Metodologji plotësisht të re të regjistrimit të ardhshëm të popullsisë propozon drejtori i ri i Entit të statistikave, Apostoll Simovski. Duke shprehur qëndrim personal, Simovski vlerëson se përkatësia etnike më nuk është e rëndësishme, por për shkak të rrethanave në Maqedoni, duhet të bëhet regjistrim se çfarë gjuhe flitet në familje, për shkak të 20 përqindëshit që e parasheh kushtetuta dhe ligjet si kusht për përdorim të gjuhe tjetër përveç maqedonishtes, transmeton Gazeta Lajm. Regjistrimi i ardhshëm në Maqedoni planifikohet pas 2 viteve, sepse regjistrimi i fundit në Maqedoni dështoi në vitin 2011. Prokuroria Speciale ka haput hetime ndaj kryetarit…
Author: Adijat
Lideri i VMRO-PP, Ljubço Georgievski në profilin e tij të rrjetit social facebook shkruan se negociatat dypalëshe me Greqinë, kanë kontribuar në futjen e Maqedonisë në një kurth diplomatik. “Ndjej se në negociatat dypalëshe me Greqinë jemi futur në një kurth të madh diplomatik. Sa më shpejtë duhet të kthehemi te Nimetz dhe të kërkojmë që ai të jep propozimet dhe do të ishte më mirë vetë ai t’i udhëheqë negociatat”, shkruan Georgievski. Negociatat me Greqinë dje ishin temë kryesore në mediat vendore dhe të Greqisë për shkak të vizitës së kreut të diplomacisë greke, Nikos Kotzias në Shkup.
Me fillimin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë dhe Serbi kundër caqeve të forcave ushtarake serbe, në Maqedoni po zhvilloheshin protesta masive kundër këtyre sulmeve dhe në përkrahje të Beogradit. Këto protesta eskaluan më 25 marsin e 1999, kur turmat e organizuara të demonstruesve proverbë dhe huliganëve ndërhynë dhe dogjën ambasadën amerikane. Ishte një ngjarje tmerruese që pushtoi gjithë mediat e vendit. Një evokim të këtyre ngjarjeve ka bërë edhe ish-ambasadori amerikan në Maqedoni, Christopher Hill në librin e tij autobiografik një pjesë ia ka kushtuar misionit të tij si ambasador në Shkup dhe sidomos ngjarjes së djegies së ambasadës…
Rritet numri i personave të kualifikuar që janë pa punë. Edhe pse përqindja e papunësisë në mënyrë të vazhdueshme ulet, rritet numri i doktorëve të shkencave dhe magjistrave që presin punë. Të dhënat e Agjencisë për punësim tregojnë se në tregun e punës për momentin punë kërkojnë 33 doktor shkencash dhe 919 magjistra, informon Koha. Mbi 12 mijë persona nga numri i përgjithshëm i personave pa punë në Maqedoni janë me fakultet, derisa 1653 janë me shkollë të lartë. Sipas Agjencisë për punësim për momentin në tregun e punës ka 7.180 vende të lira pune, ndërsa më së shumti kërkohen…
E punësuara në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim-Shkup është paditur për dhënien e paligjshme të autorizimit për mirëmbajtjen dhe servisimin e aparateve kundër zjarrit. Ajo mes tjerash ka dhënë edhe vërtetime për dhënien e provimit special të disa të punësuarve. Siç njofton MPB, zyra për punë kriminalistike në Gjevgjeli ka dorëzuar padi penale kundër M.H.(47) nga Shkupi, e punësuar si shef kabineti i drejtorisë, për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale të kryer “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, transmeton Netpress, përcjell Portalb.mk. Për autorizimin dhe vërtetimet e dhëna, e paditura ka marrë shpërblim në të holla. Pjesë e ryshfetit…
Vizita e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, ka betonuar kërkesat e Athinës për ndryshimin e Kushtetutës dhe një varg kërkesash tjera si kusht për zgjidhjen e kontestit 27-vjeçar me Maqedoninë për çështjen e emrit. Deklarata e tij me tone miqësie dhe përkushtimi për ndërtimin e raporteve të mira mes dy vendeve dhe integrimin e, siç tha, “fqinjit verior” në institucionet euroatlantike, sipas njohësve të zhvillimeve ndërkombëtare, mbetet vetëm deklarative, pasi Kotzias me qartësimin e vijave të kuqe, dëshmoi se Athina nuk ka lëvizur për asnjë milimetër nga ajo që tashmë e di i gjithë opinioni. “Për mua janë të pakuptimta qëndrimet e tyre të…
Në hyrje të spitalit të Gostivarit dje paradite është gjetur një burrë i ndjerë, përcjell Aktuale.mk. Policia ka kumtuar se i ndjeri është N.J (47) nga fshati Vërbjan të Gostivarit. Trupi it ë ndjerit është dërguar për obduksion për tu mësuar shkaqet e vdekjes
Takim ministror për zbatimin e Planit 3-6-9: Intensifikohet miratimi i vendimeve të reformave në prag të raportit të prillit të Komisionit Europian! Zëvendës Ministri i financave Shiret Elezi mori pjesë në grupin punues ministror të kryesuar nga Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, dhe zëvendëskryeministrin për cështjet europiane, për zbatimin e Planit 3-6-9, ku morën pjesë dhe ministrat përgjegjës për realizimin e zgjidhjeve ligjore dhe masat për reforma në gjyqësor, reforma në shërbimet e sigurisë dhe intelegjencës, për punën në Kuvendin e RM-së, në pjesën e emërimit të funksionerëve shtetërorë, në sferën e reformave të administratës publike dhe udhëheqjen…
Sipas informacioneve të Entit Shtetëror të Statistikës, paga neto në janar ka qenë 24.025 denarë, që është për 5.6 përqind më e lartë në karahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar eq ëishte 22. 750 denarë. “Kjo është rritje më e madhe e pagave nga vitit 2010-të e deri më sot. Rritja e pagës minimale për të gjithë të punësuarit në 12 mijë denarë bëri lëvizjen e parë në rritjen e pagave, ndërkaq edhe zhvillimi i ekonomisë po jep rezultate evidente”, thonë nga LSDM.
Me përgjigjen në pyetjen e korrespondentetes të MIA-s nga Brukseli, se dëshiron që herën tjetër të prezantohet si gazetare nga Maqedonia e Epërme, Cipars, sipas Demokracisë së Re ka konfirmuar sa me “papërgjegjësi dhe sipërfaqësisht udhëheq me çështjet kombëtare”. Partia opozitare greke, përmes kumtesës ka reaguar dhe ka kërkuar nga Aleksis Cipras të bëhet serioz dhe t’i kuptojë përgjegjësitë e tij kombëtare. “Me përgjigjen e papërgjegjshme deri te gazetarja e Shkupit, duke dëshiruar që herën tjetër kur do të takohen ta prezantojë Maqedoninë e Epërme, Cipras për fat të keq konfirmon sa pa përgjegjësi dhe sipërfaqësisht personalisht ai dhe Qeveria…
Franca nga afër po ndjek gjithë ngjarjet që ndodhin në Maqedoni duke e përkrahur që të vazhdojë në realizimin e reformave por edhe në funksionimin më të mirë të parlamentit,e përkrahim zgjerimin e BE ndaj vendeve të Ballkanit, dëshirojmë që Maqedonia dhe Greqia të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për problemin e emrit që ekziston ndër vite. Këto në një intervistë të fundit i ka thënë deputetja franceze Lilijana Tangi duke shprehur kështu edhe qëndrimin zyrtarë francez. Ajo është optimiste se Maqedonia do mund të fillojë bisedimet për anëtarësim por shprehu përparim me ardhjen në pushtet të qeverisë së re.…
Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane, njofton se Sekryetari i Këshillit të kësaj Qendre, është zgjedhur duke u betuar në flamurin e SHBA, Drejtor i Bordit të Shoqatës Policëve të kantonit Fort Worth – Dallas, në Teksas, informon INA. Në një mesazh elektronik shpërndar në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, “Albanian American Culture Center”, dëshiron të falënderojë dhe urojë sukses sekretarit të kësaj qendre. “Sot, Gezim Pollozani, Sekretari ynë i Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane u betua si Drejtor i Bordit të Shoqatës Policëve të Fort Worth. Çfarë është një arritje dhe nder që një anëtar i komunitetit tonë te mrekullueshëm, bëhet i…