Statusi i implementimit të Planit 3-6-9 sot para ambasadorëve të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian nga përfaqësues të Qeverisë. Rrjedhën e reformave para ambasadorëve do ta prezantojnë zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Drejtësisë Bilen Salii dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski.
Author: Adijat
Është duke u kompletuar dokumentacioni i plotë për ndërtimin e autostradës Demir Kapi – Smokvicë, me çka do të rrumbullakësohen aktivitetet e nevojshme për lëshimin e saj në përdorim, sipas paralajmërimit të Qeverisë, deri nga mesi i muajit të ardhshëm. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore informojnë se janë kryer kontrollet e nevojshme teknike në aksin e autostradës, ku ka përfunduar elektrifikimi dhe sinjalizimi i nevojshëm. Deri nga mesi i muajit të ardhshëm mbikëqyrja duhet ta parashtrojë dokumentacionin. Informata për gjendjen me ndërtimin e autostradës u shqyrtua mbrëmë në mbledhjen e Qeverisë, prej ku informuan se aktivitetet në terren finalizohen…
Dhjetë persona janë lënduar më lehtë në gjashtë nga gjithsej dhjetë aksidente trafiku të cilat kanë ndodhur në 24 orët e fundit në territorin e Qytetit të Shkupit. Në katër aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Në mbrëmjen e kaluar 15 shoferë kanë vozitur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa policia e trafikut ka përjashtuar nga trafiku 15 shoferë nga të cilët 12 para se ta fitojnë të drejtën për të drejtuar automjetin dhe tre fillestarë. Nga trafiku janë përjashtuar edhe 11 shoferë të cilët kanë drejtuar automjete të paregjistruara. Masa janë ndërmarrë edhe kundër pesë shoferëve të…
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në Bruksel do të marrë pjesë në inaugurimin e grupit “Miqtë e Republikës së Maqedonisë” në Parlamentin Evropian. Grupi “Miqtë e Republikës së Maqedonisë” është grup joformal i përbërë nga deputetët e PE-së nga prejardhje të ndryshme politike, i cili në përbërje të ndryshme dhe të zgjeruar pas pushimit pothuajse prej tre viteve, e ripërtërin punën e tij. Grupi është konceptuar si forum i llojit të vet për sigurimin e përkrahjes të Republikës së Maqedonisë në aspiratat e saj evropiane dhe mbështetjen e fuqishme në rrugën e saj evropiane. Ashtu siç kumtoi…
Zëvëndës ministri i drejtësis Oliver Ristoski, sot ka deklaruar se pret dorëheqjen e anëtareve të Këshillit të Prokurorëve, të cilët kanë pasur konflikt interesi në zgjedhjen e dy prokurorëve. “Jam i njoftuar për çfar bëhet fjalë, presonalisht për arsye morale pres dorëheqje nga prokurorët të cilët nuk janë përjashtuar nga votimi për shkak të konfliktit të interesit”, tha Ristoski. Ndryshe nga Ristoski, kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Kole Shterjev refuzoi të komentoj në lidhje me këtë skandal, duke u arsyetua se sot nuk është i gatshëm të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve. ‘’Gjatë javës do të thërras pres konferencë, ku…
Ish drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe të kontrazbulimit, Sasho Mijalkovi, do të gjykohet në rastin “Torturë”, vendosi Gjykata e Apelit duke pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale për revokimin e vendimit të Gjykatës penale. Në rastin “Torturë” të akuzuar janë Ivica Antevski – Puki, ish shefi i njësisë “Alfa” dhe pesë të tjerë për arestimin e Ljube Boshkovskit. Në fillim të procedurës Gjykata penale kishte vendosur të hiqte të akuzuarin të pare për këtë vepër, Mijalkov dhe tu gjykohet vetëm gjashtë anëtarëve të njësisë “Alfa”, por më vonë Prokuroria speciale bëri ankesë, të cilën e pranoi Gjykata e Apelit Procesi…
Kuvendi i Maqedonisë, i cili zgjedh anëtarët e Këshillit të Prokurorëve, nuk do të ndërmarrë asgjë kundër kryetarit të Këshillit të prokurorëve Kole Shterjev dhe anëtarës së Këshillit Fidanka Rajevski për përfshirjen e tyre në konflikt interesi. Anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publik i zgjedh Kuvendi i Maqedonisë dhe i njëjti mund t’i shkarkojë në raste kur ata keqpërdorin detyrën zyrtare. Shkarkimin e Shterjevit dhe të Rajevskës javën që shkoi e ka kërkuar vetë ambasadori amerikan Xhes Bejli, i cili votimin e kryetarit të Këshillit të Prokurorëve, Shterjev për zgjedhjen e mbesës së tij, Marija Gjorgeva në Prokurorinë për ndjekjen…
Institute për demokraci “Societas Civilis” sot ka prezentuar Raportin e monitorimit të zbatimit të tremujorit të dytë të Planit 3-6-9, ku thuhet se bojkoti i opozitës dhe bllokimi i ligjeve të rëndësishme nga agjenda evropiane të rëndësishme për fatin e vendit, shfaqin papjekurinë politike të partivë në Kuvend. Instituti vlerëson se miratimi i ligjeve nga sfera e ndjekjes së sistemeve të telekomunikimeve nuk është bërë plotësisht në frymën e rekomandimeve të Pribes-së. Eksperti evropian ka rekomanduar transferimin e pajisjeve për ndjekjen e telekomunikimeve te operatorët e komunikimit, ndërsa ligjet e mirartuara obligojnë një agjenci të re, e cila do të…
Instituti për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCSH) sot do ta prezantojë raportin “Gara e 3, 6 dhe 9 me pengesa-Drejt rekomandimit të pastër? me rezultatet nga vëzhgimi i zbatimit të tre muajve të dytë të Planit. Instituti për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCSH) në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer e ndjekë zbatimin dhe përmbushjen e reformave nga Plani 3-6-9. Në bazë të metodologjisë së zhvilluar nga IDSCSH vlerësohet realizimi i aktiviteteve të cekura në plan. “Rezultatet e raportit tregojnë përmirësim në formulimin e aktiviteteve, si dhe prioretizim dhe strukturim të sferave dhe aktiviteteve në tre muajt e dytë…
Ministria e Ekonomisë edhe sivjet do ta subvencionojë përmirësimin e efikasitetit energjetik në shtëpitë dhe gjatë muajit do t’i publikojë thirrjet për kompensimin e një pjese të mjeteve për vendosjen e sistemeve termale me kolektorë diellore dhe kompensimin e një pjese të mjeteve për blerjen dhe vendosjen e dritareve PVC dhe prej alumini të cilat do të jenë të hapura deri më 31 gusht të këtij viti. Këto dy thirrje janë pjesë e Programit të Qeverisë për promovimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe stimulimin e efikasitetit energjetik në amvisëri për vitin 2018 përmes së cilit sivjet për herë të…
Së bashku për përgjegjësi: Mbështetje të Prokurorisë Speciale Publike të Maqedonisë në përforcimin e kapaciteteve të saj operative dhe kapacitetet për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, është qëllimi i projektit që do të realizohet në Prokurorinë Publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve. Qëllimi i projektit është mbështetja për Prokurorinë Speciale Publike në mandatin e saj për hetime dhe ndjekje përmes zhvillimit të kapaciteteve të saj operative për udhëheqje efektive të hetimeve dhe ndjekjes, përforcim të kapaciteteve të saj për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.
Kthimi i opozitës në Parlament ishte një prej temave në të cilat liderët e dy partive më të mëdha politike, Zoran Zaev nga LSDM-ja dhe Hristian Micskoski nga VMRODPMNE-ja biseduan në takimin e mbrëmshëm në Qeveri. “Në pjesën e kthimit në Parlament nga VMRO-DPMNE na i kumtuan qëndrimet rreth arrestimeve dhe unë kam mirëkuptim për atë që edhe opozita e thotë se nuk kthehen derisa nuk kompletohen. Edhe njëherë dëshiroj të përmend se nuk kemi për qëllim të bëjmë presion ose ndikim mbi gjyqësinë për arsye se gjyqësia është e pavarur dhe absolutisht se ligjet janë të njëjta për të…