Këshilltarët nuk marrin certifikata për informacione të klasifikuara të sigurisë. Këtë e tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse një certifikatë e tillë do ta marrë edhe këshilltari Xhezair Shaqiri.
“Ky person ka informacion në të gjithë fushat. Në të kaluarën, është vërtetuar se e njeh gjendjen në kufirin verior të Maqedonisë. Unë besoj se ai mund të ndihmojë”, deklaroi Zaev sot pas përfundimit të dëgjimit në seancën gjyqësore prë rastin “Mitmarrja”, ku është i akuzuar.
Zaev vuri në dukje se të gjithë këshilltarët angazhohen për një vit dhe gjatë kësaj kohe dëshmohet nëse japin rezultate apo jo. /SHENJA/

