Author: Adijat

Autobusi rrugor e një kompanie private transportuese është djegur këtë mëngjes në rrugën Kërçovë-Gostivar pas kalimit të Strazhës. Autobusi ka transportuar nxënës të cilët po shkonin në ekskursion. Për fat të mirë është tejkaluar fatkeqësia më e madhe që kur shoferi në kohë ka reaguar, e ka ndalur autobusin dhe i ka nxjerr nxënësit në jashtë autobusit, shkruan INA.

Lexo më Shumë

Emërimi i Xhezair Shaqirit, i njohur Komandant Hoxha si këshilltar në kabinetin e kryeministrit Zaev, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion. Analisti politik Alajdin Demiri në emisionin “Top Tema”, tha se duke u nisur nga logjika e së cilës është emëruar komandant Hoxha si këshilltar qeveritar, pa arsimin e duhur është e njëjtë sikur Kryeministri Zaev të shkojë në burg dhe të gjej një shpërndarës droge dhe caktoi në krye të një institucioni përkatës Ai shtoi se komandant Hoxha, para së gjithash nuk e ka nivelin e duhur arsimor , për të qenë kompetent për pozitën e këshilltarit të…

Lexo më Shumë

ara dy javëve kishim mbledhje me Bankën e Këshillit të Evropës. Mbetet që një pjesë e parave për Spitalin klinik në Shtip, ndërsa ne hoqëm dorë nga pjesa që ishte për Qendrën klinike në Shkup në kuadër të kampusit aktual. Ndaj Bankës ne nuk kemi asnjë detyrim për të paguar çfarëdo gjobe. Këtë sot e deklaroi ministri për shëndetësi Venko Filipçe, i cili tha se bëhet fjalë për gjoba të cilat eventualisht do të duhej t’i paguajnë ndaj kontraktuesit me të cilin është nënshkruar marrëveshja. “Ajo ishte kompania italiane “Inso” e cila këtu mori pjesë si partneritet. Ramë dakord së shpejti të kemi edhe…

Lexo më Shumë

Dje, prej ora 18.00-20.50 minuta, është kryer kontrollë në objekt në fshatin Ratajë të Tetovës, i cili ka punuar në mënyrë ilegale, si bastore sportive,  ku cilën pa licencë janë ofruar lojra të fatit. Në objekt është takuar personi M.P. 27- vjeç nga fshati Gllogjë, si i punësuar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë marë me vërtetim: 3 Televizorë, shtëpizë kompjutori, monitorë, printer, lexues barkodi, tastaturë dhe maus. Punohet në zbardhjen të gjitha detaleve në veçanti lidhur me punën ilegale të objektit, kurse ndaj pronarëve do të inicohen padi adekuate.

Lexo më Shumë

Partia opozitare VMRO-DPMNE edhe njëherë përmes një komunikate me shkrim ka drejtuar kritika në drejtim të Qeverisë së Kryeministrit Zaev, gjegjësisht të sundimit të së drejtës në Maqedoni, transmeton Zhurnal. Sipas kësaj partie Gjykata është e robëruar, ndërsa Prokuroria Speciale Publike punon nën urdhër politik të Zoran Zaev. “Çmimi për degjueshmërinë e zbuloi vet Zaev. Shefi për resurse njerëzore në Gjykatën Themelore Shkupi 1, i cili është edhe krahu i djathtë i kryetarit të gjykatës Ivan Xholev, Goran Stamenkovski është emëruar si këshilltarë i Zaevit. Do të fiton para nga kabineti i kryeministrit që të jetë link mes Zaevit dhe…

Lexo më Shumë

CIVIL – Qendra për Liri    ua uron 9 majin, Ditën e fitores mbi fashizmin dhe Ditën e Evropës, të gjithë qytetare/ëve të Republikës së Maqedonisë dhe të botës. Dita e fitores mbi fashizmin, e cila njëkohësisht është edhe Dita e Evropës, për fat të keq, është dita e kujtesës traumatike e qytetareve dhe qytetarëve të Kumanovës dhe gjithë Maqedonisë. Kjo është dita kur filloi lufta 48- orëshe në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ndeshje e ashpër me grup të armatosur kriminel – terrorist. Në përleshjet humbën jetët tetë përkatës të policisë. Deti në ditën e sotme, këtë ngjarje e ndjekin mistere…

Lexo më Shumë

Me rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) organizoi eventin tradicional “Mëngjesi me BE-në”, i cili këtë vit ndodhë në prag të samitit të Bashkimit Evropian në Sofje, në të cilin Maqedonia shpreson të marrë datën për çelje të negociatave aderuese me BE-në, raporton Anadolu Agency (AA). Zëvëndëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në fjalimin e tij para ambasadorëve të BE-së në Maqedoni, përfshirë atë amerikan, tha se kjo datë ka një rëndësi edhe për Maqedoninë, sepse siç tha, banorët e këtij vendi ndjejnë se janë pjesë e Evropës. Megjithatë tha ai, për…

Lexo më Shumë

Këshilltarët nuk marrin certifikata për informacione të klasifikuara të sigurisë. Këtë e tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse një certifikatë e tillë do ta marrë edhe këshilltari Xhezair Shaqiri. “Ky person ka informacion në të gjithë fushat. Në të kaluarën, është vërtetuar se e njeh gjendjen në kufirin verior të Maqedonisë. Unë besoj se ai mund të ndihmojë”, deklaroi Zaev sot pas përfundimit të dëgjimit në seancën gjyqësore prë rastin “Mitmarrja”, ku është i akuzuar. Zaev vuri në dukje se të gjithë këshilltarët angazhohen për një vit dhe gjatë kësaj kohe dëshmohet nëse japin…

Lexo më Shumë

Pjesë e incizimeve për rastin “Ryshfeti” apo “Mitmarrja të kryeministrit Zoran Zaev të cilat u publikuan në Youtube sot janë lëshuar në gjykatë. Gjyqi ka konstatuar se ekzistojnë tre ndërprerje të xhirimit, ndërsa më pas e pyetën Zaevin nëse ajo është zyra e tij. Kryeministri i akuzuar është përgjigjur se incizimi është jo i plotë dhe në fund përsëri është ndërprerë. Me këtë seancë, gjykata e ka përfunduar procedurën për rastin “Ryshfeti” dhe ka caktuar seancë për fjalët përfundimtare më 15 maj.

Lexo më Shumë

Sot, më 9 Maj, në Ditën e Europës, Lëvizja BESA i kthehet kësaj date për ta theksuar jo vetëm rëndësinë e rrëfimit europian, integrimit dhe inkuadrimin në Bashkimin Europian, por edhe të vëmë re se 9 Maji është dita e ngadhënjimit mbi fashizmin. “Kështu, synimi drejt shtigjeve të progresit dhe perspektivës së ndritur dhe beteja me ekstremizat dhe radikalizmat janë mësimi i mirë që të gjithë banorët e Europës, rrjedhimisht edhe ne, duhet ta marrim nga kjo ditë. Në të vërtetë, këto dy pika janë komplementare, sepse beteja me këto vese në fakt është virtyt europian, ndërsa integrimi është ambicie…

Lexo më Shumë

Sot, në Ditën e Evropës Tetova vazhdon të jetë një qytet që është ende shumë larg Evropës, vlerëson EccoGuerilla në pres konferencën e mbajtur sot me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës. Sipas EccoGuerillas, Tetova edhe këtë ditë të Evropës ka kryetare komune e cila mashtron, nuk respekton fjalën dhe nënshkrimin që ka dhënë vet për qytetarët e Tetovës. “Sot, në Ditën e Evropës, është turp të fshehësh informacionet se si harxhohen paratë e qytetarëve nga Komuna dhe Ndërmarrjet Publike. Edhe pse morri përsipër se do jetë transparente dhe do të publikojë raportin financiar për vitin e kaluar dhe…

Lexo më Shumë

Zv. Kryeministri Koco Angjushev thotë se kryeministri Zoran Zaev nuk i ka kërkuar falje SlagjanaTasevës për kërcënimet që Angjushev  i ka drejtuar kësaj të fundit pak ditë më parë. Ai thotë se  Zaev nuk ka kërkuar falje në emër të tij dhe shton se nuk e kupton se përse Slagjana Taseva, kryetare e Transparency International- Maqedoni  ka thënë diçka të tillë. Madje me këtë deklaratë  demantohet  edhe ministrin pa resor  për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski, i cili gjithashtu tha se kryeministri Zaev, në emër të Koco Angjushevit, i ka kërkuar falje Slagjana Tasevës.  “Unë nuk dëgjova se kryeministri…

Lexo më Shumë