Author: almakos

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97.1 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.7 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110 lekë dhe do shitet me 111.2 lekë.

Lexo më Shumë

22:25 | 26 Tetor 2025E.HLojërat e xhirove të shpejta kanë rreth një shekull që na bëjnë të provojmë adrenalinën, një boshllëk në stomak dhe ndoshta edhe të ndihemi pak të guximshëm. Matematikania Hannah Fry shpjegon për BBC si zgjidhen materialet për të prodhuar këto lloj trenash sot. “Duhet të gjesh një material që të jetë i lëmuar mjaftueshëm që njerëzit të mos kërcejnë sa andej-këtej, por edhe i fortë e rezistent që të mbajë peshën e këtyre trenave që lëvizin me shpejtësi marramendëse. Një kandidat i mirë për këtë është çeliku.” Me një shufër çeliku të pozicionuar për të mbajtur…

Lexo më Shumë

Rritja e pagesave elektronike në ekonomi, përveçse nga turizmi dhe nga zhvillimi i tregut, po nxitet në një masë të madhe edhe nga nismat e institucionit rregullator. Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë disa nisma që në mënyrë direkte apo indirekte kanë nxitur formalizimin e pagesave dhe kanalizimin e tyre brenda sektorit financiar, me fokus më specifik sidomos kanalet dixhitale. Në vitin 2020, Banka e Shqipërisë vendosi të rregullonte komisionet e transfertave bankare në Lek. Masat e atëhershme parashikonin përjashtimin nga komisionet për transfertat e vogla deri në 20 mijë lekë që kryheshin nëpërmjet kanaleve dixhitale. Sipër kësaj shume, komisionet për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një video në rrjetin e tij social Facebook, ku ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj flet për atë që e cilëson si aferat korruptive të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Aktualisht Belinda Balluku rezulton person nën hetim nga  SPAK. Gazetarja Klodiana Lala, raportoi dy ditë më parë se Prokuroria e Posaçme regjistroi emrin e zëvendës Kryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes se barazisë në tendera. Në videon e publikuar nga Berisha, Ahmetaj shprehet se, sipas përllogaritjeve të tij dhe referencave nga bizneset, dëmi ekonomik që Balluku i ka shkaktuar buxhetit të shtetit është…

Lexo më Shumë

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), i mbledhur mbrëmjen e kësaj të diele (26 tetor), ka rrëzuar kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur për Bashkinë e Vlorës. Sipas arsyetimit të anëtarëve të KAS, edhe pse Nika mban mandatin e këshilltarit bashkiak, ai duhet të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar, në përputhje me kërkesat ligjore për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit. Gjergj Nika, kërkoi që të merrte pjesë në zgjedhjet lokale të 9 nëntorit, por  nuk u regjistrua nga Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, theksoi se Nika duhej…

Lexo më Shumë

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke shpjeguar arsyet që e shtyjnë të garojë në zgjedhjet e pjesshme për drejtimin e kryeqytetit. Binaj do të garojë kundër socialistes Ogerta Manastirliu. Përmes një postimi në Facebook, Binaj thekson se vendimi i tij për të garuar lind nga dëshira për t’i siguruar fëmijëve të Tiranës një qytet të shëndetshëm, ku ata të kenë mundësi të krijojnë kujtime dhe jo të përballen me ndërtime. “Shumë veta më pyesin pse po kandidoj. Po kandidoj për fëmijët tanë, për fëmijët tuaj, për këtë qytet. Që…

Lexo më Shumë

Kandidati i AKI-së për Tetovën, Bajram Rexhepi, vazhdoi me aktivitete duke vizituar disa objekte banesore në Tetovë. Ai u premtoi qytetarëve të Tetovës se do ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë çështjen me ujin e pijshëm, ndërsa premtoi se edhe do ta ndryshojë mënyrën e përllogaritjes së mbeturinave nga metër katror në kokë banori. “Ne ofrojmë zgjidhje konkrete edhe për pastërtinë e qytetit do të ndryshojmë përllogaritjen dhe faturimin që bëhet ndaj qytetarëve, pasi që nuk ka asnjë logjikë që faturimi të bëhet në bazë të hapësirave. Ne do ta ndryshojmë këtë metodologji dhe i gjithë faturimi i qytetarëve do të…

Lexo më Shumë

Policia greke ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë, të kërkuar në Greqi e Zvicër. Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në dy raste të ndryshme, nga oficerë policie të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave të Kakavijës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë së Pogonit, janë arrestuar 2 shqiptarë. Ndaj të parit pritej dënimi nga Gjykata e Apelit për Krime të Maqedonisë Perëndimore, me një dënim me 1 vit burg dhe ndaj të dytit nga Gjykata e Kundërvajtjeve të Follorinës, me një gjobë prej 1500 eurosh, përkatësisht për shkelje të legjislacionit për të huajt, njoftuan autoritetet zyrtare. Në Janinë,…

Lexo më Shumë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka mbërritur këtë të diel në Bruksel, ku pritet të takohet me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Spiropali nënvizon nevojën e vendit tonë për të mos ndalur ritmin e përshpejtuar të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Sapo mbërritëm në Bruksel, gati për takimet me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian. Asnjë minutë për të humbur, duke ruajtur ritmin e përshpejtuar të negociatave, për mbështetjen e mëtejshme të transformimit të Shqipërisë, sot e çdo ditë një hap më pranë Europë”, shkruan…

Lexo më Shumë

Një 19-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët, kurse shkaqet mbeten të panjohura dhe ngjarja është e veshur me hije dyshimi. Kur vëllai i tij hyri në dhomën e gjumit, e pa Flavio Saraçin të rrëzuar dhe të palëvizshëm dhe shkoi të shihte se çfarë po ndodhte. Ishte një tronditje e vërtetë atëherë kur kuptoi se vëllai i tij më i madh, një djalë i fortë dhe atletik, tani ishte i vdekur. Tragjedia të premten, më 24 tetor, në Provincën e Pistoias. Vdekja e tij ishte aq e papritur, sa është aktualisht e pashpjegueshme për…

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN-it për komunë e Bërvenicës, Haqim Ramadani, i ka reaguar kryeministrit Hristijan Mickoski, pasi ky i fundit tha se me veprimet e tij, Ramadani po rrezikon kandidatët e VLEN-it në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke shtuar se i njëjti do të shkarkohet nga pozita e drejtorit pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Ramadani ka thënë se ai nuk e jep komunën për asnjë cmim dhe se do ta mbroj cdo banorë të komunës, qofshin shqiptarë, maqedonas dhe popujt tjerë që jetojnë aty. Ja dhe reagimi i plotë: Nderi, morali dhe dinjiteti vlejnë më shumë se çdo post publik.…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim lidhur me situatën në vend si pasojë e motit të keq. Përmes një njoftimi zyrtar Ministria e Mbrojtjes bën me dije se strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse, po ndjekin nga afër situatën në të gjithë vendin pas reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit. Qarku më i prekur nga reshjet me intensitet të lartë është Shkodra, ku ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Forcave të Armatosura (FA) kanë qenë në terren që prej mëngjesit. Në bashkinë e Vaut të Dejës, situata po…

Lexo më Shumë