Dje në ora 13:26 në spitalin e qytetit në polici është lajmëruar se është sjellë një grua me inicialet V.K (63) nga fshati Kuçevishtë e Shkupit, me lëndime të rënda trupore nga një fatkeqësi në Bit Pazar. Ajo është goditur me motor të drejtuar nga një person i panjohur i cili e ka braktisur vendin e ngjarjes, transmeton Medial.mk. Merren masa për zbardhjen e rastit.
Author: Adijat
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot merr pjesë në Konferencën “Investimet e ardhshme: Ballkani Perëndimor”, organizuar nga presidenca bullgare me Bashkimin Europian dhe Forumi bullgar për udhëheqës të biznesit. Konferenca mbahet në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Sofje. Gjatë qëndrimit të tij në Sofje, Bekteshi do të zhvillojë një takim dypalësh me Ministren e Turizmit të Republikës së Bullgarisë Nikolina Angelova, dhe do të marrë pjesë në takimin e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev me kryeshefin ekzekutiv të Bankës Botërore, Kristalina Georgieva.
Eurokomesari për zgjerim, Johanes Hahn në një intervistë për gazetën greke “Ta nea”, shprehu bindje se mund të arrihet zgjidhje për emrin. “Duke pasur parasysh përpjekjet e të dy liderëve me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Kombeve të Bashkuara, Methju Nimic, jam i bindur se mund të gindet zgjidhje. Se ku do të ndodhë ky vendim ende nuk e dimë por me rëndësi është që të ketë marrëveshje. E rëndësishme është që dy liderët të arrijnë kompromis që është i pranueshëm për të dyja palët. Zgjidhja nuk është e mirë vetëm për IRJM por edhe për tërë rajonin”, thotë Hahn në intervistën…
Vazhdon të hetohet lënda “Lëndina”, nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), ku i akuzuar kryesor është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas. Lënda ka të bëjë me ndërtim pa leje të shtëpive në Zelenikovë. Dëshmitë e PSP-së thonë se ndërtimi i tre shtëpive filloi pa leje paraprake, ndërsa leja u sigurua më vonë, përkatësisht në vitin 2013, kur edhe kishin përfunduar ndërtimet. Të akuzuar janë Latas edhe dy persona tjerë.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e ka pranuar ftesën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski për të zhvilluar një duel debativ në televizion, konfirmuan për MIA-n nga qeveria. “Transparenca është një ndër parimet sipas të cilave punon kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev Vazhdimisht komunikojmë me opinionin në mënyrë të hapur, përmes përgjigjeve dhe pyetjeve, por edhe përmes debateve dhe dueleve. Kështu që kryeministri Zoran Zaev është i përgatitur për duel televiziv në çdo kohë me Hristjan Mickoski, sepse baza e demokracisë është përgatitja që të përballesh me oponentët politik”, deklaroi për MIA-n zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski. Ndryshe, mbrëmë…
Prokurorja Fatime Fetai gjatë fjalëve hyrëse në rastin Monstra paralajmëroi prova të reja, të pazbuluara në opinion me të cilat do të zbardhet gjendja faktike në rastin Monstra. “Nga provat dhe faktet do t’i nxjerrim përsëri nga akuza e vjetër dhe me provat e reja, Prokuroria Speciale ka bërë ndryshime në akuzë, gjithë kjo me qëllim që të vihet drejtësia”. Fetai tha se është e obliguar ta lexojë akuzën e vjetër të Gordana Geshkvoskës, por se ka përpiluar një akuzë të re të korrigjuar. Akuza e re do të lexohet pas pak. Fatime Fetai tha se duhet të merret parasysh…
Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se janë pjesë e një grupi i cili ka transportuar kokainë dhe marijuanë. Rastin e konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme prej ku paralajmërojnë më shumë detaje për më vonë.
Ish presidenti i Sllovenisë Milan Kuçan sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni. Kuçan do të mbajë takime në Shkup, mes të cilave edhe me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Presidenti i parë slloven nesër do të mbajë ligjërata në konferencën ndërkombëtare vjetore për integrime evropiane me temën “Evropa dhe Ballkani”. Konferenca është në organizim të Universitetit Kolegji Amerikan Shkup.
Kryeministri Zaev ka theksuar se dëshiron që edhe njëherë qytetarët të dinë se samiti në Sofje nuk është “ded lajn”, por para së gjithash Samiti i Këshillit të BE-së kur vendoset nga ana e kryeministrave apo të takimit paraprak të Këshillit të BE-së kur priten vendimet e para juridiko-formale të cilat kanë të bëjnë me Maqedoninë, ndërsa kjo është marrja e datës për negociata. Dua marrëveshje për vendim tim, jam optimist dhe njëri ndër njerëzit e parë që e dëshiron këtë, por nuk mund të them se kemi marrëveshje për çështjen e emrit, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev duke u…
Me liderin e opozitës shqiptare, Lulzim Basha, në intervistën ekskluzive për Almakos flasim për sfidat kryesore të shtetit shqiptar dhe për të ardhmen europiane të shqiptarëve. Në këtë intervistë, Basha akuzon kryeministrin Edi Rama për shëndrimin e Shqipërisë në vend të drogës dhe të krimit të organizuar. “Droga nuk është problem politik, por është problem kombëtarë. Pa zgjidhjen e këtij problemi, Shqipëria nuk ka të ardhme”, ka alarmuar Basha. Ai ka fajsuar Ramën për amaterizëm dhe papërgjegjësi në zbatimin e politikave kombëtare ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe të rajonit. “Në ditën e pavarësisë e trajton Kosovën si provincë të…
Ambasadori francez në Republikën e Maqedonisë, Christian Thimonier deklaroi se Maqedonia e ka në zemër Evropën dhe duhet të ndihmohet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ambasadori Timonie vlerëson se anëtarësimi i Maqedonisë në BE duhet të prezantohet si zgjidhje dhe jo si problem. “Ta përgatisim bashkë rrugën që Maqedonia të bëhet anëtare konkrete e Bashkimit Europian. Pa marrë parasysh se cila do të jenë vështirësitë në atë rrugë, Franca gjithmonë ka qenë me Maqedoninë, që nga pavarësimi i vendit dhe do të jetë me të që të arrijë të realizojë dëshirën e saj për të qenë pjesë e Bashkimit Europian”-…
Nga dita e sotme tregut të organizatave jo qeveritare në Maqedoni I është shtuar edhe një organizatë tjetër. Forumi Rinor Shqitar, sot edhe zyrtarisht morri vulat nga Regjistri qëndror I Republikës së Maqedonisë. Kryetari I FRSH-së, Ariton Rama I uroj të gjithë antarët dhe rininë në përgjithësi duke shkruar se janë organizata e vetme që janë regjistruar edhe në gjuhën shqipe. “Sipas Qendrës për Regjistrim, Forumi Rinor Shqiptar është OJQ-ja e parë në vendin tonë që është regjistruar në dygjuhësi nga akti i themelimit e deri tek vula, tashmë edhe vendimi funksional edhe në gjuhën shqipe, pra asnjë procedur skemi…