Drejtori i ambasadës së parë fëmijërore në botë Megjashi, Dragi Zmijanac, apelon që Qeveria të marrë vendim ligjor, sipas të cilit nuk do të ketë vjetërsim të veprës penale “sulm gjinor mbi fëmijë që nuk ka mbushur 14 vjeç”.
Vetëm në këtë rast, thotë Zmijanac, nëse zbulohet përmes dëshmive të ish-fëmijëve nën përkujdesje nga institucionet, si “25 Maji”, të cilat në kontinuitet janë trafikuar dhe abuzuar seksualisht do të mund të ngrihet përgjegjësi penale edhe për këto vepra nga e kaluara. Kjo, konsideron Zmijanac, është mundësi që tërësisht ta pastrohen rastet me abuzim të fëmijëve nën përkujdesje nga institucionet shtetërore për përkujdesje, siç ishte rasti i fundit me eksploatim seksual të vajzës nga institucioni për përkujdesje të fëmijëve me probleme sociale dhe edukative “25 Maji”. Pas presionit të madh Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ajo ndërmori masa që të zbulohet si nëvazhdimësi kjo vajzë, kanë qenë tetë apo nëntë herë e përdhunuar, është trafikuar dhe është abuzuar seksualisht, ndërsa askush nuk e ka ditur ose nuk ka reaguar.
Thotë se duhet të gjenden të gjithë, të cilët në çfarëdo qoftë mënyre e kanë keqpërdorur vajzën, si dhe të dënohen, sepse këto vepra mund të vendosen edhe nën pedofili dhe trafikimin me fëmijë.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Kush do ta drejtojë Prokurorinë për Krim të Organizuar? Sot votojnë prokurorët
- Franca po shpërbëhet nga brenda; kriza politike kërcënon “Grande Nation”
- Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord
- Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij
- Mëngjes i acartë, por gjatë ditës rriten temperaturat – ja çfarë moti na pret sot në Maqedoni
- Arteta pas eliminimit shokues të Arsenalit: Një ditë shumë e trishtuar
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit


