Author: almakos

Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Singapor, ndërsa ka zhvilluar një takim me homologun e tij, Lee Hsien Loong. Gjatë takimit mes Ramës dhe kryeministrit të Singaporit është diskutuar për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve. Rama përmes një statusi në faqen e tij në Facebook shkruan gjithashtu se e ka falenderuar homologun e tij për njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Me kryeministrin e Singaporit Lee Hsien Loong për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe falenderimin për njohjen e Kosovës” shkruan kryeministri Rama. Në Singapor Rama do të zhvillojë edhe disa takime të tjera me…

Lexo më Shumë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Parlamentit Europian, Antonio Tajani. Basha e quan presidentin e ri si një mik që do ta ndihmojë për të punuar  për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në BE “Sot i përcolla urimet e mija Antonio Tajanit, Presidentit të sapo zgjedhur të Parlamentit Europian. Z. Tajani është jo vetëm nënkryetar i Partisë Popullore Europiane ku bën pjesë Partia Demokratike, por edhe një mik i jashtëzakonshëm. Si zëvendëspresident i Komisionit Europian dhe Komisioner i BE, ai ka mbështetur përherë përpjekjet e Shqipërisë për zhvillim ekonomik. Jam i lumtur për…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese publikoi të mërkurën vendimin e zbardhur, që rrëzoi më 22 dhjetor kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin e ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur si Vetting-u. Në vendimin e zbardhur përfshihen edhe mendimet e dy gjyqtarëve, Gani Dizdari dhe Besnik Ymeraj që votuan pro kërkesës së PD-së.  Zbardhja e vendimit nga Kushtetuesja do të pasohet me botimin e tij në Fletore Zyrtare, nga ku më pas nisin dhe hapat e nevojshëm procedurale për zbatimin e ligjit kyç të reformës në drejtësi. Tetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese u mblodhën për 3 orë e gjysmë në…

Lexo më Shumë

Zyra e Prokurorisë Speciale Publike ka njoftuar se sot do të heq dorë nga aktakuza për rastin e njohur si “Puçi”, shkruan SHENJA. Siç sqarojnë nga Prokuroria Speciale, kjo vjen si pasojë e faktike të paraqitur në aktakuzë, e cila është në kundërshtim me provat me të cilat Prokuroria Speciale disponon pas hetimeve për rastet “Target” dhe “Fortesa”. Mirëpo, nga Prokuroria Speciale theksojnë se kanë për qëllim që të mbledhin prova shtesë që do të qartësonin plotësisht gjendjen faktike dhe do të mundësojnë një aktakuzë më të saktë dhe më të ligjshme. Në komunikatën e PSP, thuhet se kjo prokurori…

Lexo më Shumë

Ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në qafat malore Strazhë dhe Gjavatë, si dhe aksi Mavrovë – Dibër, njofton LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës. Mjegull me dukshmëri deri më 50 metra ka në Pletvar, ndërsa borë me intensitet të dobët po bie në Kriva Pallankë, Dibër, Resnjë, Gjavatë, Presekë, Zheleznec, Shtip, Saramzalino, Pavleshenci, Dellçevë, Veles, Negotinë, Kulla dhe Petrovec, ndërsa reshje të dobëta të shiut ka në udovë dhe Gjevgjeli. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të borës. Në juglindje do të ketë reshje të shiut dhe borës. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri një gradë, ndërsa e ditës prej minus një deri në katër gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të borës. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri minus tre, ndërsa e ditës do të rritet deri zero gradë Celsius. Në dy ditët e ardhshme reshjet do të jenë më të mëdha, veçanërisht prej nesër pasdite deri të enjten paradite. Shtresa e…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e fundit nuk krijuan srabilitet politik në vend pavarësisht prtshmërive për të dalë nga kriza politike në Maqedoni. Kështu vlerëson analisti politik, Selim Ibrahimi, i cili në emisionin ‘Arena’ në TV SHENJA shtoi se në vend u krijua një realitet i ri politik me rënie të konsiderueshme të mbështetjes për BDI-në dhe ngritjen e partive të reja, Lëvizjes BESA dhe LR PDSH-së. Sipas tij, platforma e përbashkët e partive shqiptare është bërë problem për partinë e Gruevskit, por nga ana tjetër, ajo parti shqiptare që do të koalicionojë me VMRO-DPMNE-në do të dëmtohet shumë. “Zgjedhjet e parakohshme Maqedonisë nuk…

Lexo më Shumë

Në vijim të shpërndarjes së ndihmave nga Forcat e Armatosura për banorët e zonave të izoluara nga bora, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli vizitoi disa familje në nevojë në Bashkinë e Klosit ku shpërndau pako me ndihma ushqimore. Ajo gjithashtu premtoi ndihmë shëndetësore për pjesëtarët e këtyre familjeve, të cilat vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe kanë nevojë për trajtim e kujdes të veçantë. Pas vizitave në këto familje, ministrja Kodheli falënderoi Forcat e Armatosura për angazhimin e tyre në hapjen e rrugëve të bllokuara nga bora dhe transportimin e ndihmave me helikopter në zonat më të thella të vendit,…

Lexo më Shumë

Në vijim të shpërndarjes së ndihmave nga Forcat e Armatosura për banorët e zonave të izoluara nga bora, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli vizitoi disa familje në nevojë në Bashkinë e Klosit ku shpërndau pako me ndihma ushqimore. Ajo gjithashtu premtoi ndihmë shëndetësore për pjesëtarët e këtyre familjeve, të cilat vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe kanë nevojë për trajtim e kujdes të veçantë. Pas vizitave në këto familje, ministrja Kodheli falënderoi Forcat e Armatosura për angazhimin e tyre në hapjen e rrugëve të bllokuara nga bora dhe transportimin e ndihmave me helikopter në zonat më të thella të vendit,…

Lexo më Shumë

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta në një intervistë televizive është shprehur se LSI ende nuk e ka vendosur zyrtarisht lidhur me çështjen e koalicionit për zgjedhjet e qershorit, por ka konfirmuar se nuk do të bëjë koalicioni me Partinë Demokratike. I pyetur lidhur me mendimin që kishte për qëndrimin e prerë të kreut të PD, Lulzim Basha se nuk do të bënte kurrë koalicion me LSI, Meta u shpreh se në këtë pikë është në një mendje me kreun e PD, se LSI nuk do të bëjë kurrë koalicion me PD. Duke iu referua koalicion paszgjedhor që LSI bëri me…

Lexo më Shumë

Fati i të arrestuarve të rastit të Kumanovës dhe keqtrajtimet që u bëhen atyre, janë gjërat për të cilat këshilli i familjarëve të rastit të kumanovës, e kanë njoftuar ish ambasadorin e misionit vëzhgues të OSBE-së, gjatë luftës së Kosovës, Uilliam Uoker. Uoker shprehi shqetësimin për gjërat që ka dëgjuar në lidhje me keqtrajtimet e të arrestuarve të rastit të Kumanovës. Sipas tij ky është një rast shumë serioz dhe i njejti është një test për administratën gjyqësore në Maqedoni. Ai tha se nëse Qeveria e Maqedonisë beson se njerëzit që janë të arrestuar për këtë rast kanë ardhur këtu…

Lexo më Shumë

Seanca përgatitore për rastin “Fortesa 2”, në të cilin gjykohen të punësuarit e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, me të akuzuarin kryesor ish shefin e DSK-së, Goran Grujovski, si dhe gjashtë të punësuar të tjerë në këtë drejtori, u ndal në vlerësimin se a duhet ose jo faktet e klasifikuara të shfrytëzohen në seancën gjyqësore. Në seancën e sotme, njëri nga avokatët mbrojtës nuk posedonte leje për qasje tek informatat e klasifikuara, informata këto të cilat Prokuroria Speciale Publike i paraqet si fakte, ndërkaq DSK si krijues i informative, refuzon t’i deklasifikojë. Avokati mbrojtës i të akuzuarve, Nikolla Dodevski, kërkoi…

Lexo më Shumë