Gjatë muajit të kaluar rreth 400 të rinj nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës kanë shkuar drejt vendeve të BE-së, dhe se nëse vazhdon ky trend do të jetë rrezik. Kjo është theksuar nga kryetari i njërit krah të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi në debatin në televizioni 1TV.
“Patriotizmi më i madh është që të çosh Maqedoninë në BE dhe NATO dhe të sigurish punë për të gjithë, për shkak se siç po shkojnë punët kështu, nuk ka kush të ngelet në këtë vend. Vetëm nga Sllupçani muajin e kaluar rreth 400 veta kanë ikur drejt vendeve europerëndimore. Çka ligji për
gjuhën kur populli po ikën, andaj duhet reforma dhe punë dhe jo populizim dhe nacionalizëm bosh”, ka theksuar Gashi, transmeton Maktel. (INA)
Data 27.10.2026
Aktuale
- Gashi priti Haxhiun, në fokus bashkëpunimi parlamentar dhe integrimi evropian
- 25-vjeçarja denoncon se është sulmuar fizikisht në oborrin e shtëpisë nga një 20-vjeçar në Reçicë të Vogël
- Arrestohet 69-vjeçari, i sekuestrohen pushkë gjahu, kurthe dhe 13 kilogramë mish kaprolli
- Alarm në Tetovë: Zhduket një 14-vjeçare, policia në kërkim të saj
- Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore në Maqedoninë e Veriut
- Pasaporta e Maqedonisë renditet e 64-ta në botë, qytetarët pa vizë mund të udhëtojnë në 114 vende
- Raporti i KLSH për qarkullimin rrugor në Tiranë: Rreth gjysma e kamerave jashtë funksionit edhe para nisjes së protestave
- A ishte Arlinda Zekaj një viktimë e sistemit? Pyetja e saj tragjike para vrasjes


