Zbatim i reformave ekonomike për tërheqjen e investimeve, mbështetje për projekte të cilat do ta përmirësojnë infrastrukturën transportuese dhe energjetike, mundësi për rritje të mjeteve nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Ballkanin Perëndimor, bashkim i vendeve të rajonit, bashkëpunim më të madh midis qeverive dhe afaristëve, si dhe investime të përbashkëta në funksion të rritjes dhe stabilitetit është fokusi i segmentit ekonomik të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë Danella Arsovska mbrëmë në Sofje në fjalimin e hapjes së Forumit ekonomik të Vjenës, Forumi ekonomik i cili vazhdon edhe sot me pjesëmarrje të kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor, theksoi rëndësinë e zbatimit të reformave ekonomike në Republikën e Maqedonisë në procesin e përafrimit deri te Bashkimi Evropian.
“Zbatimi i reformave ekonomike në vendin me prioritet të reformës rregullatore, si dhe të tregut energjetik dhe transportues, ulje të ekonomisë joformale dhe funksionimi i tregut, konsistencë e politikave, qeverisja e të drejtës për tërheqje dhe mbajtje të investitorëve janë prioritetet të cilat do të thotë punë e përbashkët e të gjithë faktorëve të rëndësishëm në shoqëri si kyç për arritjen e rritjes ekonomike dhe standardit më të mirë të jetesës”, tha Arsovska.
Bashkimi Evropian në konsultim me vendet e Ballkanit Perëndimor e miratoi deklaratën në 17 pika të Samitit të BE-Ballkani Perëndimor. Në pajtim me dokumentin, BE-ja edhe në këtë samit e konfirmoi mbështetjen për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe shfaqi vendosmëri për ta përforcuar përfshirjen e saj në të gjitha nivelet për ta mbështetur transformimin politik, ekonomik dhe social të rajonit. Mes tjerash, në deklaratë thuhet se BE-ja obligohet që dukshëm ta nxitë lidhjen në sferën transportuese, energjetike, digjitale dhe ekonomike, ndërsa shtohet edhe se BE-ja pajtohet të promovojë mjedis të volitshëm të tregut dhe investues në Ballkanin Perëndimor që ai shpejtë të lëviz drejt ekonomisë digjitale dhe drejt shoqërisë së qëndrueshme ndaj ekonomisë digjitale dhe ndaj shoqërive të qëndrueshme që i respektojnë dispozitat për klimën në pajtim me marrëveshjen e Parisit. /Art Channel/

