Author: Adijat

Katër këmbësorë dhe një bashkëudhëtar në motoçikletë kanë marrë lëndime të rënda trupore, shtatë persona lëndime të lehta trupore në 11 nga 14 fatkeqësi komunikacioni të regjistruara dje në rajonin e SPB Shkup. Në tre fatkeqësi është shkaktuar dëm material. Policia ka sanksionuar 34 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga ajo e lejuara, ndërsa përjashtoi nga komunikacioni 26 vozitës prej të cilëve 10 nën ndikim të alkoolit, 14 para se të pajisen me patent shofer dhe dy vozitës fillestarë. Nga komunikacioni janë përjashtuar gjashtë automjete të paregjistruara, një automjet jo i rregullt, 69 automjete ishin…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i kurorëzimeve në vitin 2017, në krahasim me vitin paraprak 2016, është rritur për 4.4% dhe përfshin 13.781 kurorëzime, transmeton Portalb.mk. Më shumë kurorëzime, 1.771 ose 12.9% janë bërë në muaj gusht, ndërsa më pak në muajin mars me 764 ose 5.5%. Në vitin 2017, numri më i madh i kurorëzimeve, gjegjësisht në 4.570 raste te femrat janë bërë në moshën prej 20 deri 24 vjet ose 33.2%, ndërsa te meshkujt në moshën prej 25 deri 29 vjet me 5.222 raste ose 37.9%. Numri i shkurorëzimeve në vitin 2017 shënon rritje…

Lexo më Shumë

OH “El Hilal”, si çdo vjet edhe gjatë fillimit të këtij Ramazani shpërndan ndihma humanitare për familjet ekonomikisht të rrezikuara, që nuk ishin në gjendje ta presin muajin e bekuar si të tjerët. 120 familje në qendër të Shkupit, përkatësisht në Çair, 20 në Karshiakë, 25 në Tetovë dhe 70 në Gostivar i morën ndihmat e para për Ramazan. Paketat përmbajnë artikuj ushqimor dhe material higjienik të mjaftueshëm për një muaj për një familje pesëanëtarëshe. Këtij kontingjenti i bashkëngjiten edhe rreth 80 pako nga “Hasene IGMG” nga Gjermania që aktivistët i ndanë bashkërisht ne Karshijakë që donë të thotë se…

Lexo më Shumë

Në emisionin Top Tema në televizionin Telma sonte të ftuar kanë qenë nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim njëherit ish zv.kryeministre për eurointegrime dhe tashmë kryetare e komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi bashkë me kordinatorin nacional për Nato Stevo Pendarovski, transmeton Zhurnal.mk Që të dy bashkë kanë diskutuar mbi temën aktuale lidhur me propozim emrin e vendit edhe atë ‘Republika e Maqedonisë së Ilindenit’ e që të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar në atë se është Ilindeni ai që na bashkon.

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikave Sociale informon se 24 maj 2018 (e enjte) është ditë jopune për të gjithë qytetarët në Maqedoni. Kjo datë ka të bëjë me shënimin e “Shën Kirilit dhe Metodit”, ditës së iluministëve mbarëslloven. (INA)

Lexo më Shumë

Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi do të punojnë në përforcimin e bashkëpunimit në sferën e turizmit me qëllim të prezentimit të përbashkët në tregjet e treta dhe krijimin e ofertave të reja të përbashkëta. Më shumë detaje për këtë do të jepen në konferencën e sotme për shtyp në të cilën janë paralajmëruar fjalime të drejtorit të Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit në Maqedoni, Lupço Janevski, drejtoresha e organizatës turistike të Serbisë, Maria Laboviq dhe menaxheri për planifikim strategjik dhe zhvillimin e produkteve të Organizatës turistike kombëtare të Malit të Zi, Emil Kukal.

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Supreme të Greqisë në Athinë, ka filluar seanca rreth ankesës së parashtruar për ekstradim të Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit. Për Grujevskin dhe Boshkovskin në Greqi, zhvillohen tre procese të veçanta të cilat nuk ndërlidhen me njëra-tjetrën. Njëri proces është për falsifikimin e pasaportave. Rasti tjetër është për kërkesën e parashtruar për azil më 29 nëntor të vitit të kaluar. Rasti i tretë është për kërkesën e Maqedonisë për ekstradim, për të cilin Këshilli i Gjykatësve në Selanik, më 5 janar vendosi që Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujevskit të ekstradohen në Maqedoni dhe menjëherë më pas avokatët e…

Lexo më Shumë

“Nuk shoh të ardhme tjetër për Ballkanin Përendimor përveç BE-së, nuk ka plan B. Ballkani Perëndimor një pjesë integrale e BE-së dhe i përkasin komunitetit tonë. Duhet të pritni vendime konkrete ne qershor”, deklaroi Donald Tusk, President i Këshillit Evropian. Bashkimi Evropian mbetet partneri më besnik i gjithë Ballkanit Perëndimor, ndërsa integrimi i vendeve të këtij rajoni është prioritet për BE-në. Kështu tha Presidenti i Këshillit Evroian, Donald Tusk i cili theksoi se në samitin e Këshillit Evropian do të merren vendime konkrete për zgjerimin e BE-së, për shkak se vendet kanë arritur progres. Duke mos komentuar çështjen e emrit,…

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) do ta pranojë propozimin e ri të presidentit Gjorgje Ivanov që Anita Bezhovska,zv/guvernatore e deritanishme të jetë guvernatore e Bankës Popullore të Maqedonisë. Me këtë ka rënë nga loja propozimi që ishte lansuar disa muaj më parë nga ana e BDI-së, që ish-ministri Fatmir Besimi të jetë në këtë post, informon INA. Nga kjo parti nuk ka deri tani ndonjë qëndrim se a do të përkrahin propozimin për Bezhovskën. Guvernatori i ri duhet të votohet të hënën, pasi që propozimi i Ivanovit është dërguar në Kuvend. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomislav Tuntev…

Lexo më Shumë

Ministrat e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, Radmilla Shekerinska dhe Krasimir Karakaçanov, si dhe shefi armatës bullgare gjeneral Andrej Bocev sot do të marrin pjesë në Ditën demonstrimit të aftësive të forcave speciale të armatave të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Siç informojnë nga MM bullgare, demonstrimi do të mbahet në poligonin Logodazh me çka do të përfundojë përgatitja përfundimtare e forcave speciale të të dyja vendeve. Demonstrimi përfshin aftësi dhe veprime pë plotësimin e misioneve për zbulimin special dhe neutralizimin e terroristëve. Stërvitja e përbashkët bullgaro-maqedonase e forcave për operacione speciale e cila filloi më 7 maj,…

Lexo më Shumë

Qeveria as nuk ka konfirmuar e as ka mohuar informacionin i cili gjatë ditës së djeshme u plasua në disa media të caktuara se gjoja propozimi më ri nga pala maqedonase për emrin gjatë bisedimeve me të fundit me Greqinë është “Republika Ilindenska Makedonija”, informon MEDIAL. “Siç deklaroi kryeministri Zoran Zaev pas takimit të tij me homologun grek Tsipras, nga pala maqedonase janë prezantuar më tepër opsione për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme, kurse për njërën nga ato është konfirmuar se mund të jetë e pranueshme për të dyja palët” thonë sot përmes një kumtese me shkrim nga Qeveria…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE rasti “Ryshfeti” ku i akuzuari i parë është Zoran Zaev, ku gjithë opinioni e pa se si nga pozita e kryetarit të komunës kërkon një euro për vete dhe një për kishën, pret përfundim të drejtë gati se 5 vite. Aktakuza është dorëzuar nga viti 2013. Partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim thonë se gjyqësia në Republikën e Maqedonisë është gjunëzuar, ndërsa gjykatësit janë nën presion politik. Sipas kësaj partie, krahasimi se si udhëhiqen lëndët për rastet “Ryshfeti” dhe “Tanku” janë dëshmi se nuk ekziston drejtësia.

Lexo më Shumë