Author: Adijat

Afati për dorëzim të llogarive vjetore për personat juridik skadon nesër, ndërsa ushtruesit e pavarur të veprimtarive mund t’i parashtrojnë llogaritë vjetore deri më 15 mars të këtij viti në formë të shkruar dhe elektronike, informon Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë. “Për subjektet të cilat udhëheqin kontabilizëm konform Ligjit për shoqëri tregtare, afati për parashtrim të llogarive vjetore dhe raportet financiare në formë elektronike është deri më 15.03.2018, ndërsa tregtarët e mëdhenj dhe të mesëm janë të detyruar ta dorëzojnë llogarinë vjetore deri te Regjistri qendror vetëm në formë elektronike”, thonë nga Regjistri qendror. Potencojnë se Regjistri qendror sot…

Lexo më Shumë

Ka progres të vogël në komunikimin mes Parlamentit dhe organizatave civile, por duhet të punohet edhe me njërën edhe me tjetrën palë. Organizatat qeveritare, të cilat kanë njohuri nga fusha me të cilën merren, nuk dinë se si atë ta shndërrojnë në propozim ligj konkret, ndërsa deputetët nuk kanë shumë dëshirë të jenë të hapur për opinionin. Nga Fondacioni për Demokraci në Uestminster, i cili dy vitet e kaluara e zbatoi projektin “Qytetarët në Parlament” thonë se problemi është edhe te organizatat qytetare dhe te deputetët. “Nga njëra anë janë organizatat qeveritare ku shihet se edhe pse ata janë njohës…

Lexo më Shumë

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), nga formimi i saj deri vitin e kaluar, nuk ka arritur tërësisht ta vendosë sistemin për mbrojtje dhe shpëtim, tha sot drejtori i DMSH-së, Adnan Xhaferoski, në takimin me gazetarët, ku informoi për gjendjen në Drejtori, ku, siç tha, ka trashëguar borxh prej 70 milionë denarësh. Sistemi i sapovendosur për mbrojtje, sipas tij, ka të bëjë me politikë në mënyrë joadekuate të udhëhequr kadrovike, posaçërisht në pjesën e menaxhmentit. Lidhur me borxhin e DMSH-së, Xhaferoski tha se pjesa më e madhe ka të bëjë me shërbimet e papaguara për mekanizmit, i cili është shfrytëzuar…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Qeverisë greke, duke folur për televizionin grek “Alfa”, porositi se pozicionet dhe parakushtet greke janë të qarta, ndërsa vendi fqinj është ai që duhet të tregojë vullnet dhe disponim për marrëveshje, ndërsa në të kundërtën nuk do të ketë zgjidhje. “Ne kemi treguar cilat janë parakushtet që të arrihet zgjidhje. Prej këtu, nëse fqinjët tanë kanë disponim dhe vullnet të shkojmë përpara, të drejtohemi drejt një zgjidhje reciproke të pranueshme, ne jemi të hapur dhe i kemi treguar këtë, nëse jo, nuk do të ketë zgjidhje”, tha Dimitris Xanakopulos, duke u përgjigjur në pyetjen për qëndrimet e kryeministrit…

Lexo më Shumë

Qendra për parandalim dhe trajtim të varësisë nga drogat sot e prezantoi veglën e internetit për vetëvlerësim të rrezikut nga përdorimi i drogave “draghelp.eu” (drughelp.eu), që shërben për detektimin e hershëm dhe intervenimin e shpejtë, me qëllim që të përfshihen të rinjtë të cilët përdorin substanca, ndërsa të cilët deri tani nuk kanë kërkuar ndihmë nga programet e përhershme. Mjekja Liljana Ignjatova, korrespondente e përhershme e grupit Pompidu pranë Këshillit të Evropës nga Maqedonia, potencoi se ata të cilët e shfrytëzojnë këtë vegël janë të sigurt dhe se të dhënat e tyre janë anonime dhe të sigurta. Ajo sqaroi se…

Lexo më Shumë

Qëndrimi i Demokracisë së Re opozitare se kontesti me emrin nuk mund të zgjidhet në pjesë, por vetëm me pako zgjidhjesh, edhe një herë e përsëriti ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Greqisë, ndërsa tani deputete Dora Bakojani. Në të njëjtën kohë, dërgoi kritika deri te Qeveria greke, për mënyrën në të cilën i zhvillon negociatat. “Qeveria e Ciprasit filloi negociata, në mungesë të botës politike greke, në mungesë të mendimit publik, negociata që nuk e dimë qëllimin, as çfarë duan të arrijnë. Reaguam që t’i sqarojmë Qeverisë se çështja e Shkupit nuk mund të zgjidhet në pjesë, por duhet…

Lexo më Shumë

Kompanitë ukrainase janë të interesuara të marrin pjesë në realizimin e projekteve infrastrukturore që planifikohen në Maqedoni në periudhën në vijim. Këtë ia ka thënë ambasadorja ukrainase Natalija Zadorzhnjuk ministrit të Transportit dhe Lidhjev Goran Sugareski. “Ambasadorja më ka informuar se ekzistojnë kompani që janë të specializuara për këto sektore dhe janë të interesuara të marrin pjesë në realizimin e këtyre projekteve. Shpresoj se të gjitha kompanitë e interesuara nga Ukraina do të shprehin interesim për thirrjet publike që do t’i shpallim në periudhën në vijim për ndërtimin e rrjetit të gazifikimit dhe hekurudhor në vend”, thekson Sugareski. Nga Ministria…

Lexo më Shumë

Drejtori i ambasadës së parë fëmijërore në botë Megjashi, Dragi Zmijanac, apelon që Qeveria të marrë vendim ligjor, sipas të cilit nuk do të ketë vjetërsim të veprës penale “sulm gjinor mbi fëmijë që nuk ka mbushur 14 vjeç”. Vetëm në këtë rast, thotë Zmijanac, nëse zbulohet përmes dëshmive të ish-fëmijëve nën përkujdesje nga institucionet, si “25 Maji”, të cilat në kontinuitet janë trafikuar dhe abuzuar seksualisht do të mund të ngrihet përgjegjësi penale edhe për këto vepra nga e kaluara. Kjo, konsideron Zmijanac, është mundësi që tërësisht ta pastrohen rastet me abuzim të fëmijëve nën përkujdesje nga institucionet shtetërore…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë nesër nuk do ta mbajë seancën e planifikuar për shkak të mungesës zyrtare të kryetarit të Këshillit dhe të një pjese të anëtarëve. data e mbajtjes së seancës, siç ishte publikuar në faqen e internetit të Këshillit Gjyqësor, në mënyrë plotësuese do të bëhet e ditur. Në rend dite të kësaj seanca janë më shumë pika, në mesin e të cilave edhe zgjedhja e kryetarit të Gjykatës së Apelit Shkup, dhe kryetarit të Gjykatës Themelore Dibër, pasi paraprakisht Këshilli do t’i miratojë rang-listat përfundimtare të kandidatëve për kryetarë të gjykatave.

Lexo më Shumë