Author: Adijat

Prokurori Publik, Lubomir Joveski ka informuar se po zhvillohen hetime për mundësinë e përfshirjes së prokurorëve në fshehjen e fakteve për dhunën e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend, shkruan portali sudstvo.mk. Sipas këtij portali, në komunikatën e prokurorisë nuk përmenden emra, por më tej thuhet se në periudhën kritike me Prokurorinë e Shkupit ka udhëhequr Gordana Geshovska. Kjo prokurori ka udhëhequr hetimet dhe në ditët e para pas incidentit të 27 prillit ka ngritur disa akuza me kualifikimet pjesëmarrje në turmë. Por vetëm një muaj më vonë në hetime u kyç Prokuroria për ndjekjen e krimit të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot viziton komunën e Dojranit, ku do të kyçet në aksionin për rregullimin dhe pastrimin e kësaj qyteze dhe bregut të liqenit, aktivitet që zhvillohet në kuadër të organizatës së Bashkësisë së Njësive të Vetqeverisjes Lokale në Maqedoni. Por ai do të marrë pjesë edhe në aktivitete tjera të organizuara nga kjo komunë dhe komuna e Valandovës. Siç bëhet e ditur, Zaev do të ketë deklaratë edhe për mediat ku do të flas për zhvillimet aktuale në vend, përfshirë procesin për zgjidhjen e emrit dhe rikonstruimin e Qeverisë. (INA)

Lexo më Shumë

Gjatë muajit të kaluar rreth 400 të rinj nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës kanë shkuar drejt vendeve të BE-së, dhe se nëse vazhdon ky trend do të jetë rrezik. Kjo është theksuar nga kryetari i njërit krah të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi në debatin në televizioni 1TV. “Patriotizmi më i madh është që të çosh Maqedoninë në BE dhe NATO dhe të sigurish punë për të gjithë, për shkak se siç po shkojnë punët kështu, nuk ka kush të ngelet në këtë vend. Vetëm nga Sllupçani muajin e kaluar rreth 400 veta kanë ikur drejt vendeve europerëndimore. Çka…

Lexo më Shumë

Numri i bastoreve dhe lojërave të fatit në vend ndër vite është rritur dukshëm dhe tashmë ato i gjen në çdo cep, madje edhe në afërsi të institucioneve edukative. “Gjendemi këtu në afërsi të dy shkollave njëra fillore dhe njëra e mesme, po ashtu edhe një çerdhe për fëmijë, e ndërsa në mesin e tyre janë pikërisht 2 bastore sportive”. Qytetarët shprehen të shqetësuar për këtë fenomen. Ata thonë se një gjë e tillë nuk duhet aspak të ndodhë dhe shteti duhet të investojë në gjëra me vlerë për shoqërinë. “Në çdo cep të kemi bastore nuk është aq mirë,…

Lexo më Shumë

Sonte, kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka qenë i ftuar në emisionin “Brifing” të udhëhequr nga Aco Kabranov. Gashi ka thënë se BESA nuk do mendonte të përfshihet në Qeveri, por për shkak të situatës aktuale politike në të cilën ndodhet Maqedonia, pra meqë jemi para një momenti hostorik ku duhet të dihet qartë se kush në cilën anë ka qenë, prandaj ne duam të ndihmojmë qeverinë që të stabilzojmë dhe rregullojmë çështjes kryesore të shtetit që kanë të bëjnë edhe me gjeopolitkën. “Ne duam të rregullojmë diçka në qeveri dhe jo konfliktet e brendshme t’i dërgojmë edhe në…

Lexo më Shumë

Në Selanik dje u mblodhën ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë, Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë, të cilët diskutuan mënyrat për përmirësimin e bashkëpunimit mes vendeve të tyre në të gjitha drejtimet si në politikë, ekonomi, kulturë, edukim dhe shoqërinë civile, deklaroi në një konferencë për shtyp, ministrja bullgare Ekaterina Zaharieva. Ky ishte takimi i tretë i këtij formati, ku morrën pjesë edhe delagacione nga ministritë e Punëve të Brendshme dhe të Transportit. “Ne, vendet e Ballkanit, kemi kuptuar rëndësinë e integrimit, veçanërisht me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo lidhet gjithashtu me perspektivën europiane të këtyre vendeve”, tha zëvendëskryeministrja…

Lexo më Shumë

Me disa ngjarje dhe aktivitete sot do të shënohet Dita e Policisë së Maqedonisë. Pasdite në Ohër do të mbahen disa ushtrime promovuese nga ana e njësiteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndërsa në Shkup do të mbahet takimi i dytë ndërkombëtar i Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë, në kuadër të së cilit do të mbahen disa gara rekreative në qitje, me përfaqësues nga dhjetë vende evropiane.

Lexo më Shumë

Në shënimin e Ditës Botërore të lirisë së medias, tregut medial në Maqedoni, nga dita e sotme, i bashkëngjitet një nga mediat më prestigjioze shqiptare dhe më me peshë në rajon e më gjerë Tv Klan nga Shqiperia. Art Channel dhe TV Klan sot nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi ku Art Channel do te fusionohet në Klan. Aki Etemi dhe Aleksandër Frangaj përshëndetën këtë nismë duke e siguruar opinionin se do të sjellin një frymë të re mediale në Maqedoni, ajo e cila i ka munguar deri më tani tregut vendas. Aki Etemi theksoi se kjo ka qenë një ide e kahmotshme…

Lexo më Shumë

Agjencia e lajmeve Makfax raporton se Prokuroria Speciale Publike (PSP) është futur në NP “Posta e Maqedonisë”, ku janë kërkuar dokumente që lidhen me procedura para hetimore. Sipas kësaj agjencie, PSP-ja ka vizituar edhe disa institucione tjera, nga ku ka marr të dhëna. PSP-ja nuk e ka pohuar, por as mohuar këtë informacion, ndërsa Makfax shkruan se janë kërkuar dokumente të aspektit financiar dhe juridik.

Lexo më Shumë

Kryeminsitri Zoran Zaev dhe deputeti Vlatko Gjorçev sot nuk do të dëshmojnë në seancën gjyqësore për tentativë vrasje ndaj Zijadin Selës më 27 prill të vitit të kaluar. Zaev sot nuk mundet të paraqitet në Gjykatë për shkak të angazhimeve të punës, ndërsa ftesën e Gjorçevit e ka pranuar ndihmësja e shtëpisë së tij. Përndryshe sot si provë shtesë në gjykatë do të prezantohen video-incizime nga ngjarjet e përgjakshme në Kuvend. Vazhdon gjykimi për sulmin ndaj Selës më 27 prill Në Gjykatën Penale sot do të mbahet seancë e re dëgjimore për të akuzuarit në veprën tentim për vrasje ndaj…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, sot ishte në vizitë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, njëherazi nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri. Arsyeja e vizitës ishte vendosja e urave të komunikimit mes Lëvizjes Besa dhe LDK-së, ndërsa kryetari Gashi – edhe si deputet i zonës së dytë zgjedhore, u interesua edhe për bashkëpunimin në nivel komunal. Duke vlerësuar orientimin politik, z. Haziri shprehu gatishmëri dhe vullnet të mirë që ta intensifikojë bashkëpunimin ndërpartiak dhe ndërshqiptar, gjithë kjo në kuadër të vlerave të përbashkëta, por edhe synimit të përbashkët për integrim euro-atlantik.

Lexo më Shumë

Sot në Gjykatën Penale do të vazhdojë gjykimi për lëndën e PSP-s “TNT”. Lënda ka të bëjë me shkatërrimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canovski. Që të 7 të akuzuarit, mes të cilëve edhe ish kryeministri dhe ish kryetar i VMRO-DPMNE-s Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe ish kryetari i komunës së Gazi babës, Toni Trajkovski, janë deklaruar të pafajshëm. Gjykata Supreme javën e kaluar solli vendim të mos i përjashtoj gjykatësit në “TNT”, siç kërkoi mbrojtja. Sipas PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 bënë vepër kriminale duke e shkatërruar kompleksin ” Kosmos” nisur…

Lexo më Shumë