Arben Taravari gjatë fjalimit në Kongresin e partisë deklaroi se ASH-ja është më e besueshmja. Sipas tij, ASH kishte qëndrime të përbashkëta me LSDM-në për të rrëzuar diktaturën, gjyqësor të pavarur, barazinë, integrimet në NATO dhe BE, lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve të cilat Zaevi i përdori për të marrë votat shqiptare. “Por pasi hymë në Qeveri e pamë fytyrën e vërtetë të LSDM-së”, theksoi Taravari. Ai përfundoi duke thënë se LSDMja u kthye në parti klienteliste.
Author: Adijat
Sot Aleanca për Shqiptarët po mban Kongresin e parë partiak në Tetovë ku kreu i kësaj partie, Ziadin Sela është i vetmi kandidat. Kongresi sapo ka filluar punimet me kete rend dite: 1.Miratimi i rregullores se punes te partise ne kongresin e pare te partise, 2.Miratimi i statutit te partise, 3.Miratimi i platformes se partise, 4.Miratimi i rezolutes se kongresit, 5.Zgjedhja e anetarve te partise, 6.Zgjedhja e Kryetarit te partise. “Çdo degë dhe nëndegë e ASH-së i kanë dhënë mbështetje dhe përkrahje të parezervë kandidaturës se Kryetarit aktual të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për të udhëhequr me kreun e…
Kryeministri Zoran Zaev lidhur me arrestimin e një funksionari të MPBsë nën dyshimin për keqpërdorimin e pozitës zyrtare në rrjetin social “Facebook” shkruan se nuk i di detajet për rastin por i motivon institucionet të realizojnë hetim profesional dhe të sjellin vendime të bazuara në fakte. “Institucionet duhet që të jenë në shërbim të qytetarëve dhe në funksion të sundimit të së drejtës”. Gjithashtu Zaev ka shkruar se nuk ka vend për tolerancë për veprimet e jashtëligjshme. Ndërkohë Prokuroria Themelore Publike – Shkupi po jep udhëzime dhe po merret me rastin për zyrtarin e arrestuar të Ministrisë së Brendshme, me…
Me tryezën e parë të rrumbullakët në shkollën “Goce Dellçev”, SPB Tetovë dhe vetëqeverisja lokale e filluan projektin parandalues-edukativ “Respekto dallimin”. Në suaza të projektit janë paraparë gjithsej gjashtë tryeza të rrumbullakëta, nga tre në Tetovë dhe Gostivar, me nxënës prej po aq shkollave fillore të dy qyteteve. “Në këto tryeza të rrumbullakëta në mënyrë interaktive do të prezantohet dhe debatohet për dallimet, paragjykimet dhe setereoptipet, të cilat dalin, ndërsa do të bisedohet edhe për të ashtuquajturat karakteristikat mbrojtëse të individëve dhe grupeve”, thotë zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski. Prezantimet i përgatisin dhe realizojnë nxënësit, me ndihmë dhe mbështetje…
Në polici dje janë paraqitur dy raste të ndara në të cilat si autorë paraqiten persona minoren, ndërsa ngjarjet kanë ndodhur në afërsi të shkollave. Janë lënduar dy persona, njëri është goditur me thikë, ndërsa tjetri ka marrë lëndime në fytyrë. Mbrëmë në orën 19:17 nga Klinika për Sëmundje Kirurgjike “Sh Nuami i Ohrit” është paraqitur se te ata është sjellë i lënduar A.B (18) nga fshati Bllacë, me goditje thike në pjesën e këmbës nga ana e një personi të panjohur para shkollës në Shuto Orizarë. Si arsye theksohet zënka paraprake për një vajzë. Një i punësuar në shkollën…
Javën e ardhshme do të votohet ligji për gjuhët, thotë në një deklaratë për televizionin “Telma” zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani. Ai e hodhi poshtë mundësinë për ndryshimin e tekstit, sepse, siç tha, ai është harmonizuar paraprakisht me dy partitë më të mëdha në bllokun maqedonas. “Javën e ardhshme ligji për gjuhët sërish do të gjendet para deputetëve dhe pritet të votohet për të mirën e Republikës së Maqedonisë”, tha Osmani për televizionin. Sipas osmanit, kjo Qeveri që në fillim ka vendosur të përballet me tre pengesa të mëdha në rrugën eurointegruese – marrëdhëniet e këqija me Bullgarinë, kontestin…
Ministria e Kulturës distancohet nga pohimet e Lëvizjes Besa për dyshimin e ka diskriminim etnik në shpalljen për pranim të dy nëpunësve shtetërorë në sektorët për veprimtarinë botuese dhe për trashëgimi kulturore dhe vlerëson se janë të pasakta dhe të pabaza. Në kumtesën e Ministrisë dikasteriale theksohet se shpallja përgatitet sipas procedurës të zbatuar në pajtim me Ligjin për nëpunës administrativë dhe Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, gjegjësisht nenin 5 i cili e përshkruan metodologjinë për planifikimin e vendeve të reja të punës dhe nenin 20 a paragrafi 2 dhe 6, si dhe nenin 20 b paragrafi 6.…
Më shumë se gjysma e të anketuarve (57,1 për qind) në hulumtimin e realizuar për televizionin grek “Action 24” vlerësojnë se zgjidhja eventuale e problemit me emrin do të jetë më afër qëndrimeve të Maqedonisë, ndërsa vetëm 26.9 për qind më afër “vijave të kuqe” greke. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, në pyetjen: “Zgjidhja që do të përzgjidhet për emrin e Shkupit, vlerësoni se do të jetë më afër asaj që e kërkon Greqia apo asaj që e kërkon Shkupi?”, gjashtë deri 10 të anketuar janë përgjigjur se do të jetë në dobi të Maqedonisë. Në këtë pyetje…
Një postier u kafshua nga një qen në fshatin Trubarevë gjatë kryerjes së detyrave të tij të punës. “N.U. (41) nga Shkupi njoftoi dje se rreth orës 10:30 në rrugën “1” në fshatin Trubarevë u kafshua nga një qen në pjesën e pulpës së majtë të këmbës gjatë kryerjes së detyrave si postier i punësuar në SHA “Posta e Maqedonisë”2, njoftoi policia.
Qeveria dhe opozita në Greqi edhe më tej me pozicione të ndryshme rreth mënyrës për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar rreth emrit me Maqedoninë. Akuza të ndërsjella për pozicionet në çështjen për emrin, dërguan kryeministri grek Aleksis Cipras dhe lideri i Demokracisë së Re, Kirijakos Micotakis, gjatë debatit në parlamentin grek kushtuar propozimit të partisë opozitare për formim të komisionit për hetim edhe të ministrave nga qeveria e SYRIZA-s për involvimin eventual në skandalin “Novartis”. Micotakis, e akuzoi Qeverinë greke se nuk ka një pozicion dhe të përbashkët për emrin, ndërsa madje Aleksis Cipras, iu kundërpërgjigj se Demokracia e Re devijoi…
Vardari sot e luan ndeshjen e parafundit nga pjesa e rregullt në SEHA ligën rajonale, ndërsa të përzgjedhurit e Raul Gonzalesit janë mysafirë në Vojvodinë. Strategu spanjoll thotë se do të qasen maksimalisht serioz në lojë dhe se qëllimi është që fazën grupore ta përfundojnë pa humbje. “Siguruam pol-pozicion për F4 turnirin, por qëllimi ynë është që faza grupore ta përfundojmë pa humbje”, thekson trajneri i Vardarit. Gonzales thotë se pritet që nikoqiri të jetë maksimalisht i motivuar. “Vojvodina është ekip i cili ka mbrojtje të mirë, ndërsa shkëlqyeshëm luan para publikut të saj, por ne jemi favoritë dhe do…
Një vajzë shtatëmbëdhjetëvjeçare u zhduk nga Shtëpia e Fëmijëve pa Prindër dhe Kujdes Prindëror “11 Tetori” në Shkup. Rasti u raportua dje në polici në orën 21:15 minuta nga një punonjës i Qendrës për Punë Sociale nga Shkupi, i cili ka qenë kujdestari i saj sipas detyrës zyrtare. Siç raportohet sot nga Ministria e Brendshme, është raportuar se vajza nuk u paraqit në Shtëpinë “11 Tetorit” nga data 21 dhjetor e vitit të kaluar. Kujdestari theksoi që vajza shpesh herë vetë është larguar nga institucioni. Policia po merr masa për gjetjen e vajzës