Atë që bëri natyra për të pastruar ajrin, njerëzit po mundohen ta prishin, duke vendosur në punë impiantin e TEC Osllome dhe atë jo për të prodhuar energji elektrike, por vetëm për të lëshuar katran dhe helm në qiellin e Kërçovës. E themi këtë meqë tani të gjithë e dinë që ky termocentral nuk është rentabël. Ajo që habit më tepër është se përse Kryetari i Komunës së Kërçovës nga radhët e BDI-së, z. Fatmir Dehari, nuk ndërmerr asgjë për ta parandaluar. I heshtur apo i pa fuqishëm për të zgjidhur këtë çështje është edhe zëvendës drejtori gjeneral i ELEM,…
Author: almakos
Pas shpalljes së vendeve vakante nga Kuvendi i Shqipërisë për Anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve dhe të shoqërisë civile, si dhe për Anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve dhe të shoqërisë civile, kanë nisur edhe aplikimet. Në mënyrë që ky proces të jetë sa më transparent, institucioni i Avokatit të Popullit ka krijuar një hapësirë të posacme të titulluar “Reforma në Drejtësi” në faqen zyrtare të institucionit www.avokatipopullit.gov.al, ku do të publikohen të gjitha informacionet që lidhen me kandidimet, por edhe korrespondencat me institucionet e tjera të përfshira në procesin…
Gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçarja V.N (66) mbrëmë është gjetur e vdekur në fshatin Pribilci, të Demir Hisarit, njoftoi MPB. Arsyeja për vdekjen me siguri është helmimi me monoksid karboni. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB të Manastirit, ndërsa trupi i të ndjerës është dorëzuar për autopsi. Merren masa për zbardhjen e rastit.
Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha dhe aleatët e tij në opozitë kanë nënshkruar një memorandum të përbashkët për zgjedhje të lira e të ndershme, duke vendosur si kusht të panegociueshëm votimin dhe numrin elektronik. Në mbledhjen e koalicionit opozitar të zhvilluar ditën e sotme ishte i pranishëm edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. Kjo mbledhje vjen para seancës së parë të këtij legjislacioni, ku më herët PD është shprehur se do të radikalizojë qëndrimin e saj për sa kohë që nuk do të plotësohet kjo kërkesë. 16 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)
Edicioni elektronik i gazetës greke “Katimerini” publikoi një tekst me titullin “Baraspesha të reja dhe aleanca në IRJM” në të cilin përqendrohet në situatën politike në Maqedoni. Sipas gazetës në Maqedoni ka “krizë të brendshme etnike midis maqedonasve dhe shqiptarëve, e cila kanoset të shkaktojë pasiguri postzgjedhore në vend”. “Tri partitë shqiptare (BDI, Besa dhe Aleanca për shqiptarët) të cilat hynë në parlamentin e ri, nën udhëheqjen e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës promovojnë agjendë të përbashkët, zbatimin e së cilës e vendosën si kusht që të marrin pjesë në Qeverinë e re”, shkruan “Katimerini”. Gazeta më pas shton se…
Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit nga fillimi i reshjeve të reja të borës në bulevardet dhe rrugët e qytetit kanë hedhur 50 tonë kripë. Siç theksohet në kumtesën e Qytetit të Shkupit, ekipet e shërbimit dimëror intervenojnë nëpër të gjitha rrugët e Shkupit dhe në pikat kritike, ku e pastrojnë borën me mekanizëm. Në pastrimin e trotuareve dhe sipërfaqeve publike janë angazhuar 100 punëtorë dhe mekanizëm nga NP “Higjiena komunale”, punëtorët dhe mekanizmi nga “Parqet dhe gjelbërimet”, si dhe punonjës nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” të cilët punojnë në pastrimin e ulluqeve. Në kompetencë të Qytetit të…
Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza ka reaguar menjëherë pas nisjes së hetimeve nga ana e ILDKPKI mbi blerjen e disa aksioneve në një bankë të nivelit të dytë nga ai. Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Peza shprehet i hapur për çdo kontroll të pasurisë së familjes së tij, ndërsa nxit ILDKPKI për një hetim të paanshëm dhe profesional. “Sapo jam informuar ne lidhje me njoftimin me te fundit per shtyp te ILDKPI, qe i adresohet personit tim, me cilesine e deputetit te Kuvendit te Shqiperise. Mirëpres kontrollin e plote dhe hetimin administrativ qe ILDKP…
Për shkak të reshjeve të borës për shkaqe parandaluese sot prej orës tetë është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në qafën malore Pletvar dhe në rrugën magjistrale Ohër – Gostivar në qafat malore Strazhë dhe Presekë. Ndalesë për automjete të rënda transportuese prej orës 8:20 është vendosur edhe në rrugën magjistrale Gostivar-Dibër, më saktë në udhëkryqin Mavrovë drejt Dibrës, ndërsa prej orës 9 – në aksin rrugor krahu Mavrovë-Dibër. Komunikacioni në të gjitha rrugët e shtetit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë. Aksi rrugor Makedonski Brod-f.Zdunje…
Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës, njoftoi LAMM. Borë me intensitet të lehtë bie në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Kërçovë, Makedonski Brod, Zheleznec, Bukovë, Resnjë, Gjavatë, Manastir, Prilep, Pletvar, Gjevgjeli, Udovë, Demir Kapi, Negotinë, Veles dhe Kullë. Aksi rrugor Makedonski Brod -fshati Zdunjë i cili ka gravitet të 11 fshatrave nuk është i kalueshëm për asnjë lloj qarkullimi. Ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” gjatë tërë kohës janë në terren dhe i mbajnë të gjitha drejtimet rrugore të kalueshme. Intensiteti i komunikacionit në…
Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të borës dhe shiut, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugore. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në pjesët perëndimore do të fryjë erë mesatare lindore. Temperaturat e ditës do të lëvizin prej -6 deri në 4 gradë Celsius.Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri në një gradë Celsius. Reshje më të mëdha priten të mërkurën nga fundi i ditës dhe gjatë natës së të enjtes, veçanërisht në pjesët jugore. Këto reshje do të shkaktojnë rritje të shtresës së dëborës në vende…
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me trenin më mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Në një postim të tij në Facebook, Rama i është përgjigjur një komentuesi, pasi ai e kishte pyetur lidhur me këtë çështje. Ai ka thënë se serbët mund të vijnë në Kosovë vetëm si turistë, por “kurrën e kurrës si zot të vendit”. “O Enver po ku do futet Serbia o Enver?! Ka mbaruar ajo punë, Kosova është shtet o mik, nuk është krahine e Jugosllavisë e me Serbinë e lidh vetëm ndërtimi i të ardhmes së fqinjësisë mes dy shteteve, jo e shkuara rrënuese e…
Partia e Nikolla Gruevskit VMRO-DPMNE informoi se se gjatë javës së ardhshme do të fillojnë bisedimet me BDI-në si fituese në bllokun politik shqiptarë. “VMRO-DPMNE pret që gjatë javës së ardhshme zyrtarisht t’i fillojë bisedimet me BDI-në për formimin e qeverisë së re, se a do të kenë sukses do të kuptohet deri në përfundim të afati ligjor respektivisht më 29 janar”, ka thënë Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE-ja në intervistë për televizionin Kanal 5. “Nuk planifikojmë që më çdo kusht të formojmë qeveri të re, veçanërisht jo në rast të ndryshimit të Kushtetutës për futjen e dygjuhësisë në territorin e…

