Për më 26 prill është shtyrë seanca në të cilën Gjykata Supreme në Athinë vendos për ankesën e vendimit të Gjykatës së Selanikut për ekstradimin e ish-shefit të DSK Goran Grujevski dhe kolegut të tij Nikolla Boshjkovski. Seanca e sotme u ndërprerë për çështje ligjore. Mbrojtësit e Grujevskit dhe Boshkovskit kanë kërkuar që gjykimi të jetë i mbyllur për publikun për shkaqe sigurie. Arsyeja tjetër paska qenë se gjatë pyetjeve do të ketë thenie të fshehta. Kërkësa për ekstradimin e Grujevskit dhe të Boshkovskit është vetëm një nga tre proceset e ndryshme kundër tyre. I dyti është për pasaportat e…
Author: Adijat
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në Sofje ka realizuar takim me kryeministrin bullgar Bojko Borisov dhe Kryetarin e Partisë Popullore Evropiane, Zhozef Doll. Takimi, siç kumtoi VMRO-DPMNE, vjen pas ftesës së kryeministrit bullgar dhe është pjesë e aktiviteteve dhe agjendës të intensifikuar të Bullgarisë në kuadër të kryesimit me Bashkimin Evropian. “Në takim u bisedua për agjendën evropiane të rajonit dhe përforcimin e bashkëpunimit në kuadër të partisë Popullore Evropiane pjesë përbërëse e së cilës është edhe VMRO-DPMNE-ja”, thuhet në kumtesë. Lideri i VMRO-DPMNE-së ka theksuar se prioritet strategjik paraqet anëtarësimi në BE si orientim thelbësor përmes së cilit duhet…
Dy persona janë arrestuar nga policia e Tetovës pasi gjatë kontrollit të shtëpive të tyre janë gjetur më shumë paketime marijuane dhe armë zjarri. Siç kumtoi MPB-ja, dje në bazë të urdhrit gjyqësor, nëpunësit policorë nga SPB Tetovë kanë kontrolluar shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të E.M (52) nga Jazhinca e Tetovës. Gjatë kontrollit në njërën prej dhomave janë gjetur 29 paketime me marijuanë, të mbështjella me celofan, me peshë prej rreth 30 kilogramë, peshore digjitale, një plumb të kalibrit 7.62 milimetra, dy plumba të kalibrit të panjohur me madhësi të ndryshme dhe një qese e vogël celofani me hashash. Sendet…
Maqedonia edhe këtë vit është prezantuar në ngjarjen kryesore dhe qendrën e atraksionit për industrinë turistike, e cila ndikon në përvojat e udhëtimit nëpër tërë botën ITB (ITB Berlin, Trade Skow Show). Përfaqësuesit e Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit të Republikës së Maqedonisë (APPT) nga data 7 deri më 11 mars, në stendën e Maqedonisë do t’i njoftojnë të gjithë vizitorët me vlerat turistike të vendit tonë. Në panairin në Berlin subjektet turistike të Maqedonisë TA BADEM TOUR Fibula Air Travel, TA Visit Macedonia, DMC Ballkans, TA Enjoy Balkans, TA Bohemia, Macedonia Holidays, Park Hotel i prezantojnë prodhimet…
Në Maqedoni ka ushqyerje të pamjaftueshme nga njëra anë, por edhe rritje të peshës trupore te fëmijët nga ana tjetër, për shkak të pamundësisë një pjesë e familjeve të sigurojnë ushqime të balancuara, por edhe si pasojë e vetëdijes së pamjaftueshme se ushqimi përveç shëndetit publik ndikon edhe në zhvillimin e tyre emocional, social dhe njohës dhe në aftësitë e mësimit. Për atë ashtu siç ishte thënë në punëtorinë e sotme inter resore “Me ushqyerje më të mirë të fëmijëve deri te shëndeti dhe mirëqenia më e mirë”, paraqitet nevoja që shteti përmes kontrollit të kualitetit dhe vlerës ushqyese të…
Rritja e Bruto prodhimit vendor prej 1,2 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2017 e konfirmon suksesin e politikave ekonomike të Qeverisë së kryesuar nga LSDM-ja dhe është edhe një në serinë e treguesve se ekonomia po stabilizohet dhe se po lëvizë në drejtim të mirë, thuhet në kumtesën nga Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së. “Në tre muajt e fundit nga qeverisja kriminele e VMRO-DPMNE-së dhe politikat e tyre shkatërruese sollën rënie të ekonomisë prej 1,3 për qind në kuartalin e parë të vitit 2017. Në mënyrë plotësuese, përmes politikave të destruksionit, bllokimeve dhe dhunës e…
Një burrë vdiq para gjysmë ore para stacionit hekurudhor në Shkup. Kalimtarët tentuan ta ndihmojnë dhe thirrën Ndihmën e shpejtë. Edhe pse ndihma arriti menjëherë, personi tashmë kishte vdekur. Nga Ndihma e shpejtë për MIA-n thanë se sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për infarkt masiv. Për momentin policia po kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes.
Për më 26 prill është shtyrë seanca në të cilën Gjykata Supreme në Athinë vendos për ankesën e vendimit të Gjykatës së Selanikut për ekstradimin e ish-shefit të DSK Goran Grujevski dhe kolegut të tij Nikolla Boshjkovski. Seanca e sotme, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, u ndërprerë për çështje ligjore. Me kërkesë të avokatëve, ankesa rreth vendimit të gjykatës së Selanikut për ekstradim të Grujevskit dhe Boshkovskit, në Gjykatën supreme në Athinë po mbahet prapa dyerve të mbyllura. Ekipi prej dy avokatëve të Grujevskit dhe Boshkovskit kërkoi nga Këshilli gjastëanëtarësh i gjykatësve dhe prokurorit që seanca të mos…
Ekonomia e Maqedonisë gjendet në fund të listës në Evropë për shkak të politikave katastrofale të ekonomisë të cilat i udhëheq Qeveria e LSDM-së, citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së duke shtuar se kjo qeveri është e fokusuar në shkatërrim, prishjen e përmendoreve, arrestimin e kundërshtarëve, ndërsa ekonomia nuk është as në plan të dytë, por është jashtëzakonisht e margjinalizuar. “Në kushte kur e gjithë Evropa shënon normë të lartë rritjeje të BPV-së, ekonomia e Maqedonisë shënon rënie. Rënie ka në aktivitetet: informacione dhe komunikim, shërbime financiare, administratë publike dhe mbrojtje, aktivitete në lidhje me pasuri të patundshme, përveç aktiviteteve tregti…
Koncepti i qyteteve të mençura, si vegël për përmirësimin e jetesës në mjediset urbane, do të shqyrtohet sot në konferencën kombëtare, që do të mbahet në Shkup, në organizim të Qendrës për hulumtim dhe informim për mjedis jetësor “Eko-vetëdije”. Siç theksojnë organizatorët, ky koncept është edhe vegël për mundësi më të mira për rritje ekonomike dhe zhvillim të shtetit përmes ndërtimit të mjediseve të qëndrueshme urbane në krijimin e së cilave do të marrin pjesë autoritetet lokale, industria dhe qytetarët në mënyrë të barabartë. Popullata urbane botërore është në rritje të vazhdueshme dhe pritet deri në vitin 2050, 70 për…
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski sot në Strumicë do të marrë pjesë në tribunë me bujq dhe blerës për gjendjen momentale me prodhimtarinë kopshtare dhe blerjen e prodhimeve bujqësore. Siç informojnë nga MBPEU-së, në tribunë do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Nikollçe Babovski dhe drejtori i Inspektoratit shtetëror për bujqësi Jane Stankoski.
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki sot do ta vizitojë komunën e Kërçovës dhe do ta takohet me kryetarin e komunës Fatmir Dehari. Duraki dhe Dehari do ta vizitojnë edhe stacionin filluesit për ujëra të zeza, i cili është lëshuar në përdorim në dhjetor të vitit të kaluar. Mjetet për ndërtimin e saj janë siguruar përmes IPA 1 komponentës në lartësi prej 8.254.353.