Author: Adijat

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji priti në takim zyrtar një delegacion nga Turqis i kryesuar nga Sekretari shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë z. Selahaddin Mentes. Në këtë takim ministri Saliji i njohu mysafirët me punën e deritanishme të këtij dikasteri lidhur me reformat në drejtësi të cilat shihen si kusht i rëndësishëm në procesin euro-integrues të vendit. Nga ana e tij z. Selahaddin Mentes shprehu konsideratë të larte lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe kërkoi gjithashtu thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në interes të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve. Sekretari foli për thellimin e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes BESA Afrim Gashi, në vazhdimin e iniciativës së tij për takim me përfaqësuesit e partive politike, ka takuar sot kryetarin e Partisë Liberale Demokratike, Goran Milevski. Pas takimit Gashi dhe Milevski thanë se që nga themelimi i Lëvizjes BESA, bashkëpunimi i dy partive ka qenë i mirë. Sipas kreut të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, në takim kanë biseduar për funksionimin e Kuvendit por edhe reformat e domosdoshme që Qeveria duhet t’i bëjë. AFRIM GASHI, LËVIZJA BESA “Biseduam për atë që është e rëndësishme sot në Maqedoni, Funksionimi i Kuvendit, funksionimi i Qeverisë, si mundemi ne të ndihmojmë…

Lexo më Shumë

Pa ujë nesër prej orës 8:30 deri në orën 15:30 do të mbeten shfrytëzuesit nga Shkolla e mesme “Zdravko Cvetkovski” dhe kompleksi rreth shkollës. Siç kumtuan nga Ujësjellësi Shkup, ndërprerja në furnizimin me ujë bëhet për shkak të lidhjes së linjës së re prej F-225mm në bulevardin “Aradhat partizane” dhe “Mitropoliti Teodosij Golloganov”.

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev sot u takua me Anka Joana Joanesku, drejtoreshë e zyrës së Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH) për Maqedoninë dhe Kosovën dhe Frenklin Stivs, këshilltar i lartë në kuadër të Nismës për Klimë Investuese dhe Zhvillim të Mirë (ICGI) që e zbaton BERZH. “Agjenda reformuese dhe realizimi më i madh i investimeve kapitale janë prioritete të larta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për vitin 2018. Do t’i shqyrtojmë të gjitha aspektet e mundshme dhe do ta intensifikojmë bashkëpunimin me BERZH në drejtim të realizimit të këtyre qëllimeve”, ka thënë kryeministri Zaev në takimin…

Lexo më Shumë

Reagimet e avokatëve janë spontane dhe të arsyeshme dhe janë rezultat i Propozim-ligjit për noteri në të cilat hiqen avokatët, deklaroi për MIA-n kryetari i Odës së Avokatëve të Maqedonisë, Nikolla Dodevski lidhur me paralajmërimet për grevë. Ai thotë se aspak nuk do të donin të ketë nevojë për grevë. “Oda e Avokatëve iu drejtua Qeverisë me kërkesë që të mos pranohet ky Propozim, për shkak të mbrojtjes së pozitës së avokatëve dhe shpresojmë që në këtë mënyrë të zgjidhet problemi”, thekson Dodevski. Më 28 shkurt të vitit 2018 kryetari i Odës së Avokatëve të RM-së, Nikolla Dodevski i ka…

Lexo më Shumë

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar nga gjithsej 953.692 popullatë aktive të punësuar ishin 745.206, ndërsa të papunësuar 208.486 persona. Shkalla e papunësisë në periudhën e njëjtë është 21,9 për qind, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës. Shkalla e aktivitetit në periudhën e njëjtë është 56,8 për qind, ndërsa shkalla e punësimit 44,3 për qind. Krahasuar me kuartalin e fundit në vitin 2016 shënohet zvogëlim i papunësisë i cili atëherë ka arritur 23,1 për qind, si dhe rritje e shkallës së punësimit i cili atëherë ka arritur 43,5 për qind. Në periudhën e potencuar 61,3 për…

Lexo më Shumë

Koncepti “qytet i mençur” dhe si ai mund t’i përmirësojë kushtet e jetesës në qendrat urbane përmes kombinimit të zhvillimit ekonomik dhe të qëndrueshëm të mjedisit jetësor, ishte temë e konferencës së parë nacionale për qytete të mençura në organizim të Qendrës për Hulumtime dhe Informim të Mjedisit Jetësor “Eko-vetëdije” nga Shkupi. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski tha se që të funksionojnë qytetet e mençura nëpër shtet duhet të investohet së bashku me vetëqeverisjen lokale dhe sektorin privat që të sigurohet infrastrukturë bazë. “Kryetarët e komunave do të duhet të kuptojnë se teknologjia vetvetiu nuk do ta…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në Sekretariatin për Çështje Evropiane, priti delegacionin e Republikës së Austrisë kryesuar nga Udhëheqësi i Sektorit për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerim në Ministrinë Federale Austriake për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme, Klaus Velfer, dhe në përbërjen e së cilës po ashtu ishin Ambasadorët e Republikës së Austrisë në vendet e rajonit. Takimi është pjesë të aktivitetit të gjerë të Austrisë për skanim të thellë të gjendjeve në Ballkanin Perëndimor, para marrjes së Kryesimit në qershor nga ana e vendit me Këshillin e BE-së. Osmani në takim shprehu falënderim për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi me ambasadorët e Republikës së Austrisë në Athinë, Podgoricë,Sarajevë, Prishtinë, Beograd dhe Bruksel, të paraprirë nga dr. Klaus Vulfer, udhëheqës i Seksionit Ballkani Perëndimor dhe zgjerimit të BE-së nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë. Në takim ishte e pranishme edhe ambasadorja e Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë, mr. Renate Kobler. Xhaferi, siç theksohet në kumtesë, ka shprehur kënaqësi për takimin në këtë moment më të volitshëm për vendin që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe ti zbatojë vlerat evropiane të cilat para së gjithash janë…

Lexo më Shumë

Shkupjanja B.B. (53) ka paraqitur se ditën e mërkurë në Çair ishte sulmuar nga qentë endacakë, nga të cilët njëri e ka kafshuar në pjesën e kofshës së majtë. Siç kumtoi MPB-ja, incidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, derisa B.B. ka lëvizur në rrugën “Samoilova”.

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska theksoi se studimi i mëparshëm i Universitetit Berkli ka treguar që fëmijët të cilët janë ushqyer me përmbajtje adekuate të kalorive kanë pasur rezultate më të mira në testimet shtetërore të pavarura. “Prej këtu në nivel global, por edhe në Maqedoni intensifikohet interesi për përmirësimin e përmbajtjes së ushqimit në shkolla si një nga ndërhyrjet më të thjeshta dhe më të dëshmuara efektive me qëllim të sigurimit të kushteve më të mira të mundshme për rritje dhe zhvillim në vitet më të rëndësishme të jetës”, tha ajo. Shtoi se për këtë qëllim është…

Lexo më Shumë

Qendra e re klinike përfundimisht do të dislokohet, vendosi Qeveria. Lokacioni i ri, ashtu siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, do të jetë në lagjen në Zllokuqan, në afërsi të Spitalit Psikiatrik të lagjes “Bardovcë”. Lokacioni i fundit, ashtu siç tha ministri, nuk është vendi më i mirë për funksionim të mëtutjeshëm të Qendrës Klinike. “Ai vend është i ngufatur. Në atë vend madje edhe me projektin e ri nuk do të arrihej zgjidhje e mirë komunikacioni. Nuk ka pasur vende të mjaftueshme për parking dhe rruga Vodnjanska edhe më tej do të ngelej e ngushtë për qytetarët që…

Lexo më Shumë