Author: Adijat

Gjatë javës së kaluar (nga 5 deri më 11 mars) në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 1.980 të sëmurë nga gripi, që paraqet ulje prej 32 për qind krahasuar me një javë më parë ku u regjistruan rreth 2800 të sëmur nga gripi. 1209 persona të sëmur me grip janë të moshës 15 deri 64 vjeç. Numër më i madh i të sëmurëve me grip janë regjistruar në Shkup. Deri më tani, në këtë sezon gjithsej janë regjistruar 21.100 raste të gripit.

Lexo më Shumë

Miratimi i ligjit për gjuhën shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë ndez reagimin e rusëve nëpërmjet medias së fuqishme të Kremlinit, Sputnik. Në një koment të ashpër të publikuar në ballinë, portali i Kremlinit thekson se “Shqiptarët fshehin dorën pasi kanë sulmuar maqedonasit”. Edi Rama është sërish shënjestër e medias shtetërore të Moskës. Brankica Ristiç, e përhershmja e artikujve-sulme thekson se ligji për gjuhën shqipe është një “agresion” ndaj Kushtetutës së Maqedonisë dhe akuzon kreun e Parlamentit, Talat Xhaferri se ka shkelur me të dyja këmbët rregulloren. Madje Sputnik shkon edhe më tej në skenare duke paralajmëruar zgjedhjet e parakohshme parlamentare…

Lexo më Shumë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar duke shprehur indinjatën e thellë dhe duke dënuar gjuhën e urrejtjes e sloganet ksenofobe kundër shqiptarëve në muret rrethuese të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, shkruan Top Channel. “Kjo është hera e disatë që institucionet kulturore që ruajnë dhe pasqyrojnë historinë, traditat, gjuhën dhe kulturën shqiptare dhunohen qëllimisht e në mënyrë të papranueshme nga akte, të cilat kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve”. “Këto akte, pikërisht në momentet kur afrimi dhe kohezioni ndëretnik njeh hapa progresi drejt forcimit të…

Lexo më Shumë

Intervistoi: Latif Mustafa Në muajin shkurt u publikua Strategjia e Besueshme e Zgjerimit të BE-së. Në kuadër të kësaj strategjie, përpos Malit të Zi dhe Serbisë, që u njihej një datë e mundshme anëtarësimi, shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor, përpos lëvdatave për avancim, asgjë më tepër se kaq. Revista Shenja në kuadër të numrit të 83 të saj, i cili i dedikohet analizimit të raporteve të historike të Evropës dhe Balkanit, gjegjësisht BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ka arritur ta zhvillojë një intervistë të shkurtër me Ambasadorin e BE-së në Shkup, z. SamuelZhbogar. SamuelZhbogar është një politikan dhe diplomat me një…

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot do të merr pjesë në takimin me Ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve të Ballkanit Perendimor në konferencën ministrore për Fondin e Ballkanit Perendimorë që mbahet në Srajevë. ”Në fokus të bisedimeve do të jetë strategjia dhe kredebiliteti i perspektivës evropiane të shpallur nga Komisioni Evropian muajin e kaluar. Gjithashtu do të flitet edhe për rezultatet e Samitit të Triestes, zbatimin e e deritanishëm të saj dhe pritjen e rezultatve nga Samiti i ardhshëm i vendeve të Ballkanit Perendimor që do të organizohet në muajin korrik në Londër”, u shpreh Dimitrov.…

Lexo më Shumë

Pas votimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve presidenti Gjorgje Ivanov doli me deklaratë për mediat se të njëjtin nuk do ta  dekretojë, duke e quajtur “antikushtetues, antishtetëror dhe nxitës të tensioneve ndëretnike”. Mirëpo, sipas shumicës parlamentare dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi , presidenti Gjorgje Ivanov është i obliguar në bazë të nenit 75 të Kushtetutës së Maqedonisë që të nënshkruajë ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe se nëse vepron ndryshe do të shkelte Kushtetutën e Maqedonisë. “Me paralajmërimet se nuk do ta nënshkruajë Dekretin për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Gjorge Ivanov tenton ta vendos veten mbi Kushtetutën e Republikës…

Lexo më Shumë

Me 64 vota “ pro”, asnjë “ kundër” apo “të përmbajtur”,  dhe 24 vota sipas Badenterit, Kuvendi i Maqedonisë votoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kjo shkaktoi revoltë tek deputetët e VMRO-DPMNE-së , të cilët për herë të dytë e rrethuan Talat Xhaferin  dhe  filluan të bërtasin duke thënë se  kryparlamentari ka shkelur Rregulloren e Kuvendit duke hedhur poshtë  mbi 35 mijë amandamentet propozuara prej tyre. Ishte deputeti Nikolla Gruevski  ai i cili iu afrua kryeparlamentarit  me qëndrim aspak miqësor, duke i derdhur gotën e ujit  dhe duke e kapur për kycin e dorës. Më ndërhyrjen e sigurimit të Kuvendit,…

Lexo më Shumë

Shumica parlamentare nesër do të bëjë tentimin e rradhës për të votuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve në leximin e tretë. Në bazë të kordinimit që kanë pasur partnerët e koalicionit qeveritarë, seanca ku në rend dite do të jetë edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve është planifikuartë fillojë në orën 13. Nga kabineti I kryeparlamentarit nuk japin informacione për mënyrën se si do të votohet nesër Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe nëse do të diskutohne apo jo mbi 35 mijë amandamentet e VMRO-së. Këta të fundit kanë konfirmuar praninë e tyre në seancën e nesërme. Ata kanë paralajmëruar…

Lexo më Shumë

Kërcënimet e bëra ndaj kryetarit të SHGM-së, Naser Selmani nga funksionar i lartë i BDI-së, Beqir Asani, janë kërcënim ndaj çdo gazetari.  Sjellja e tillë  ndaj gazetarëve është e patolerueshme, andaj “MOS KENI FRIKË” ishte ky mesazhi që kishte për qëllim të përcjellë protesta e sotme para Qeverisë së Maqedonisë. “Lidhini qentë sa s’kanë kafshuar, se mund të bëhet vonë”,  e porositi  kryetari i SHGM-së, Naser Selamani,  ministrin pa resor Robert Popovski, përgjegjës për komunikim dhe transparencë.  Qeveria e kaluar nuk u largua për t’i lënë vend tjetrës që të vijë dhe njësoj të kërcënojë gazetarët  që mision kanë  arritjen …

Lexo më Shumë

Me masat e parapara në Planin qeveritar për rritje ekonomike, biznesmenët duhet ta dinë se është koha për investime, theksoi zëvendëskryeministri i Çështjeve Ekonomike Koço Angjushev në takimin e sotëm me afaristët e Kumanovës. https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2075146939192814/ Sipas Angjushevit, para në Buxhet për ndihmën e e biznesit janë përcaktuar, është bërë program për mbështetjen e kompanive, ndërsa një pjesë do të shndërrohet në ligj. Plani, siç theksoi, parashikon mbështetje për të gjitha kompanitë, ka shumë masa, janë të qasshme në ueb faqet e institucioneve zyrtare qeveritare, aplikimi do të jetë i thjeshtë, firmat do të duhet të dorëzojnë llogari përfundimtare, ndërsa ndërmarrjet…

Lexo më Shumë

Javën e ardhshme shpresojmë që përfundimisht do të miratohet buxheti i Komunës së Gostivarit – është shprehur Kreu i Komunës së Gostivarit Arben Taravari në emsionin ‘Në Fokus”. Sinjale pozitive gjithashtu vijnë edhe nga këshilltarët e BDI-së në Këshillin e kësaj Komune. Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari është shprehur optimist se javën e ardhshme përfundimisht do të zgjidhet ngërci politik në këtë Komunë dhe do të miratohet buxheti. Ai në emisionin “Në Fokus” theksoi se takimi i djeshëm koordinativ, me Kryesuesin e Këshillit komunal dhe koordinatorët e këshilltarëve, pavarësisht dallimeve, ka kaluar në një atmosferë konstruktive. Ndërkaq, Këshilltarët…

Lexo më Shumë