Author: Adijat

Ka filluar gjykimi për rastin “Titanik2” lidhur me manipulimet zgjedhore në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Por sapo filloi, gjykatësi Ognen Stavrev u desh që ta anulojë për shkak se prokurorja Fatime Fetai e dorëzoi akuzën e plotësuar të lëndës. Në akuzën e re të cilën e kishte pranuar Këshilli i Gjykatës Penale, më nuk figurojnë gjykatësit administrativ pasi këshilli nuk kishte parë prova të mjaftueshme për ti vendosur në listën e të akuzuarve. I akuzuari kryesor në këtë proces është lideri i partisë opozitare PDSH, Menduh Thaçi. Pas tij është ish anëtari i propozuar nga PDSH në KSHZ Bedredin Ibraimi.…

Lexo më Shumë

Asnjë polic i dyshuar për torturimin e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës nuk është dënuar deri më tani. Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit që kur pjesëtarë të Grupit të Kumanovës kanë njoftuar avokatët dhe opinionin se ndaj tyre ushtrohet dhunë sistematike gjatë sjelljes në gjykatë dhe kthimit në burg, deri sot nuk ka asnjë dënim lidhur me këtë sjellje, shkruan Lajm. “Jo që nuk janë dënuar, por nuk është ngritur as aktakuzë ndaj ndonjërit prej tyre”, deklaroi për Gazetën Lajm avokati i disa prej të arrestuarëve, Naser Raufi, duke shprehur revoltë ndaj mungesës së sanksioneve për…

Lexo më Shumë

Nga ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftojnë se 1 maji (e martë), është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Në të njejtën kohë, nga kjo ministri ua urojnë të gjithë qytetarëve Ditën e punëtorëve.

Lexo më Shumë

Komisioni parlamentar për monitorimin e punës së DSK-së dhe Agjencisë së Inteligjencës, shqyrtoi raportet vjetore të dy organeve të lartpërmendura të sigurisë. Për shkak të përmbajtjes së klasifikuar, anëtarët e komisionit dhe drejtorët e DSK-së dhe Inteligjencës nuk dhanë detaje nga raportet. I pari DSK-së, Goran Nikollovski theksoi se është duke u hartuar telegram për nevojën e ndryshimit të mentalitetit në shërbimet sekrete. Por, Ejup Alimi i BDI-së ka kërkuar nga DSK-ja lehtësimin e procedurës për marrjen e nënshtetësisë. “Përgjigjet për pëlqim për shtetësinë t’i japin në kohë më të shkurtër. Ata premtuan se kanë filluar me ndryshimin e procedurave,…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën e Tetovës vazhdon marrja në pyetje e të dyshuarve për vrasjen e Naip Rexhepit nga Kumanova. Më 5 prill në selinë e BDI-së në Tetovë, dy fraksionet e këtij subjekti nga Kumanova realizuan takim me kreun e partisë. Në mbledhjen e asaj dite për kryetar dege është caktuar Fatmir Idrizi. Burime partiake asokohe për Alsat M bëjnë të ditur se brenda hapësirave partiake, situata nuk ka qenë e tensionuar por një zënkë mes dy personave pjesëmarrës ne mbledhje ka bërë që pas grupet e tyre të takohen në rrugë për t’u përleshur kështu fizikisht dhe më pas edhe…

Lexo më Shumë

Negociatat ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, situata në Kosovë dhe situata në rajon, do të jetë pjesë e temave për të diskutuar dhe reciprokisht të informuar mes  Kryeministrave të Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Serbisë sot në Bukuresht, sipas agjencisë së lajmeve greke ANA-MPA. “Sipas burimeve qeveritare, të katër udhëheqësit do të koordinojnë hapat e tyre në prag të Samitit të Sofjes, pasi ato mbështesin perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Serbinë. Kryeministri grek kishte propozuar ringjalljen e Agjendës së Selanikut për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, propozimi u pranua, shkruan agjencia greke e lajmeve, duke shtuar se takimi do të jetë…

Lexo më Shumë

Në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve nga vendet e Bashkimit Evropian, që po mbahet më 23 dhe 24 prill në Talin, Estoni, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi ka realizuar takim bilateral me kryetarin e Këshillit Nacional Austriak, z. Volfgang Sobotka. Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin, sidomos për atë që realizohet drejtpërdrejtë para ndërmarrjes së kryesimit të Austrisë me Këshillin e BE-së, që është sinjal i fuqishëm për përkrahjen e fuqishme të proceseve eurointegruese të Republikës së Maqedonisë. Kryetari Sobotka, ka konfirmuar se Austria e mbështet Republikën e Maqedonisë në proceset…

Lexo më Shumë

Seanca për rastin “Titanik 2” u anulua shkaku se Fatime Fetai e dorëzoi akuzën e re, pa gjykatësit administrativ të cilët edhe pse Prokuroria Speciale i përfshiu në akuzë, Këshilli i gjykatës penale nuk ia pati pranuar, raporton SHENJA. Gjykatësi Ognen Stavrev u lejoi avokatëve që të lexojnë akuzën së bashku me të akuzuarit Menduh Thaçi, Sasho Mijallkov, Sasho Srcev, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe të tjerë. Seanca e sotme ishte e para për këtë rast që është lidhur për manipulime zgjedhore. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Një delegacion i lartë i diplomatëve të shquar, i kryesuar nga ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord Robertson, sot do të qëndrojë në Shkup. Delegacioni do të pritet prej kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa në përbërje të tij janë edhe Rosen Plevneliev, ish-president i Republikës së Bullgarisë, Lordi Kristofer Geid, ish-sekretar privat i Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, ambasador dhe anëtar i Këshillit Atlantik, Alen Le Roa, ambasador i Republikës së Francës, Gjenerali Berni Vajt Spaner ish-Komandant i forcave tokësore britanike, Zoran Çiçak, këshilltar i Punëve të Jashtme, Mark Lejti, ish-këshilltar special për komunikime i Sekretarit të Përgjithshëm dhe zëdhënës i…

Lexo më Shumë

Në komisionin për çështje Evropiane sot fillon shqyrtimi i raportit të Komisionit Evropian për progres të Maqedonisë në lidhje me fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Raportin e KE-së përpara deputetëve do ta prezantoj euroambasadori Samuel Zhbogar. Në seancë do të kenë fjalim edhe kryeministri Zoran Zaev, ndërkaq konkluzion do të japë edhe Daniel Server nga Universiteti i Uashingtonit “Xhon Hopkins”. Ndryshe, Maqedonia ka marrë rekomandim të pakushtëzuar në raportin e KE-së, por vendimi përfundimtar për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, Këshilli i Evropës do ta sjell në qershor.

Lexo më Shumë

Sot, në Gjykatën penale do të mbahet seancë për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Trust”, ku i akuzuar i parë është sipërmarrësi Sead Koçan, kurse të akuzuar të tjerë janë edhe 5 individë të tjerë, dy fizikë e kurse 3 juridik, mes të cilëve edhe sipërmarrjet “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” për pjesëmarrje në tender në Termocentralet e Maqedonisë. Sipas aktakuzës, Sead Koçan dhe të akuzuarit e tjerë me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tender në ELEM në vlerë prej 17 milionë denarë. Lënda, siç njoftoi PSP-ja, është formuar në bazë të bisedave të përgjuara nga të cilat dy të publikuara…

Lexo më Shumë

33 gra vitin e kaluar kanë denoncuar në polici se u janë shkaktuar lëndime trupore, dhe po aq meshkuj kanë treguar se janë dhunuar psiqikisht nga gratë. Këto janë të dhëna zyrtare të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Manastir sipas të cilave, gjatë vitit 2017 janë parashtruar 94 padi penale për dhunë familjare në këtë qytet.. Në 36 raste viktimat kanë thënë se kanë qenë me lëndime trupore, prej të cilëve 3 kanë qenë burra dhe 33 gra. Nga gratë, 18 kanë qenë bashkëshorte, të tjerat nëna apo ish-bashkëshorte. /koha.mk/

Lexo më Shumë