Author: Adijat

Opozita dhe shumica parlamentare kanë gjetur gjuhë të përbashkët për ndryshimet në Kodin Zgjedhor lidhur me zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarit të  Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Propozim-ligji i cili të hënën do të jetë në rend dite në seancë plenare, parashikon kryetari i KSHZ-së t’i takojë opozitës, ndërsa pushteti do të ketë shumcën në komision, mandati i të cilëve do të zgjas 6 muaj. Kordinatori i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev, tha sot se kjo është një zgjidhje  e përkohshme dhe se marrëveshje rreth ndryshimeve më thelbësore në Kodin Zgjedhorë dhe për përbërjen e re të KSHZ-së  pritet të ketë në vjeshtë.  “Duhet…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot duhet të thuhen fjalët përfundimtare ku në rastin “Ryshfeti” i akuzuar është kryeministri i tanishëm i Maqedonisë, Zoran Zaev. Seancën e kaluar në Gjykatë Penale në seancën e rastit “Ryshfeti” është parë videoja që ka të bëjë me rastin dhe e cila është publikuar në “Youtube”, ndërsa e tërë videoja për të cilën akuzohet Zoran Zaev , ishte e lëshuar në seancat e kaluara pa praninë e publikut. Zaevi kërkoi që videoja të lëshohet dhe të jetë publike, por Gjykata e Apelacionit nuk e lejoi të njejtën. Zaev pret vendim gjyqësor që të deklarohet pafajësia e…

Lexo më Shumë

Pas shpekulimeve të djeshme për hyrje përfundimtare të njërit krah të Lëvizjes Besa dhe PDSH-së në Qeveri, burime për Makfax konfirmojnë se koalicioni qeveritar po zgjerohet. Zeqirja Ibraimi nga Besa dhe Bardhyl Dauti nga PDSH-ja do të jenë fytyrat e reja në Ministrinë e Kulturës, respektivisht atë pa resor. Gjatë ditës së sotme pritet zyrtarizimi i këtyre të dhënave.

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme për tentim –vrasjen ndaj liderit të ASH-së Ziadin Sela duhet të dëshmojë deputeti Vllatko Gjorçev. Është ftuar të dëshmojë edhe kryeministri Zoran Zaev, transmeton Medial.mk. Që të dy është dashur të dëshmojnë edhe në seancën e kaluar, por Zaev nuk është paraqitur në seancë për shkak të obligimeve ditore, derisa ftesën e Gjorçevit e ka pranuar ndihmësja e shtëpisë.

Lexo më Shumë

Sezonin veror në Kumanovë do ta begatoj një ngjarje e madhe kulturore e organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve “JEHONA E KARADAKUT“. Festivali “Pena Ime”, i cili do të filloj më 20 qershor, për tre ditë rradhazi, do ti bëjë bashkë pothuajse të gjithë krijuesit shqiptarë dhe të komuniteteve tjera në fushën e artit figurativ, muzikës e poezisë. Kordinatori i këtij projekti shkrimtari Fatos Rushiti bëri të ditur për agjencinë e lajmeve INA se, Klubi tashmë ka shpallur konkursin për pjesëmarrje në festivalin interdiciplinar. Kriteret për artin figurativ: -Të drejtë konkurrimi kanë artistët nga Maqedonia që e kanë të kryer Akademinë…

Lexo më Shumë

Po afrohet data për mbajtjen e Samitit të NATO-s i cili është paraparë në muajin korrik, ndërkaq Maqedonia ende është në fazën e negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit, problem ky i cili pengoi vendin që nga 1999 që të merr ftesën për anëtarësimin në Aleancën. Ish Ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin thotë për Portalb.mk, se edhe nëse Maqedonia nuk merr ftesë për anëtarësim gjatë Samitit, nuk duhet të humbet optimizmi. “Tani jemi në fazën e optimizmit sa i përket eurointegrimeve dhe kjo që nuk duhet humbur edhe nëse nuk marrim ftesë për anëtarësim në Samitin i…

Lexo më Shumë

Pa ujë sot nga ora 10:00 deri në përfundim të punëve do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve ” Nikolla Trimpare” dhe objektet në shtegun e rrugëve“Aminta Treti” dhe “Rajko Zhinzifov” në Komunën Qendër. Siç informojnë nga qendra rajonale për menaxhim me kriza e qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak të kryerjes së lidhjes së rrjetit ujësjellës në rrugën ” Nikolla Trimpare”  numër 10 b, në Komunën Qendër.

Lexo më Shumë

Ndodhemi në një fazë mjaft të ndjeshme të çështjes, thotë shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov nga Haga në një deklaratë të shkurtër për gazetën greke “Ta nea”. Gazetarja këtë deklaratë e interpreton si konfirmim indirekt se është shumë i rëndësishëm progresi i cili është bërë në bisedimet. “Ndodhemi në fazë shumë të ndjeshme për çështjen. Nuk mund të flas publikisht për ngjarjet, përveç se t’ju drejtoj në deklaratat e Nimicit”, ka thënë Dimitrov për “Ta nea”, gjatë mbërritjes në Institutin për marrëdhënie ndërkombëtare Klingendal. Gazeta komenton se shefi i diplomacisë së Maqedonisë nuk e ka përgënjeshtruar mundësinë që…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën penale sot duhet të mbahet seancë e re për lëndën “Target – Fortesa” të PSP-së, ku të akuzuar janë ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK, Nikolla Boshkoski, të cilët ndodhen në paraburgim në Greqi, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovsk dhe ish-drejtori i DSK-së, Sasjo Mijallkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski. Seanca paraprake ishte shtyrë për shkak të procedurës së papërfunduar të ekstradimit që po zhvillohet para Gjykatës supreme në Greqi për dy të akuzuarit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski. Gjykata supreme e Greqisë në…

Lexo më Shumë

Në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Reçicë të Tetovës ka pasur një aksion policor. Në shënjestër të policisë mësohet të ketë qenë një grup që mërej me prodhimin dhe tregtinë e paligjshme të drogës. Alsat mëson se gjatë aksionit janë arrestuar tre persona dhe janë konfiskuar mjetet e provës. Aksioni është zhvilluar në koordinim me MPB-në dhe shërbimet e partnerëve ndërkombëtarë.

Lexo më Shumë

Kuadrot e Aleancës për Shqiptarët vazhdojnë të figurojnë si ushtrues detyre në institucionet Qeveritare edhe 4 muaj e gjysëm pasi kanë deponuar dorëheqjet. Qeveria për çdo muaj  në xhirollogarin e tyre tranferon rrogat edhe pse nga 28 dhjetori i vitit të kaluar nuk shkojnë në punë. Zylfi Adili,  Elmi Aziri, Arta Toçi, Remzi Memedi, në postet sekretar shtetërorë dhe zëvendësministra, të vetmen mënyrë për të bindur qeverinë të konstatojë dorëheqjet e tyre është t’i kthejnë rrogat në xhirollogarinë e qeverisë. Sekretari shtetërorë në Ministrinë e Drejtësisë,  Zylfi Adili, thotë se rrogën nuk e kthen, derisa nuk shkarkohen zyrtarisht nga funksioni,…

Lexo më Shumë

Prokuroria speciale publike do të punësojë 13 persona në kohë të pacaktuar. Sipas konkursit për punësim PSP ka nevojë prej pesë këshilltarëve të lartë, dy këshilltarë ekonomistë, dy bashkëpunëtorë të lartë profesional, një referent- arkëtar, një referent më të ri në sektorin për hetime financiare dhe dy furnizues. Neto paga në varësi prej vendit të punës sillet prej 15.200 deri 28.600 denarë.

Lexo më Shumë