Regjistri Qendror ishte mes institucioneve të para që iu bashkua platformës së ndërveprimit dhe sot ai shkëmbim i informatave mes institucioneve zhvillohet në mënyrë standarde, të sigurt dhe të unifikuar, duke mundësuar shërbime pa letër, pa pritje dhe pa burokraci të panevojshme. Regjistri Qendror në platformën për ndërveprim në nivel mujor kryen mbi 100 mijë transaksione, deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski në shënimin e 24 vjetorit të Regjistrit Qendror. Regjistri Qendror, sipas Andonovskit, është një institucion i cili 24 vjet është një motor i rëndësishëm për lëvizjen e ekonomisë së Maqedonisë dhe Ministria e Transformimit Digjital e sheh…
Author: almakos
Në dyvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, qytetarët e Kosovës u mblodhën për të nderuar heroi Afrim Bunjaku, i cili ra në mbrojtje të rendit dhe sigurisë së vendit. Ky moment përkujtimi shërben si një kujtesë e fortë për sakrificën e tij dhe përkushtimin e tij ndaj atdheut. Ceremonia e homazheve u mbajt me pjesëmarrjen e familjarëve, zyrtarëve të lartë shtetërorë, si dhe të përfaqësuesve të Policisë së Kosovës. Të pranishmit vendosën kurora lulesh në varrin e rreshterit Bunjaku, duke shprehur kështu respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tij. Një moment veçanërisht prekës ndodhi gjatë ceremonisë, kur djali i heroit…
Babai i 15-vjeçares, që u hodh nga kati i katërt, ka rrëfyer se vajza e tij pasi mbërriti nga shkolla nga shkolla i kishte thënë që “më bullizuan shokët”. “Një djalë dhe një vajzë i kishin thënë që je e shpifur”, u shpreh ai. Vijon… Pjesë nga intervista: Vajza erdhi direkt nga shkolla rreth orës 13:30 (Qan), vjen në shtëpi dhe i thotë të të vëllait që një vajzë bashkë me shokun e saj në klasë e ofendonte, që je e shpifur dhe shumë gjëra”. Mirë i kishte thënë ai, mos u mërzit se do e zgjidhim. Dje kisha ditëlindjen…
Një 65-vjeçar në Memaliaj po hetohet nga policia pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 32-vjeçare, të sëmurë me probleme të shëndetit mendor. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një fshat të Memaliajt, teksa materialet për E.R., 65 vjeç janë referuar në prokurori. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. R., 65 vjeç, banues në një fshat në Memaliaj, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase…
Gjashtë ligjet për Këshillin Gjyqësor, Këshillin e Prokurorëve Publikë, prokurorët, gjyqtarët dhe shërbimet do të miratohen deri në fund të dhjetorit në përputhje me Planin e Rritjes, por përqindja e rritjes së buxhetit të gjyqësorit do të bëhet në përputhje me një analizë krahasuese që është duke u përgatitur aktualisht, duke përdorur si shembull pesë vende anëtare të BE-së, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Sipas kryeministrit, gjithë publiku i Maqedonisë e ka të qartë se tani nuk bëhet fjalë për reforma thelbësore në gjyqësor dhe prokurori, por se po flasim për rritjen e buxhetit me qëllim të rritjes së pagave.…
Dy vjet pas sulmit të dhunshëm në Banjskë, pyetja që ngrihet është: a është Serbia duke u përgatitur për një tjetër agresion ndaj Kosovës? Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka sjellë në vëmendje detaje të rëndësishme rreth këtij incidenti, duke e cilësuar atë si një nga sulmet më të rënda që ka përjetuar Kosova që nga përfundimi i luftës. Musliu thekson se ky sulm, i cili ndodhi dy vjet më parë, ishte një operacion terrorist dhe paramilitar i organizuar nga Serbia, që kishte si qëllim të minonte sovranitetin e Kosovës. Ai e përshkruan këtë ngjarje si një agresion të hapur…
Një e mitur 15 vjeçe në Sarandë ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pas dyshimeve se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së saj. E reja aktualisht është jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në Tiranë për trajtim të specializuar. Sipas burimeve policore, ajo nuk ka arritur të bjerë direkt në tokë pasi është penguar nga tenda e katit të mëposhtëm, çka ka ndihmuar në zbutjen e goditjes. Si shkak i këtij akti dyshohet bullizimi nga bashkëmoshatarët e saj, ndërsa specialistët po vazhdojnë vlerësimin e rastit.
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, këtë mëngjes në faqen e tij zyrtare në Facebook prezantoi vizionin e tij për një transformim të madh urban të komunës përmes projektit “Sheshi Liria”. Projekti parasheh zgjidhjen e plotë të nyjës së komunikacionit me nënkalim, ndërtimin e një sheshi modern dhe qindra vende parkimi nëntokësore. Ky projekt do t’i japë jetë të re Çairit. “Ky nuk është vetëm një projekt infrastrukture. Ky është një projekt që ia kthen Çairin qytetarëve. Trafiku shkon nën tokë, ndërsa njerëzit, familjet dhe biznesi lokal fitojnë hapësirë për jetë, shoqëri dhe zhvillim. Ky është vizioni…
Një minator 50-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme teksa ishte në vendin e punës, në një subjekt minerar në Bulqizë. Dyshohet se K.D.,u aksidentua gjatë punës, rreth orës 11:30 dhe për pasojë humbi jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje. Njoftimi i policisë: Bulqizë /informacion paraprak Me datë 24.09.2025, rreth orës 11.30, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi K.D., rreth 50 vjeç, punonjës në këtë subjekt. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të…
Kuvendi ka miratuar emrat e anëtarëve të Komisioneve të Përhershme Parlamentare. Me 93 vota pro, tre abstenim dhe një kundër emrat u miratuan. Deputeti që votoi kundër është Erlad Kapri, nga Partia Mundësie e Agron Shehajt. Ndërsa kanë abstenuar deputetët, Luçiano Boçi, Gent Strazimiri dhe Elda Hoti. Po ashtu Kuvendi miratoi edhe projekt vendimin për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit. Ky projekt vendim mori 87 pro, 4 abstenim dhe dy kundër.
Një tragjedi e papërshkrueshme ka goditur Tajvanin, ku tajfuni Ragasa ka shkaktuar 14 të vdekur dhe mbi 100 persona të zhdukur. Ndërsa Kina jugore përgatitet për përballjen me këtë stuhi të fuqishme, dy milionë njerëz janë evakuuar nga qytetet e mëdha, duke u përballur me pasojat e një krize klimatike gjithnjë e më të rëndë. Tajfuni Ragasa, që u shpall si stuhia më e fuqishme e vitit, ka paralizuar qendrën financiare të Hong Kongut dhe shumë pjesë të Kinës jugore. Pas goditjes fillestare në Filipine dhe Tajvan, stuhia tani po përparon drejt provincës Guangdong, ku qytete si Shenzhen dhe Guangzhou…
Zgjaten edhe me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-ministrin dhe ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Ky vendim vjen pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e cila në argumentin e saj pretendon se ende nuk kanë mbërritur përgjigjet për letër-porositë. Në këto rrethana është marrë vendimi që të lihet më shumë kohë për të zhvilluar hetime edhe më shteruese, në pritje të këtyre materialeve, për të plotësuar edhe procedurën. Ahmetaj është i shpallur në kërkim me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së, pasi akuzohet për dosjen e inceneratorëve dhe shpërdorimit me detyrën. Gjithashtu ai është nën hetim edhe për dosjen “Buka”.…

