Për Greqinë ka dy kushte kyçe rreth kompromisit për emrin, njëri është emër i përbërë me përcaktim gjeografik, ndërsa i dyti është të jetë zgjidhje e qëndrueshme, këtë e tha kryeministri Aleksis Cipras, pas përfundimit të Samitit evropian në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Brukseli për vizitën e Nikos Koxiasit. “Nuk duhet të jetë “version i lehtësuar”, por zgjidhje e qëndrueshme që të krijohet dialog i fortë midis popujve, emri duhet në çdo përdorim, ndërkombëtar, dypalësh por edhe për përdorim të brendshëm. Nuk mund të ketë emër të ndryshëm në Kombet e Bashkuara, ndërsa të vazhdojë të quhet Maqedoni…
Author: Adijat
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi prej sot deri më 28 mars do të mer pjesë në Kuvendin e 138-të të Bashkimit ndër-kuvendor që do të mbahet në Gjenevë. Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit informojnë se Xhaferi do të kryesojë delegacionin kuvendor, me pjesëmarrës deputetët Tomisllav Tuntev, Jovan Mitrevski, Dimitar Stevananxhija, Rexhail Ismaili, Afrim Gashi, Juliana Nikollova dhe Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit. Xhaferi do të mbajë fjalim në Kuvendin e Bashkimit ndër-kuvendor, ndërsa janë paralajmëruar edhe takime dypalëshe.
Ali Ahmeti: “PSP e ka gabuar adresen!” Thua se PSP i paska derguar ndonje kartoline per Vitin e Ri…, dhe e paska gabuar adresen, ne vend qe t’ia dergonte ne Zajaz, ja paska derguar ne Reçice!!! Prit Ali prit, se akoma s’ke pa gje! Edhe shume here te tjera PSP do ta gaboje adresen, ne vend qe kartolinat (me dhjetera) te t’i dergoje ne Zajaz, ka me t’i pru ne Shutke. Te thoja dikur (para nje dekade) se, kungulli jo gjithemone noton mbi uje, por ti kujtoje se noton e nuk fundoset kurre!!! Kaq per sonte! Gafurr Adili, veprimtar i…
Një delegacioni i komunës së Likovës ka vizituar Preshevën, ku në fokus ka qenë çështja e hapjes së kufirit midis Miratocit dhe Llojanit, që lidh Luginën e Preshevës me Maqedoninë, një pikë e frekuentuar dhe arterie që lidhte dy vendbanimet e zonave kufitare, informon INA. Në delegacionin e udhëhequr nga kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi ishte i edhe kryetarja e këshillit komunal Lejla Iseni si dhe Bashkim Ademi, nga stafi i kryetarit të komunës. “Përpos që ishte një takim shumë vëllazëror, ky takim ishte dhe shumë frytëdhënës duke i koordinuar punët mes dy komunave tona lidhur me hapjen…
Ish ministri i punëve të jashtme Antonio Milloshovski në rrjetet sociale ka zbuluar pjesë nga propozimi grek prej 20 faqeve për emrin, përcjell Aktuale.mk. Sipas Milloshovskit, Kocias propozon emrin Republika e Epërme e Maqedonisë, pa përkthim në anglisht, ndryshimin e kushtetutës, pasaportave dhe letërnjoftimeve…. Në propozim pakon e Kocias përmenden edhe emërimi i gjuhës dhe nacionalitetit: gjuha/nacionaliteti i Republikës së Epërme të Maqedonisë. Greqia propozon që kodi ndërkombëtarë në vend se MKD të jetë RGM.
Dallimi tek pagat mes burrave dhe grave me karakteristika të njëjta për punë të njëjtë në Maqedoni është 10.3 për qind, që do të thotë se për çdo 1.000 denarë të fituar nga burrat grat fitojnë 103 denarë më pak. Sipas të dhënave të publikuara në tryezën e sotme të rrumbullakët “Grat në tregun e punës: Stereotipet dhe sfidat”, të organizim të FINANCE THINK, Instituti për hulumtime ekonomike dhe politike Shkup, përqindja e dallimit gjinor sipas sektorëve ekonomik dhe sipas moshës së arsimit dhe profesionit janë të ndryshëm. Më e lartë është përqindja e dallimit në sektorinë e bujqësisë, ku…
Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po realizohet pa ndalesa por në korsi të lagështa. Gjatë mëngjesit reshje bore me intensitet të dobët ka pasur Kriva Pallankë, Stracin dhe Stojmirovë. Lidhja Automoto e Maqedonisë ka kumtuar se në disa vende të larta ka borë.
Krerët e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias punojnë për një zgjidhje me kompromis dhe të drejtë, që do t’i lidhë interesat e dy shteteve, do të shohë kah e ardhmja dhe jo kah e kaluara dhe do ta ruajë dinjitetin e qytetarëve të dy shteteve. Dy ministrat dje në Shkup i vendosën pozicionet e Maqedonisë dhe Greqisë pas shkëmbimit të plan-marrëveshjeve për zgjidhjen e çështjes së emrit, ndësa në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm grek Kotzias, Dimitrov tha se për Maqedoninë propozimi për emër me shtesë gjeografike në gjuhën maqedone pa…
Përgatitjet për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni kanë rinisur mes vorbullës së hetimeve për abuzimin me regjistrimin e popullsisë në vitin 2011. Kreu i ri i Zyrës Shtetërore të Statistikave, Apostol Simovskithotë në një intervistë për BIRN se është i vendosur që të mos përsëriten gabimet e së shkuarës, duke iu referuar këtu regjistrimit të shtatë viteve më parë. Për shqiptarët regjistrimi ishte një farsë dhe i politizuar që synonte të mos tregonte numrin e vërtetë të popullsisë etnike shqiptare në Maqedoni. Por, veç kësaj, prokuroria maqedonase është duke hetuar edhe mundësinë e abuzimit me fondet prej miliona eurosh të dhëna për këtë regjistrim. Simovski ka…
Klima që i parapriu vizitës së kryediplomatit grek, Nikos Kocias në Shkup sipas mediave greke ishte e çuditshme dhe shqetësuese njëkohësisht. Duke iu referuar burimeve, TV ERT raportoi se propozim-marrëveshja me vërejtje e dërguar nga Shkupi le përshtypje se është shkruar nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, pasi e njëjta përmban të gjitha pozicionet radikale. Sipas kësaj medieje greke, propozimi grek është 20 faqësh, ndërsa 5 faqësh propozimi maqedonas. Mes dy propozimeve ekzistojnë dallime të shumta, në veçanti rreth Kushtetutës dhe identitetit. Ndërsa ka pajtim vetëm për emrin, me ç’rast “Gorna Makedonija” është propozimi që mbizotëron. Mediat greke gjithsesi theksuan se në…
Me lëvizjen e akrepave të orës për një orë më vonë, prej sonte ora 2 pas mesnate do të konsiderohet 3, me çka fillon llogaritja verore e kohës. Vendimi për ditën dhe orën e fillimit dhe ditën dhe orën e përfundimit të llogaritjes verore të kohës për vitin 2018 është miratuar në seancën e fundit të Qeverisë, në pajtim me direktivat e Parlamentit Evropian. Llogaritja verore e kohës në vitin 2018 mbaron më 28 tetor në orën tre të mëngjesit, kur akrepat e orës do të zhvendosen një orës mbrapa.
Afati për nënshkrimin e dekretit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga presidenti Ivanov, skadoi dje, mirëpo Kuvendi ende nuk e ka dërguar ligjin për publikim në Gazetën Zyrtare. VMRO-DPMNE-ja opozitare së fundmi doli me qëndrim se nëse ligji publikohet në Gazetën Zyrtare, pa nënshkrimin e presidentit, do të ngrejnë padi penale ndaj drejtorit të kësaj gazetë për “ keqpërdorim të pozitës zyrtare”. Drejtori i Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski, tha për Almakos se deri tek ai nuk ka mbërritur një ligj i tillë dhe se sa i takon qëndrimit të VMRO-së nuk dëshiron të komentojë, sepse siç tha, punë e…