Ministria e Arsimit dhe Shkencës së fundmi solli vendim për marrjen e kompetencave në sferën e arsimit nga kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Pas Taravarit, kryetarët e komunave Konçe, Likovë, Bogovinë dhe Zhelinë, janë të radhës për t’i humbur kompetencat në sferën e arsimit, përcjell Portalb.mk. Ngjashëm si në rastin e kryetarit të Gostivarit edhe ata në mënyre jo të drejtë kanë shkarkuar dhe emëruar drejtor shkollash. “Për momentin po punohet në më shumë lëndë që kanë të bëjnë me kryetar komunash. Përderisa nuk do të largohen parregullsitë ligjore, ne do të veprojmë në bazë të ligjit”- thonë…
Author: Adijat
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, ka thënë se bisedimet për çështjen e emrit akoma nuk janë në fazën finale, ndërsa vendimet do të sillen në qershor apo korrik. “Mendojmë se është herët të japim detaje, pasi ajo do të zvogëlonte mundësitë për zgjidhjen e problemit. Duhet të punojmë me durim dhe besoj se kjo do të jep rezultate”, ka deklaruar Sheqerinska. Ajo tha se bisedimet janë rreth emrit, ndërsa argumentet janë në anën e Maqedonisë në çështjen e gjuhës, pasi siç tha, nuk ekziston gjuhë antikemaqedonase. “Nëse të dy palët duan të gjejnë zgjidhje të pranueshme, atëherë duhet të negociojnë…
Dukshmëri të zvogëluar nga 20 deri në 30 metra për shkak të mjegullës ka në aksin rrugor fshati Lisec – Kodra e Diellit. Reshje të dobët të borës po bien në Kodrën e Diellit, Strazhë, Mavrovë dhe Krushevë. Siç njoftuan nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, komunikacioni në rrugët në shtet po zhvillohet rrjedhimisht nëpër rrugët kryesisht të lagështa. Informojnë se ekipet e tyre kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe po i mirëmbajnë të gjithë akset rrugore të kalueshme. Nga “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë drejtim i kujdesshëm i automjeteve dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet në rrugë.
EVN Maqedoni ka filluar me realizim të fazës së dytë të projektit për ndërtim të përçuesit të ri kabllor„TS 35/10kV Saraj – HEC Matka”në komunën e Sarajit. Me këtë edhe vazhdon modernizimi dhe rikonstruimi i rrjetit distributiv në këtë komunë. Përçuesi i ri ka gjatësi prej 7,5 km dhe do të mundëson përmirësim të sigurisë dhe besueshmërisë në furnizim me energji elektrike për konsumatorët që i takojnë komunës. Punët ndërtimore filluan nga rruga kryesore e komunës së Sarajit dhe do të vazhdojnë deri në fshatin Matkë. Bashkëpunimi me bashkësinë lokale mundësoi realizim më të shpejtë dhe më të lehtë të…
Një banore 59-vjeçare nga Saraji është lënduar pasi që e ka goditur goma e pasme e autobusit i cili ishte ndalur në stacionin afër Spitalit të përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. E lënduara S.J. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit ku i është konstatuar frakturë pelvike dhe është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm. MPB sot kumtoi se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:58 kur autobusi i drejtuar nga S.M. (53) është ndalur në stacionin para Spitalit të prëgjithshëm të qytetit.
Projekt-marrëveshja është përgatitur, i është parashtruar nga MPJ greke Qeverisë së Greqisë dhe sipas të gjitha gjasave, së pari do t’i dërgohet Maqedonisë, e më pas shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias do të udhëtojë për në Shkup. Ministri grek i Punëve të Jashtme, duke folur sot në mëngjes për programin e parë të radios shtetërore grele zbuloi se propozimi grek është i përfunduar she sep sipas supozimeve të tij në mars do të vijë në Shkup, e jo në shkurt, siç shkruhej. Udhëtimin në Shkup, Koxias dëshiron ta shënojë me një ngjarje të vogël, simbolike. “Menduam se ndoshta do…
Një barnatore në qendrën tregtare “Antiko” në Komunen e Karposhit, është plaçkitur mbrëmë, me ç’rast janë vjedhur 40.000 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Vjedhja është kryer rreth orës 19:55 minuta, kur një njeri i maskuar i është kërcënuar me thikë të punësuarve A.S (35) vjec, dhe S.M.K (32), më pas është larguan në drejtim të panjohur. MPB-ja sot ka informuar se është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe janë marë masa për zbardhjen e rastit.
Nje ka humbur jeten dhe dy mbeten te lenduar rende ne nje aksident ne rrugen Zherovjan – Pirok. Siç meson portali TetovaSot nga burime jozyrtare aksidenti ka ndodhur si pasoje e shpejtesise ku vetura eshte perplasur dhe rrotulluar. Dy te lenduarit jane derguar ne spitalin e Tetoves ku menjher jane transferuar ne Shkup. Policia eshtene vendin e ngjarjes. /TetovaSot/
Qytetarët e komunës së Aerodromit nga e hëna e deri më 16 mars do të mund t’i dorëzojnë fletëparaqitjet tatimore vjetore për vitin 2017 në hapësirat e komunës. “DAP siguroi hapësirë në Komunë dhe kuadër të saj që do ta bëjë pranimin e fletëparaqitjeve tatimore vjetore, formularë qasës për qytetarët dhe dorëzues i cili do t’i marrë fletëparaqitjet e pranuara, me qëllim të afrimit të shërbimeve deri te qytetarët”, thuhet në kumtesën nga komuna. Zyra e DAP-it në komunë do të punojë në dy turne nga ora 08 deri në orën 18.
Një hajdut akoma i panjohur për policinë dje nga ekspozitura e Stopanska Bankës në Maxhari të Shkupit ka vjedhur 4.500 euro dhe 196.000 denarë, përcjell Aktuale.mk. Sic informojnë policia grabitja ka ndodhur rreth orës 09:20 kur hajduti ka kërcënuar me armë. Po merren masa për zbardhjen e rastit./Aktuale.mk/
everia e Maqedonisë deri më tani ka treguar një mënyrë më të ndryshme të krijimit të politikave dhe sjelljes evropiane në Ballkan, që mund të funksionojë edhe në rastin me kontestin me Greqinë rreth emrit, porositi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në intervistën për Dojçe Vele në gjuhën angleze, të cilën e dha dje në Berlin. Ajo ishte pjesë e delegacionit në vizitën zyrtare të Gjermanisë, që e udhëhoqi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev. E pyetur qa sqarojë optimizmin e Zaevit se kontesti për emrin do të zgjidhet deri në korrik ajo përmendi se asgjë nuk arrihet pa…
VMRO-DPMNE dje e ka mbajtur seancën e rregullt të Komitetit Qendror i partisë. Në seancën e Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së është diskutuar për ndodhitë aktuale politike në shtet, ngecjen në agjendën e reformave, ngecjen demokratike, keqësimin e gjendjes ekonomike, si dhe për vizitat e realizuara të kryetarit Hristijan Mickovski në Parlamentin Evropian dhe SHBA. “Në seancë është diskutuar për stagnimin gjithnjë e më të madh të ekonomisë së Maqedonisë dhe për mungesën e ideve të këtij pushteti që të ballafaqohet me këtë sfidë. VMRO-DPMNE-ja edhe më tej do të vazhdojë të jetë korrigjues i politikave të këqija ekonomike, me sugjerime…