Author: Adijat

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2161129380594569/ Në njē Konferencë për shtyp e Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Dega Tetovë, Altrim Mahmuti, i cili se bashku me Kryesinë e Degës së ASH Tetovë, kërkoi pergjegjësi politike për premtimet e parealizuara të kyetares aktuale, Teuta Arifi. Gjithashtu, nga Dega e ASH-Tetovës informuan opinionin se kjo degë ka kërkuar zyrtarish nga Agjensioni për Revezion Shtetëror që të kryejë Revizion në Komunën e Tetovës dhe kryetares së saj Teuta Arifit! https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2161129380594569/

Lexo më Shumë

Ministri i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës, Damjan Mançevski tha se kryeministri personalisht i zgjedh këshilltarët e tij. “Rastet nuk kanë të bëjë me administratën, por këshilltarët e kryeministrit”, tha ministri, kur u pyetën në lidhje me listën e re për punësimin e 56 këshilltarë në Qeveri. Mancevski shtoi se numri i këshilltarëve ishte dukshëm më i ulët sesa më parë dhe disa prej tyre janë të angazhuar pa ndonjë kompensim financiar. Ministri ka folur edhe rreth angazhimit të Xhezair Shqirit si këshilltar për çështje të sigurisë dhe të luftimit të ektremizmit. Ai ka se këtu nuk ka asgjë për t’u…

Lexo më Shumë

Ekipi i avokatëve të ish kryeministrit Nikolla Gruevski ka kërkuar nga gjyqi përjashtimin e prokurorëve special Lençe Ristovska dhe Stevço Donev në kuadër të rastit “Tanku” si dhe përjashtimin nga lënda të prokurores speciale Katica Janeva. Avokati Dimitar Dangov, ka dorëzuar kërkesën e këtillë deri tek gjyqi në rastin ku Gruevski dhe Gjoko Popovski gjykohen për furnizimin jolegal të mercedesit luksoz, ndërsa detaje se çka përmban kërkesa para gjyqit nuk janë dhënë. 

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë shpreh pakënaqësi nga mënyra se si Gjykata Civile në Shkup dhe Gjykata e Apelit në Shkup, zbatojnë Ligjin për përgjegjësi civile për shpifje dhe fyerje. Pavarësisht dispozitave të qarta të ligjit, të cilat rregullojnë përgjegjësinë e publikimeve elektronike, këto gjykata vazhdojnë t’i refuzojnë paditë për shpifje dhe fyerje kundër mediave onlajn me sqarim shumë joserioz dhe tendencioz se ato nuk janë media, ndërsa njerëzit që punojnë aty nuk janë gazetarë. Sipas SHGM-së, kjo sjellje e papërgjegjshme dhe joprofesionale e disa gjykatësve do të thotë tentim për të licencuar mediat dhe gazetarët, që paraqet praktikë jodemokratike…

Lexo më Shumë

Dje  rreth orës 12.30 minuta, në rrugën lokale Tetovë-Falishtë në afërsi të mbikalimit të autostradës Tetovë –Shkupë, ka ndodhur aksident trafiku në të cilën pjesëmarës kanë qenë: vetura ,,Ford Ka,, me targa të Gostivarit, drejtuar nga 22- vjeçari V.I. nga Tetova, dhe motoçikletë ,, Honda,, me targa të Shkupit, e drejtuar nga 23-vjeçari F.Q. nga fshati Pallçisht i Epërm. Në aksident, motoçiklisti F.Q. dhe bashkëudhëtari i tijë 26 vjeçari B.L. nga Tetova, kanë marë lëndime trupore, janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës ku pas dhënjes së ndihmës mjeksore, janë ndaluar për mjekim të mëtutjeshëm. Janë kryer hetimet në vendin…

Lexo më Shumë

Nesër nga ora 11:00 në pikën kufitare Llojan-Miratoc, nga Komuna e Likovës në pjesën e Republikës së Maqedonisë dhe Komuna e Preshevës në pjesën e Republikës së Serbisë në mënyrë paqësore për nder të Ditës së Evropës, do të grumbullohen, dhe siç njoftojnë do të dërgojnë një mesazh të qartë: “Duan qarkullim të lirë, duan hapjen e kufirit!”. Gjithashtu thuhet se Komuna e Preshevës do ta ngrejë zërin e saj tek Qeveria e Republikës së Sërbisë, ndërsa Komuna e Likovës tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Por bëjnë thirrje tek të gjithë që të marrin pjesë masovikisht, dhe gjithashtu në…

Lexo më Shumë

Shpenzimet e jetesës në prill të këtij viti shënojnë rritje prej 0.3 për qind në raport me muajin paraprak, ndërsa në raport me prillin e vitit të kaluar 1.4 për qind, bëri të ditur Enti Shtetëror Statistikor. Sipas të dhënave të publikuara shpenzimet e jetesës në prill në raport me muajin e kaluar shënojnë rritje prej 0.3 për qind, ndërsa në raport me prillin e vitit të kaluar tre për qind. Rritje të indeksit të shpenzimeve të jetesës në prill të vitit 2018, në krahasim me muajin e kaluar, është shënuar te perimet e freskëta dhe të ngrira, përveç patates…

Lexo më Shumë

Nga mesi i kësaj jave, në qytetin e  Tetovës dhe të Gostivarit do të fillojnë manifestimet e maturës, kurse më vonë edhe të gjysëmmaturës, të cilat me padurim i presin nxënësit e viteve të katërta të shkollave të mesme, dhe të nëntëvjeçarët e këtij rajoni. Prej kësaj edhe kanë filluar pregaditjet për këto mbrëmje. Me qëllim që manifestimet të kalojnë të sigurta dhe pa probleme, SPB Tetovë, apelonë deri te Maturantët të përmbahen dhe të mos i shfrytëzojnë veturat e tyre ose të prindërve të tyre, për transport deri te objektet hotelerike, dhe nëse vërtetë kanë vendosur ti shfrztëzojnë veturat,…

Lexo më Shumë

Rreth orës 18.00, personi J.Ç. nga fshati Çegran-Gostivar, duke çmontuar elementet nga skelet metalike, në të cilën ka punuar në fshatin Forinë, ka humburë baraspeshën dhe është rrëzuar në platformën e fundit të skeles. Nga SPB-ja në Tetovë thonë se nga rrëzimi, J,Ç. ka marë lëndime të rënda trupore, (frakturë në këmbën e majtë), nga ku është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid murat,, në Gostivar, ku pas dhënies së ndihmës mjeksore i njëjti është dërguar në klinikat e Shkupit, si dhe janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, dhe po punohet në zbardhjen e rastit dhe shkaqet e rrëzimit.

Lexo më Shumë

“Financial Times” në analizën e saj për situatën në Maqedoni me titull “E ardhmja e brishtë e Ballkanit varet nga Maqedonia” thotë se pas 20 takimeve të të ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, duhet që të gjendet zgjidhje për kontestin me emrin, ndërkaq më pas ajo do të dërgojë porosi deri te tërë rajoni dhe do të ndihmojë që ta stabilizojë politikisht, njofton Portalb.mk. “Bisedimet kanë për qëllim që të gjendet kompromis për emrin e Maqedonisë tanimë po afrohen drejt kulminacionit. Shefat e diplomacive të Greqisë dhe të Maqedonisë janë takuar 20 herë. Nëse arrihet marrëveshje do të dërgohet…

Lexo më Shumë

Nxënësit e ciklit të ulët të shkollës fillore “Naim Frashëri” nga qyteti i Kumanovës, kanë vizituar Universitetin e Tetovës, ndërsa drejtuesit e kësaj shkolle, në kuadër të agjendës së tyre për të realizuar vizita në institucione të rëndësishme në vend, kanë përzgjedhur pikërisht UT-në për ta vizituar dhe për t’i njohur nxënësit e tyre me veprimtarinë arsimore dhe shkencore që e zhvillon ky institucion i arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë. Filloristët shqiptarë nga Kumanova në UT u pritën nga profesorët e Fakultetit Filozofik, Doc. Dr. Kushtrim Ameti, Doc. Dr. Lulzim Murtezani dhe përgjegjësi i protokollit…

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2160198564020984/ Kjo është rruga që shpie për tek banjat e Tetovës. Etapat  e punimeve për rregullimin e kësaj rruge të financuar nga Komuna e Tetovës, Agjencioni për zhvillim rural dhe Banka Botërore, janë realizuar prapshtë. Këtë e tregojnë më së miri pamjet që shihni, por edhe vet qytetarët.  Këta të fundit, këtë destinacion e kanë mundësinë e vetme për të ikur nga zhurma dhe ndotja e qytetit. Ata thonë se  rrëshqitjet e dheut përgjatë gjithë rrugës, rrezikojnë jetët e tyre. Rruga është asfaltuar, trotuari është shtruar me pllaka bekaton, mirëpo realizuesit e punimeve nuk kanë vendosur mur mbrojtës apo rrjetë…

Lexo më Shumë