Author: Adijat

Një vajzë pesëmbëdhjetë vjeçare nga Manastiri, në praninë e nënës së saj, mbrëmë në SPB Manastir ka denoncuar se Gj.B. (46) nga Manastiri, i cili ishte familjar i tyre më i largët, ka tentuar të kryejë veprime tjera gjinore ndaj saj. Sipas denoncimit, Gj.B. dje rreth orës 14:30 kishte ardhur në shtëpinë e tyre dhe e kishte ftuar të shkojë me të për të blerë tuta. Ata ishin nisur me taksi drejt Prilepit, por pas një koje të shkurtër kishin dalë nga taksia për të vazhduar në këmbë. Kur ishin ndalur për të pushuar ai kishte filluar ta zhveshë dhe…

Lexo më Shumë

Nuk është e vërtetë se kam dhënë dorëheqje, gjithë ajo që flitet është jozyrtare, ka thënë Dejan Bllazhevski shef i kabinetit të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai ka demantuar se në vendin e tij është emëruar Bojana Atanasova që gjithashtu është në kabinetin e Filipçes. “Unë nuk kam biseduar me ministrin, do e pres të kthehet nga udhëtimi zyrtar dhe derisa nuk e vërtetojmë zyrtarisht gjithçka është në sferën e spekulimeve. Për momentin jam në pushim të dhunshëm, më duhet kohë të mendoj”, ka thënë për Nova,Bllazhevski

Lexo më Shumë

Një fëmijë 14-vjeçar dje në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup u lëndua gjatë goditjes nga një automjet “Seat Ibiza” me targa të Shkupit të drejtuar nga A. G. (48). MPB informoi se pas aksidentit, me një mjet për ndihmë urgjente fëmija u transferua në Klinikën për Sëmundjet Kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”, ku nga ana e mjekut iu konstatuan lëndime të rënda trupore. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

“Bisedimet në korniza të procesit “Zhan Mone” janë duke u zhvilluar në atmosferë konstruktive, atmosferë pune, me qëndrim konsensual të pjesëmarrësve për nevojën e rregullimit të marrëdhënieve në shtëpinë legjislative”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nga Ohri, ku janë duke u mbajtur bisedimet me përfaqësuesit e partive parlamentare të Kuvendit të Maqedonisë në korniza të procesit “Dialog Zhan Mone” e iniciuar nga eurodeputetët Ivo Vajgël, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan, njofton Portalb.mk. “Temat e diskutimit janë – nevoja për ndryshim dhe plotësisht të Rregullores dhe miratimin e Kodit Etik, me çështje shtesë që në tjera forma më është disktutuar, a…

Lexo më Shumë

Shkup, 18 maj  – Një banor gjashtëdhjetë e shtatëvjeçar i Kërçovës është arrestuar pasi denoncimeve se në afërsi të Fakultetit Juridik ka abuzuar seksualisht një vajzë gjashtëvjeçare. Rastin në polici dje e ka denoncuar një banor i Kërçovës rreth orës 14:25, pasi e ka vërejtur se një person mashkull prekte vajzën në disa pjesë të trupit. Nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku i kanë hasur denoncuesin, vajzën gjashtëvjeçare dhe disa qytetarë. Nga policia informojnë se pas masave të ndërmarra, shkurt nga liria është privuar 67-vjeçari B.S. nga Kërçova. Fëmijës i është bërë kontroll mjekësor, me ç’rast nuk…

Lexo më Shumë

Fraksioni demokratik i VMRO-DPMNE-së ka reaguar ndaj udhëheqësisë së DPMNE-së në krye me Hristijan Mickoskin për siç thuhet, “përmes pres konferencave banale dhe kundër-produktive tenton të injorojë prioritetet e shtetit”. “Z.Mickoski partia nuk është krijuar që të jetë avokat i djallit dhe mbrojtës i atyre që për qëllime personale dhe lukrative e varfëruan qytetarin dhe e sollën në pragun e ekzistencës. Kriminelët dhe strukturat kuazi-patriotike që edhe më tej e devalvojnë partinë, patjetër të mbetën e kaluar në VMRO-DPMNE”, thuhet në komunikatë.

Lexo më Shumë

Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski nuk do të ekstradohen në Maqedoni për tu gjykuar për përgjimin e paligjshëm. Gjykata Supreme në Athinë vendosi se dyshja e DSK-s nuk duhet të kthehet në vend sepse këtu nuk ka kushte për mundësimin e një gjykimi të drejtë. Më herët Gjykata e Selanikut vendosi kundër Gjykatës Supreme në Athinë. Gjykata lokale tha se dyshja e DSK-s duhet të ekstradohet në Maqedoni, një procedurë që zgjati disa muaj për shkak të mungesës së një përkthimi zyrtar në gjuhën maqedonase.

Lexo më Shumë

Shumë shpesh kohën e fundit dëgjojmë se vajza të mitura bëhen nëna, statistikat tregojnë se gjithnjë e më të shpeshta janë abortet nga vajza që ende nuk kanë mbushur 18 vjet dhe gjithnjë e më shpesh dëgjojmë për martesa në moshë të re. Shtatzënia e të rejave nuk është diçka që ndodh atje diku, por problem që godet gjithë botën dhe duhet ti përkushtohet më shumë vëmendje si dhe të merren masa për parandalimin e kësaj dukurie. Nga OKB alarmojnë se nëse nuk ndalohet rritja e shtatzënive nga të miturat, numri i nënave më të reja se 15 vjet që…

Lexo më Shumë

Zbatim i reformave ekonomike për tërheqjen e investimeve, mbështetje për projekte të cilat do ta përmirësojnë infrastrukturën transportuese dhe energjetike, mundësi për rritje të mjeteve nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Ballkanin Perëndimor, bashkim i vendeve të rajonit, bashkëpunim më të madh midis qeverive dhe afaristëve, si dhe investime të përbashkëta në funksion të rritjes dhe stabilitetit është fokusi i segmentit ekonomik të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë Danella Arsovska mbrëmë në Sofje në fjalimin e hapjes së Forumit ekonomik të Vjenës, Forumi ekonomik i cili vazhdon edhe sot me pjesëmarrje të kryeministrave të…

Lexo më Shumë

Sot pritet që në bisedime të angazhohen edhe përfaqësues të partive politike që janë pjesëmarrës në Kuvend. Këto bisedime janë të fokusuara për të arritur dakordim për realizimin e angazhimit të përbashkët për realizimin e reformave të kërkuara për integrimet euro-atlantike të vendit. Synohet që të arrihet pajtueshmëri sa më e lartë ndërmjet partive politike, e cila do të ndikonte pozitivisht edhe për punën e Kuvendit. Për shumë çëshje ka pajtim mes tyre, por ka edhe çështje për të cilat pushteti dhe opozita janë me qëndrime të ndara. Ndër pikat më problematike të cilat pritet të diskutohen në këtë takim…

Lexo më Shumë

Pavarësisht paralajmërimeve të kryeministrit Zoran Zaev se së shpejti do i njoftoj krerët e shtetit për fazën përfundimtare të negociatave nga qeveria ende nuk bëhet e ditur koha konkrete se kur do të ndodh kjo. “Siç deklaroi kryeministri Zaev në fazën përfundimtare të negociatave nga pala maqedonase janë prezantuar më shumë opsione për zgjidhje të mundshme, por për një prej tyre është vërtetuar se ndoshta do të jetë e pranueshme për të dy palët. Nuk do të ketë komente të mëtejshme sepse fillimisht duhet të informohet lideri i VMRO-DPMNE, presidenti i shtetit dhe liderët tjerë, që do të ndodh shumë…

Lexo më Shumë

Këshilli i Agjencisë së mediave në mbledhjen e fundit ia ka marrë lejen e emetimit “Radio Maqedonia e lirë”. Vendimi është sjell njëzëri. Kryetari i këshillit Lazo Peterushevski ka thënë se ky medium ka opsionin që përmes rrugës gjyqësore të vazhdojë betejën.

Lexo më Shumë