Pasi që disa nga falsifikuesit e dokumentacionit të mëparshëm të Lëvizjes BESA dolën sot në media me deklarimin për gjoja marrjen e legalitetit të Lëvizjes BESA, dëshirojmë të sqarojmë për opinionin e gjerë se ky është mashtrimi i tyre i radhës. Në fakt, fjala është për vendimin e shkallës së parë, i cili është sjellë në bazë të dokumenteve të falsifikuara nga ish përfaqësuesi juridik i Besës. Por, kontesti vazhdon. Këtu po sqarojmë se Gjykata Themelore do të prononcohet përsëri pasi që së shpejti pritet vendimi Gjykatës Administrative për falsifikimin e dokumenteve dhe zhvlerësimin e tyre, por edhe epilogu i…
Author: Adijat
Bisedat e përgjuara telefonike ia hapën popullit sytë për ndodhitë e këqija dhe nxorrën në pah dhjetëra raste të montuara politikisht falë Gjorgji Llazarevskit dhe Xvonko Kostovski, vlerëson ish shefi i DSK-së Sllobodan Bogoevski. Gjatë konferencës së shoqatave për denoncimin e rasteve të montuara politike, Bogoevski kujtoi se pa bombat, opinioni asnjëherë as nuk do ta kishte idenë se çfarë dëmi ka bërë pushteti i Gruevskit ndaj qindra fate njerëzish. Sllobodan Bogoevski, ish shef i DSK-së “Kur kishte heshtje të plotë. Dy persona, treguan një guxim të madh dhe e vendosën jetën e tyre, punën e tyre, jetën e familjeve…
Universiteti i Tetovës, sot më 3 prill 2018, para maturantëve të vendit tonë ka filluar me prezantimin e ofertës akademike për vitin 2018/19. Prezantimi i ofertës akademike ka filluar në shkollat e mesme të qytetit të Tetovës, si gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” shkolla e mesme komunale e mjekësisë “Nikolla Shtejn”, shkolla e mesme tekstile “Goce Stojçevski”, shkolla e mesme ekonomike “8 Shtatori” , shkolla e mesme bujqësore “Mosha Pijade ” si dhe gjimnazi “Zef Lush Marku” në qytetin e Shkupit. Përgjegjësi i Zyrës për Arsim në Universitetin e Tetovës, Doc. Dr. Ibrahim Neziri, u shpreh se Universiteti i Tetovës edhe këtë…
Projekt ligji për energjetikë tashmë ka marrë dritën jeshile nga qeveria dhe pritet t’i kalojë dhe procedurat parlamentare me flamurin evropian, ku janë të inkorporuar 5 direktiva dhe 3 rregullativa të Komisionit Europian. Qëllimi kryesor është furnizimi cilësor i besueshëm dhe i sigurt energjetik . Me këtë ligj parashihet dhënia fund e monopolit, duke u mundësuar konsumatorëve të përzgjedhin vet furnizuesin, rritja e konkurrencës, si dhe janë paraparë ndihma në formë subvencioni për kategorinë e familjeve ekonomikisht të rënduara. “Sa i përket ndikimeve ekonomike, dua të theksoj faktin se me miratimin e këtij ligji në njëfarë mënyre do të shënohet…
Pas skandalit me librin fyes, suspendohet drejtuesi i sektorit për rini dhe sport. Drejtori i Agjencisë Darko Kaevski shfajësoi veten duke akuzuar komisionin lidhur me skandalin me përmbledhjet me poezi të cilat ishin me përmbajtje ofenduese dhe diskriminuese, posaçërisht për shqiptarët. Komisioni kishte për detyrë të bëj selektimin e poezive të arritura, përgjegjësinë për zgjedhjen e kryer e mbajnë anëtarët e saj – tha Darko Kaevksi, Drejtor i Agjencisë për rini dhe sport.
Pas kronikës së Televizionit SHENJA, autoritetet përgjegjëse kanë filluar pastrimin e mbeturinave tek Kurshumli Hani në Çarshi të Vjetër. Gjatë ditës së djeshme banorët alarmuan se mbeturinat në atë vend po qëndrojnë me vite, dhe askush nuk ka reaguar për t’i larguar ato. Madje, ata kërcënuan se autoritetet kanë afat prej 48 orëve për të pastruar mbeturinat ndërsa në të kundërtën do të marrin masa më radikale. Gjatë ditës së djeshme është pastruar pjesa më e madhe e mbeturinave ndërsa pjesa tjetër, siç thanë banorët, u është premtuar se do të pastrohet sot. Banorët po ashtu thanë se përpos rreziqeve…
Maqedonia dhe Shqipëria nuk presin sanksione ekonomike nga Rusia pas dëbimit të diplomatëve rus nga Shkupi dhe Tirana. Këtë sot e deklaruan ministrat e bujqësisë së të dyja vendeve Lupço Nikollovski dhe Niko Peleshi pas takimit bilateral në Ohër. Maqedonia njëjtë sikurse edhe Shqipëria janë eksportues të mëdhenj në Rusi, sidomos të prodhimeve bujqësore.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të kthehen ne Kuvend vetëm kur në rend dite në seancë plenare, do të jetë pika për Mocionin e besimit ndaj Qeverisë, document i cili sipas kordinatorit të kësaj partie, Dragan Danev, është në përgatitje e sipër. Kjo do të thotë se në rast se kryeparlamentari Talat Xhaferi, i vendos ligjet reformuese për miratimin e të cilave nevojiten 2/3 e votave, para interpelancës, të njëjtat nuk kalojnë, pasi nuk do të kishte vota të mjaftueshme. “ Pika e parë ku do të kthehemi si deputet do të jetë Mocioni i besimit në Qeverinë aktuale. Në përgatitje…
Sot ka ndodhur një mrekulli në lagjen Seravë të Shkupit të banuar kryesisht me shqiptar. Një kurbetçarë i Maqedonisë ka vizituar disa dyqane të lagjes dhe ka kërkuar nga pronarët e tyre t’ia deklarojnë të gjitha borxhet e familjeve të varfëra, që blejnë gjera ushqimore me hua. Më pas gurbetqari, identiteti i të cilit nuk dihet, i ka paguar të gjitha borxhet e hallexhinjëve dhe është larguar nga duqani. Këtë histori të bukur humanizmi me publikun e ka ndarë një pronarë i dyqani në këtë lagje të Shkupit. Mensur Krasniqi, pronar i një marketi, për Almakos ka thënë se personin…
Martesat e të miturve ende janë të pranishme në Maqedoni edhe pse tashmë jemi në shekullin 21.Për parandalimin e lidhjes në martesë të të mirutve, Qeveria e Maqedonisë ka pranuar Iniciativën e Avokatit të Popullit për ndryshime në Ligjin për Familje, Kodin Penal, dhe Ligjin për Arsim të mesëm. “Këto ndryshime do të rregullojnë bashkësinë martesore për të miturit, pra, qëllimi është të sanksionohen rastët kur personi ka lidhur martesë më minoren/e 16 vjeçare dhe jo 18 vjeçare, me dha pa pëlqimin e kujdestarit. Në këtë drejtim prindërit do të obligohen që të paraqesin rastin kur fëmijët e tyre ndërpresin…
Me qëllim që gazetarët, por edhe studentët të informohen më shumë rreth ballafaqimit me të kaluarën, Instituti për Mbështetje të Mediave-MSI në bashkëpunim me Shoqatën për zhvillim të dialogut ndëretnik- ETNITETI, financuar nga Fondacioni për shoqëri të hapur Maqedoni, organizuan trajnim dy ditor ( 30, 31 mars) në qytetin e Strugës, Ditën e parë të tajnimit më shumë se 15 pjesmarrës, përfshirë këtu trajnues, gazetarë dhe studentë do të shpalosnin tre momente të rëndësishme nga jeta e tyre, etap kjo e cila i ndihmoi pjesmarrësit të njihen më mirë me njëri-tjetrin. Në fund të kësaj pjese të trajnimit u arrit…
Gjyqësori në Maqedoni ende është i politizuar dhe selektiv, tha sot Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, gjatë prezantimit të raportit vjetor për vitin 2017. Ixhet Memeti përmendi rastin e Almir Aliut, vrasjen e të cilit, prokuroria e rikualifikoi si aksident në komunuikacion dhe kërkoi nga Prokuroria Publike që të mos veprojë në mënyrë selektive, por të tregojë vullnet për udhëheqjen efektive të procedurave. “ Prokuroria Publike nuk tregon qëllim serioz për udhëheqje efektive të procedurave me çka e varros besimin e qytetarëve, në instirucione. Gjithashtu e dimë fort mirë rastin e Almirit, gjatë procedurës ka lëshime të theksuara, edhe dje…