në Shkup e rrethinë deri në 9 gradë
Mungesë të higjenës në objektet, masat të pazbatuara për dezinfektim dhe deklarimi të parregullt të mishit, mosposedim të dokumentit komercial për dërgesën e mishit janë mospërputhjet që janë konstatuar nga kontrollet e inspektimit që i ka zbatuar Agjencia për Ushqim dhe Veterinari që nga dhjetori e këndej. Siç njoftuan nga Agjencia, me kontrollet e përforcuara të inspektimit janë përfshirë 398 mishtore lidhur me kushtet për prodhimin, ruajtjen dhe tregtinë me mish dhe produkte të mishit “Me kontrollet është vërtetuar se edhe disa nga operatorët nuk kanë pasur Plan për kryerjen e analizave mikrobiologjike të prodhimeve dhe përgatitjeve të mishit, ndërsa…
Operatorët të cilët kryejnë ritransmetim përmes platformave të ndryshme (IPTV, kabllor, DVBT dhe satelitor”, anëtare të Shoqatës së teknologjive informatikekomunikuese pranë Odës ekonomike të Maqedonisë, sot pas diskutimit për ndryshimet e propozuara të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale paralajmëruan se do të paraqiten me argumente dhe do të kërkojnë të gjenden zgjidhje reale ligjore. Për këtë qëllim, siç komunikojnë, do të kërkojnë kontakte intensive gjatë javës me Ministrnë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediale. Në diskutim konkluduan se operatorët, të cilët kryejnë ritransmetim punojnë kryesisht sipas vendimeve ekzistuese ligjore në Maqedoni.…
Aco Kolevski, i cili është emëruar për anëtar të Këshillit për prokurorë publikë, sot dha deklaratë solemne para kryetarit të Parlamentit Talat Xhaferi. Vlerëson se me përvojën e tij shumëvjeçare mund të kontribuojë në punën e Këshillit, posaçërisht për përforcimin e pavarësisë së prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë. I pyetur se si do ta përmirësojë figurën e Këshillit, ku zgjidheshin anëtarë të afërt të familjes, Kolevski tha se tani po merr detyrën dhe se nuk do t’i komentojë vendimet e mëparshme të Këshillit. “Vlerësoj se në Këshill janë zgjedhur anëtarë që janë profesionistë në punën e tyre dhe se…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se deri te Prokuroria Themelore Publike do të parashtrojë kallëzim penal kundër 11 personave përgjegjës nga Qendra për punë sociale – Shkup për veprën penale “punë të pamatur në shërbim” dhe “neglizhim të një të miture”, në lidhje me rastin e vajzës 13 vjeçare nga Shtëpia “25 Maji”. Ky kallëzimi, theksojnë nga MPPS, do të ngritet kundër të gjithë personave të cilët ishin të obliguar për të vepruar dhe të ndërmarrin veprime zyrtare për lëndën e minorenes R.I. në periudhën nga viti 2012-2017. Gjithashtu, nga ana e inspektorëve janë parashtruar 12 iniciativa për…
Nxënës të shkollave fillore nga Shkupi, Kumanova, Vinica dhe Tetova po marrin pjesë në manifestimin tradicional për fëmijë “Qyteti i dëborës 2018” në Kodrën e Diellit, i cili do të mbahet deri më 27 shkurt. Fëmijët sot me drejtoreshën e Qendrës kulturore për fëmijë “Karposh” Ruzha Gjorgjeska do ta përfaqësojnë “Qytetin e dëborës”, i cili do të jetë i hapur për vizitorët. Do të organizohet dhe vizitë njëditore në Qytetin e dëborës. Manifestimi “Qyteti i dëborës” filloi dje, nën organizimin e Qendrës kulturore për fëmijë “Karposh”- Shkup. Pjesëmarrësit të cilët janë ndërtues të “Qytetit të dëborës” do të jenë të…
Një person nga Kosova, i kërkuar me urdhër arrest nga Interpoli, dje është privuar nga liria në vendkalimin kufitar Bllace e Poshtme, ndërsa dy persona nga Shqipëria janë arrestuar në Ohër dhe në Stacionin policorë për vendkalimin kufitar Mexhitlia për shkak mungesës së dokumenteve dhe mosparaqitjes së qëndrimit në Republikën e Maqedonisë, informojnë MPB-ja. Kosovari G.I (29) i është dorëzuar policisë në Çair për procedurë të mëtejme. Të dhënat personale të të arrestuarit J.B (55) nga Pogradeci, Republika e Shqipërisë në stacionin ndërkombëtar të autobusit në Ohër për shkak dyshimit se ilegalisht qëndron në Republikën e Maqedonisë dhe për shkak…
Sektori për punë të brendshme në Kumanovë ka ngritur padi penale kundër personave E.Z. (25), F.А.(32) dhe M.S. (20), të gjithë nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “dhunë”, transmeton Gazeta Lajm. Më 1 janar të këtij viti (01.01.2018) në një restorant në fshatin Sllupçan, E.Z. e ka sulmuar fizikisht personin G.A. me çrast me shishe qelqi i ka shkaktuar lëndim trupor në kokë, deri sa dy personat tjerë e kanë thyer inventarin e objektit, njoftoi policia.