Në fshatin Taor të Shkupit dje ka ardhur deri në prishje të rendit dhe qetësisë midis S.D. (23), G.D: (32) dhe D.D: (63) nga njëra anë dhe L.D. (65) nga ana tjetër. Siç informoi MPB-ja, gjatë grindjes S.D. me sëpatë është drejtuar drejt L.D., por nuk e ka qëlluar. Pastaj D.D. dhe S.D. fizikisht e ka sulmuar L.D. pas çka ai është lënduar dhe është dërguar në klinikën “Nënë Tereza”. Rasti është paraqitur në polici dhe kanë intervenuar nëpunësit policorë nga Stacioni policor Draçevë. D.D. e la sulmuar njërin prej policëve. Personat janë arrestuar në stacionin policor dhe pas zbardhjes…
Author: Adijat
Banorët e Sopotit të liruar nga akuza për terrorizëm ende nuk kanë paraqitur kërkesën për dëmshpërblim në pritje të procedurave gjyqësore. Pala mbrojtëse thotë se gjithçka do të nis pas vendimit të Gjykatës Penale e cila pritet të verifikoj vendimin e Prokurorisë Speciale e cila në mungesë të provave vendosi të mos ngrejë aktakuzë ndaj banorëve të Sopotit. Avokati Vullnet Paçuku thotë se kërkesë për dëmshpërblim do dërgohet në Ministria e Drejtësisë e cila në një afat prej 3 muajve mund të del me ofertë. Por në rast se nuk i përgjigjet kërkesën atëherë lënda do të procedohet në Gjykatën…
Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka dorëzuar mocionin për votë mosbesimin e Qeverisë. Kryetari i parlamentit Talat Xhaferi i ka njoftuar deputetët se nesër do ta caktojë seancën për votëbesimin e Qeverisë për ditën e mërkurë. Debati për mocion të mosbesimit duhet të zgjasë deri në mesnatë, pas çka duhet të votohet të njëjtën ditë kur edhe ka filluar. Për të kaluar mocioni i mosbesimit, duhen 61 vota deputetësh. VMRO-ja ka 49 mandate deputetësh, nga gjithsej 51 që i siguroi gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2016-tës. Dy deputet, Çedomir Sezdovski dhe Amdi Bajram lëshuan grupin e VMRO-DPMNE-së për të përkrahur vendimet e…
Transporti publik, rruga Bllagoja Toska, ndërrimi i emrave të shkollave, shkolla fillore në Reçicë të Vogël dhe në Sellcë, Lagja e studentëve, pika për selektimin e mbeturinave dhe një sërë problemesh të tjera në infrastrukturë, janë temat që viteve të fundit i ka ngritur si probleme televizioni Alsat për qytetin e Tetovës, por që, për fat të keq, ende nuk është bërë asgjë në drejtim të realizimit dhe përmirësimit të tyre. Banorët shprehen skeptik se diçka do të bëhet në këtë drejtim. Ata thonë se, janë ngopur me premtime “Po shihet, flet vetë fotografia se nuk kanë bë asgjë. Premtojnë…
Njëzet e nëntë vjeçari D.A. nga Velesi është arrestuar pasi që dje në korridorin e Repartit Kirurgjik të Spitalit të Përgjithshëm në Veles ka nisur në mënyrë agresive të sillet dhe t`i kërcënohet personelit mjekësor duke dashur që të përleshet me to, transmeton Almakos. MPB njoftoi se derisa në vendin e ngjarjes kanë ardhur dy zyrtar policor, D.A. ka vazhduar me sjelljen agresive dhe i ka sulmuar edhe zyrtarët policor. Po punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit.
Ndonëse pritet që Raporti i ardhshëm i progresit të jetë raporti më inkurajues që vendi ka marrë nga Komisioni Evropian, pos kritikave të ashpra ndaj opozitës për mos-mbështetjen e reformave ky raport nuk përjashton kritikat edhe ndaj pushtetit. Kryetari i Këshillit euro-atlantik, Ismet Ramadani vlerëson Qeveria është e vetëdijshme për lëshimet eventuale, dhe për pikat ndaj të cilave do të merr kritika nga Brukseli, andaj edhe do të tentohet që përmes rikonstruimit të intervenohet pikërisht në këto pika.“Do të thuhet se lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit duhet të jetë shumë më e fuqishme. Kjo Qeveri pothuajse edhe vetë pranon se…
Një grua katërdhjetëvjeçare ka tentuar të vetëvritet në stacionin policor në Draçevë, informojnë nga MPB. Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00. Gruaja është vërejtur se ka hyrë në depresion dhe kishte dashur të bëj vetëvrasje. Në stacionin policor ishte thirrur edhe djali i saj. Në një moment, deri sa po bisedonte me rojën e natës, ka nxjerrë një shishe plastike me lëng dhe ka bërë përpjekje për t’u vetëdjegur. Zyrtarët policor dhe djali i saj kanë penguar që të ndodhë tragjedia, ndërsa gruaja pastaj ishte dërguar në spitalin psikiatrik “Bardovci”.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç në një emision të dy netëve më parë “Upitnik”, në kanalin publik serb tregoi një hartë të hershme ku shihej tërë territori i Maqedonisë në përbërjen e Serbisë. Ai ka thënë se ka qenë gabim i madh i Serbisë që nuk kanë mbajtur këtë territor. Daçiç më tej ka theksuar se në territorin e Maqedonisë edhe sot jeton populli serb. Këto qëndrime iredentiste edhe më parë janë shprehur nga shefi i diplomacisë serbe, i cili paralajmëroi tërheqjen e njohjes. Por nga ana tjetër, në Shkup institucionet janë në heshtje, dhe deri tani nuk kanë…
Maqedonasja, Bojana Stefanovska deklaron se historia e Maqedonisë fillon 73 vite më përpara ku u krijua si shtet nga Tito, dhe ka vetëm 27 vite histori si shtet funksional, kurse për Shqiptarët ajo ka një mendim tjeter e cila deklaron se, Shqiptarët kanë një histori të shtetit 106 vite, mirëpo historia e tyre është shumë më e gjatë se sa ajo e Maqedonisë së Tito-s, ku historia Shqiptare është më e gjatë se 3000 vite, dhe si të tillë Shqiptarët janë autokton në tokat e tyre, për shkak të historisë së gjatë në këto troje. Kjo është deklarata e sajë:…
Një sherr i nisur mes disa personave, ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20.00 të së shtunës, në fshatin Nezhaj, njësia Administrative Zall-Dardhë, Dibër. Në oborrin e banesës së tij është qëlluar me armë zjarri 23-vjeçari Erjon Çela, banues në fshatin Nezhaj. I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë ku ndodhet, në gjendje të rëndë. Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ekspert të policisë së Dibrës, është arritur të identifikohet dhe kapet…
“Jam i lumtur kur mendoj se ku kemi qenë dhe ku jemi tani, deri ku kemi arritur. Ishim një shtet i izoluar në të cilin qytetarët jetonin me frikë, shtet me tensione politike, ndërsa sot flasim për miqësi me fqinjët, për paga më të larta dhe për liri”. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Agjencinë Informative të Maqedonisë. Ai gjithashtu ka thënë se ndjek me vëmendje punën e qeverisë dhe se pranon çdo kritikë që vjen nga qytetarët dhe qendra tjera. I pyetur nëse qeveria ka parë se cilat sisteme janë jofunksionale, kryeministri Zaev tha se…
Me 06.04.2018 rreth orës 15.00, pas njohurive paraprake operative, zyrtarët policor në vendin Lagja Kabova, në fshatin Veleshtë të Strugës, ka kryer kontroll në shtëpinë e vjetër në pronësi të V.K.(76) nga fshati Veleshtë. Gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur 10 granata dore dhe një minahedhës. Eksplozivet e gjetura janë ngritur dhe dërguar në Ministrinë e Punëve të Brendshme për procedurë të mëtutjeshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.