Maqedonia duhet të thellohet në reformat që ka nisur, duke treguar kujdes të veçantë jo vetëm në sjelljen e ligjeve , por edhe në zbatimine tyre, sepse Unioni Europian vlerësimin e bën në bazë të hapave konkret, ishte një nga porositë thelbësore që dha sot përfaqësuesja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini, në fjalimin e saj në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë. “Së pari bëhet fjalë për zbatimin e reformave që keni filluar dhe kjo është mënyra sipas të cilës në i japim meritat, bazuar në rezultate konkrete për qytetarët. Ka dy fjalë magjike në raportin që…
Author: Adijat
ryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka realizuar sot takim me Lidhjen e Shoqatave të Turqve në Maqedoni “Matusiteb”. Në këtë takim është biseduar për problemet me të cilat ballafaqohen organizatat joqeveritare në Maqedoni dhe mënyrat se si ato duhet të tejkalohen, pasi këto organizata – me projektet e tyre konkrete – janë në shërbim të popullatës. “Gashi ka theksuar se BESA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar sektorin joqeveritar brenda të gjitha mundësive që i kanë si Lëvizje, sepse sektori civil është ai që përforcon demokracinë në shtet. Përfaqësuesit e “Matusiteb” dhe BESËS po ashtu janë dakorduar që urat…
Përfaqësimi i shqiptarëve në Armatën e Maqedonisë mbetet akoma shumë i ulët. Zv/ministri i mbrojtjes, Bekim Maksuti tha se po punohet ende në këtë aspekt dhe ka shumë punë për t’u bërë. Ai përmendi si më shqetësuese përfaqësimin e oficerëve në armatë duke shtuar se së shpejti do të ketë konkurs për pranimin e ushtarëve të rinj. Numri i ushtarëve dhe nënoficerëve është më i lartë dhe deri diku arrin 22.9 përqind, ndërsa i oficerëve ngelet akoma më i ulët.1.30 Ne jemi në prag të një konkursi për ushtarë profesionistë dhe ka një masë të mirë përfaqësuesish të të gjitha…
Kompania e biznesmenit të njohur shqiptar ka Tetova, Lazim Destani ka hapur konkurs për punësime të reja. Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre pranë kompanisë Ecolog, e cila do të përzgjedh njohësitë më të mirë të teknilogjive të reja, inxhinjerët si dhe mexharët e produkteve. Aplikantët duhet të jenë njohës të mirë të IT-së, të kenë kualifikimet e duhura si dhe përvojë tre vjecare.
Takimit të paralajmëruar për më 3 dhe 4 maj në Sofje mes ministrave të jashtëm të Maqedonisë e Greqisë do t’i paraprijë një tjetër takim me ndërmjetësin e OKB-së Metju Nimic. Jozyrtarisht mësohet se në fund të këtij muaji, palët do të takohen me qëllim të intensifikimit të bisedimeve. Diplomacia maqedonase ndërkaq beson se nuk është e pamundur që dallimet rreth emrit të tejkalohen në një takim të ardhshëm derisa të gjitha opsionet e mundshme mbeten akoma të hapura. Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov theksoi se pala maqedonase është tërësisht e fokusuar në zgjidhjen e çështjes dhe se nuk ka…
F.D. 31 vjeçare nga Struga meriton epitetin heroinë. Ajo nuk ka pritur zjarrëfikësat, por është futur në flakë për të shpëtuar nënëloken 69 vjeçare, e cila po digjej brenda shtëpisë së kapluar nga zjarri. Edhe pse me djegie të rënda, F.D. ka arritura ta shpëtojë 62 vjeçaren L.D., e cila për shkak të lëndimeve është transferuar në Shkup, shkruan Gazeta Lajm. “Të mërkurën (18.04.2018) rreth orës 11 e 30 minuta në Stacionin policor në Strugë është denoncuar se në rrugën “Boro Shain”, në shtëpinë pronë e S.D. (69) ka shpërthyer zjarr në njërën prej dhomave, brenda të cilës ka qenë…
Dramë e vërtetë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Karposh të Shkupit. Siç njofton policia, një qen i racës pit bull ka sulmuar një qen tjetër deri sa e ka shëtitur një vajzë e moshës adoleshente, transmeton Gazeta Lajm. Qeni i sulmuar ka ngordhur, kurse lëndime ka marrë edhe vajza e cila e ka shëtitur. “Më datë 18.04.2018 në ora 20,00 në Stacionin policor në Karposh, D.T. 52 vjeçar ka njoftuar policinë se të njëjtën ditë rreth orës 16 e 30 minuta, deri sa vajza e tij adoleshente e ka shëtitur qenin e tyre, ai është sulmuar nga një qen më…
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2133071176733723/ Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ka thënë se subjekti që ai drejton shumë shpejt pret të jetë pjesë e Qeverisë. “Në qershor fillojnë negociatat për anëtarësim, kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe sundimin e ligjit. BESA do të jetë syri i qytetarëve dhe nuk do të lejojmë korrupsionin në qeverisje. Kemi pasur disa takime me kryeministrin dhe kanë pasur të bëjnë me formatin dhe parimeve se si do të dukej qeveria e re. Nuk kemi vendosur raporte të kushtëzimi për njëri-tjetrin”, ka deklaruar Gashi, raporton TV SHENJA. Ai ka thënë se është çështje…
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2133089160065258/ Aleanca për Shqiptarët e përshëndeti Raportin për përparimin e Maqedonisë, vendi i Maqedonisë dhe vendeve të Ballkanit Perendimor është në BE, deklaroi deputeti i kësaj partie Surija Rashidi. Sipas tij, është rëndë në këto momente të kërkohen ata që më së shumti kanë kontribuar për këtë raport pozitiv, por meritat shkojnë më shumë te qytetarët e Republikës së Maqedonisë. “Ka shumë punë në këtë proces. Në gjitha lëmitë ka mungesë të rezultateve duke filluar nga aty se shteti vazhdon të jetë rob i partive politike në këtë sistem.Lidhur me luftën kundër korupsionit dhe kriminaliteti, për fat të keq ende…
Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, ka deklaruar sot para Parlamentit Evropian se vendimi i KE-së për të rekomanduar fillim të negociatave qasëse për Maqedoninë dhe Shqipërinë, nuk do të thotë se do të fillojnë menjëherë. Ai ka sqaruar se nuk ka afat për përfundimin e negociatave dhe ky do të jetë një proces i gjatë. Sipas tij, do të vlerësohen arritjet e vendeve adekuate. ZHAN KLOD JUNKER, PRESIDENT I KE-SË “Fillimisht nevojitet miratim nga Këshilli Evropian, përkatësisht në gjashtë muajt e ardhshëm do të dijmë edhe qëndrimin e Këshillit të BE-së. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevoj për…
Komisioneri për zgjerim Johanes Han dorëzoi sot personalisht raportin e progresit për Maqedoninë në duart e kryeministrit Zoran Zaev. Han kërkoi zbatim në praktikë të të gjithë reformave të miratuara. Zaev nga ana tjetër premtoi se do të punojnë intensivisht që pas dy muajsh Këshilli të japë datën për fillimin e negociatave me BE-në. Han takoi edhe aktorët e tjerë politik në vend, ndërkohë që në çdo moment pritet edhe një takim mes kryeministrit dhe përfaqësues së lartë të BE-së Federika Mogerini.
Pas vizitës së përfaqësues së lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së. Federika Mogerini dhe eurokomisarit Johanes Han, në vizitë zyrtare do të vjen edhe kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, njofton Zhurnal. Tusk do ta viziton Republikën e Maqedonisë në kuadër të turneut të tij në Ballkanin Përendimor, nga 24 deri 28 prill kur pritet që të vizitojë edhe Shqipërinë, Bosnje Herecegovinën, Serbin dhe Malin e Zi në kontekst të përgatitjeve për Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet më 17 maj në Sofje të Bullgarisë.