Sipas disa mediave maqedonase, statuja gjigante e “Aleksandrit të Madh” në sheshin e Shkupit që kishte një vlerë ndërtimi prej 10 milionë euro është në radhë për tu dislokuar. Ministria e Kulturës ka pranuar se ka elaborat për shqyrtimin e kësaj përmendoreje që është në listën e dislokimit të mundshëm, bashkë me përmendoret e “Nënë Terezes” dhe “Qoseto”, e cila është dislokuar kohë më parë. Megjithatë kryeministri Zoran Zaev në intervistën për TV24 ka theksuar se kjo përmendore nuk do të rrënohet apo dislokohet dhe se ajo nuk është çështje në bisedimet me palën greke. Procedura hetimore për ndërtimin e…
Author: Adijat
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, ndërsa pritet që të fryj erë e lehtë. Temperaturat do të arrijnë nga 18 gradë celsius e deri më 26 gradë celsius. Gjithashtu edhe në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë që do të arrijë deri 23 gradë celsius.
Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën e Prokurorisë Publike Speciale “Tanku” i cili ka të bëjë me blerjen e “Mercedesit” me vlerë prej 600 mijë euro. Për këtë lëndë të PPS-së të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish ministri ndihmës në MPB Gjoko Popovski. Por në seancën e fundit , Gjykata solli vendim që Gordana Jankullovska të gjykohet në proces të ndarë, sepse dorëzoi vërtetim mjeksëor për shtatzëni të rrezikshme. Ndërsa avokatët e të akuzuarve në këtë rast kanë kërkuar përjashtim të Këshillit Gjyqësor dhe të gjykatësve nga…
Delegacioni i udhëhequr nga ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe guvernatori i Bankës Popullore Dimitar Bogov, prej sot marrin pjesë në Takimet pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington. Gjatë vizitës është paraparë që delegacioni të takohet me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës Qendrore të Evropës dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC). Fokusi i bisedimeve do të jetë bashkëpunimi aktual dhe i ardhshëm i Maqedonisë me të dy institucionet.
Më 27 prill do të realizohet takim i ri në Vjenë, ndërmjet dy ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias, dhe ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic Informacioni që do të mbahet takim është nxjerrë nga një pjesë e mediave greke, por pa pasur diçka të konfirmuar zyrtarisht ose që të demantohet. Portali informativ “IN” bënë të ditur që temë bisede sigurisht që mund të jenë periudha kohore, diçka që u theksua edhe në takimin në Ohër.
Shirley Cloyes DioGuardi, ekspertja e çështjeve ballkanike nga LQSHA para kongresmenëve në Kongresin Amerikan solli faktet se si shqiptarët në Maqedoni, ndonëse janë në numër të madh si komunitet, me rreth 30 të popullatës së përgjithshme, ende nuk gëzojnë të drejta të plota, siç është ajo e përdorimit të gjuhës, apo trajtimit të tyre si qytetarë të dorës së dytë. Duke vënë theksin te paefektshmëria e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila zgjidhi luftën në Bosnje por nuk arriti të zgjidhë konfliktin në Ballkan, zonja Cloyes DioGuardi shprehu qëndrimin se SHBA duhet me patjetër që të fokusohet së pari në çështjen…
Maqedonia dhe Turqia u përballën me incidente të njejta, gjegjësisht me atë që ndodhi në vitin 2016 pas tentimit për puç në Turqi dhe pas hyrjes së dhunshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Dhe pikërisht këto dy ndodhi tregojnë se të dy Parlamentet, dy shtetet ndajnë përvojë të njejtë dhe probleme të njejta në zhvillimin e demokracisë dhe institucioneve, ka theksuar sot Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi pas takimit në Ankara me spikerin e parlamentit turk, Ismail Kahreman, transmeton Zhurnal. Xhaferi tha se dyja shtetet nuk kanë çështje të hapura, Turqia e mbështet Maqedoninë që nga mëvetësimi…
Punëdhënësit gjermane, sot me anë të një konference për media do t’iu drejtohen qytetarëve të Maqedonisë, lidhur me mundësitë e punësimit në Gjermani. Elvira Memeti nga Opportunity Center thotë se kushtet e këqija të punës dhe papunësia e madhe bëjnë që të rinjtë të kërkojnë një zgjidhje tjetër. “Qendra jonë ofron punësim për të gjitha fushat, me theks të veçantë në sferën e shëndetësisë. Ofrojmë mundësi për një të ardhme më të mirë, për një mirëqenie më të mirë socio-ekonomike. Interesi është shumë i madh, ndërsa arsyet janë të kuptueshme. Këtu kushtet e punës në krahasim me perëndimin janë shumë…
Në Gjykatën Penale sot është caktuar seancë e re dëgjimore për lëndën e PSP-s “Toplik” në të cilën akuzohen ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, dhe 5 persona tjerë për shitjen e parcelës ndërtuese në Sopishte. Janakievski, si udhëheqës i Ministrisë për transport dhe lidhje, në kundërshtim me Ligjin për Prokurorim Publik formoi Komision për oferta publike ku urdhëroi të zgjidhet blerës dhe në tokën shtetërore të ndërtohet kompleksi luksoz Qyteti i Diellit në Sopishte, edhe pse kompania nuk i plotësote kushtet për këtë. Nga dëshmitë, sipas PSP-s, del se për shkak të prishjes së marrëveshjes për faj…
Pothuaj gjashtë nga 10 grekë pajtohen me zgjidhjen për emër të përbërë për përdorim të përgjithshëm, në gjuhën maqedonase pa përkthim, i shoqëruar me ndryshimin e Kushtetutës dhe pyetjet lidhur me irredentizmin, tregon hulumtimi i opinionit publik i kryer nga agjencia Palmos Analysis, për portalin informativ Tvxs.gr. Më konkretisht, 49 për qind nga të anketuarit janë përgjigjur se pajtohen, tetë ndoshta pajtohen, 24 për qind nuk pajtohen, ndërsa dy për qind ndoshta nuk pajtohen. Ndryshim të rëndësishëm të mendimit publik në lidhje me çështjen e Maqedonisë shihet në hulumtimin e Palmos Analysis për Tvxs.gr, sepse shumica e qytetarëve përkrahin zgjidhje të përbashkët të pranueshme për emrin, që do…
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, tha se rekomandimi i pakushtëzuar është rezultat i punës së të gjitha institucioneve në vend. Osmani gjatë prezantimit të “Analizës krahasuese të raporteve të KE-së për Maqedonisë” ka sqaruar se qëllimi i planit 3-6-9 ishte që të qetësojë situatën turbulente dhe devijimin e vendit nga rrjedhat normale dhe ta kthejë atë në drejtim normal. Ai tha se që nga fillimi kanë pasur marrëveshje joformale me Komisionin Evropian se nëse vendi angazhohet dhe punon, KE do të vlerësojë atë punë. Ndërkohë, Osmani po ashtu ka paralajmëruar edhe një plan të ri që ka të bëjë…
Vërejtjet në raportin e Komisionit Evropian pasqyrojnë gjendjen reale për ekonominë e vendit. Numri dy i Qeverisë Koço Angjushev pranon se ka një ekonomi gri, që është e pranishme në të gjitha sferat e shoqërisë por premton se Qeveria do të punojë për të zhdukur ekonominë joformale, si dhe për masa më të mira për të rinjtë. “Duke filluar nga produktet bujqësore, mënyra se si ato janë blerë, dhe si shiten në tregun me shumicë, si shpërndahen në tregjet, e gjithë kjo është jashtë sistemit financiar të Maqedonisë dhe ne duhet ta luftojmë atë dhe ne do te formojmë aktivitete…