Author: almakos

Një fëmijë është sulmuar nga një ujk mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Brod të Shtërpcës. Lidhur me rastin ka dal me njoftim QKUK ku kanë treguar se fëmija ka lëndime në gjoks dhe shpinë. “Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se më datë 27.08.2025, në Klinikën Emergjente të QKUK-së, është pranuar një fëmijë 5-vjeçar nga fshati Brod, komuna e Shtërpcës, me lëndime në gjoks dhe shpinë. Sipas familjarëve, fëmija është sulmuar nga një ujk dhe është tërhequr zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë”, thuhet në njoftim. Gjendja e fëmijës është stabile. “Pas pranimit në Klinikën Emergjente, ka marrë…

Lexo më Shumë

Një fëmijë është sulmuar nga një ujk mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Brod të Shtërpcës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se fëmija është i moshës 5 vjeç. Sipas tij, pas sulmit, fëmija është dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente të Ferizajt dhe më pas është transportuar për trajtim në Prishtinë. “Me datën 27 gusht 2025, 21:45 policia në Shtërpcë është informuar për një sulm që ka ndodhur në lagjen ‘Coklarë’ të fshatit Brod, ku një ujk ka sulmuar një fëmijë. Fëmija pas sulmit është dërguar fillimisht në qendrën emergjente në Ferizaj, e më…

Lexo më Shumë

Ndërsa Apple po përgatitet për eventin e saj të shumëpritur të iPhone, Samsung ka njoftuar se do të organizojë një Unpacked virtual më 4 Shtator. Ky event pritet të sjellë një sërë pajisjesh të reja, duke ngjallur kuriozitetin e adhuruesve të teknologjisë. Ftesa e Samsung për këtë ngjarje nuk zbulohet shumë detaje, por atmosfera e pritjes është e dukshme. Çfarë do të prezantojë kompania koreano-jugore? A do të jetë një hap i ri në inovacionin e telefonave inteligjentë? Këto janë disa nga pyetjet që po qarkullojnë në mendjet e fansave. Raportet sugjerojnë se Samsung do të zbulojë “anëtarin më të…

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se të gjitha shkollat në këtë komunë janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor më 1 Shtator. Ai tha se gjatë ditëve të fundit janë vizituar të gjitha institucionet arsimore për të siguruar kushte të përshtatshme për nxënësit. Sipas tij, aty ku është parë e nevojshme, janë realizuar investime të menjëhershme, ndërsa është kryer edhe pastrimi gjeneral i shkollave. Një ndër objektivat kryesorë është kalimi në mësim me një ndërrim, i cili do të nisë në Shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit” dhe do të shtrihet edhe në…

Lexo më Shumë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përjashtuar nga grupi parlamentar deputetin Adem Hoxha. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj. Ajo tregoi se vendimi është marrë pasi Hoxha kishte votuar pro kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit. Ndryshe, deputeti i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha kishte votuar pro kandidatit për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës serbe, Slavko Simiq edhe pse ai është pjesë e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituar plotësisht, pasi nuk është votuar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës…

Lexo më Shumë

“Branisllavi tash qitu djeget”, ishte deklarimi i Dimal Bashës, kryetarit të Kuvendit, gjatë kohës sa po hidhej me short votimi i nënkryetarit nga radhët e pakicës serbe. Fjalën e kishte për Branisllav Nikoliqin, deputetin e Listës Serbe. Kjo e fundit s’po merr pjesë në votim dhe po kërkon propozimin e Slavko Simiqit për nënkryetar. Basha e nxori emrin edhe të Kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, ku rezultati u përsërit njëjtë.

Lexo më Shumë

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasin B. B., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se shtetasi B. B. i ka dhënë 1500 euro shtetasit Sh. S., i cili i ka premtuar se nëpërmjet ndërhyrjes së tij te institucionet vendore, do të mundësonte legalizimin e një prone private në emër të nënës së shtetasit B. B., në lagjen “10 Korriku”, Shkodër. Punohet për kapjen e shtetasit B. B. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin Sh. S., 32 vjeç, banues në Tiranë dhe shpallën në…

Lexo më Shumë

Para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq është parë duke zhvilluar një bisedë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, si dhe me disa deputetë të tjerë të kësaj partie. Kjo ka ngjallur spekulime nëse Rashiq po përpiqet t’i bindë deputetët e PDK-së që ta mbështesin atë për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit. Megjithëse deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për ndonjë marrëveshje apo koordinim mes Rashiqit dhe PDK-së, takimi i zhvilluar në prag të seancës mund të interpretohet si një përpjekje për të siguruar mbështetje politike. Ndryshe, Nenad Rashiq i cili…

Lexo më Shumë

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të enjte në fshatin Dëshiran në Belsh. Uniformat blu bëjnë me dije se dyshohet se zjarri është shkaktuar për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit. Si pasojë është dëmtuar 85-vjeçari që ndodhej në banesë, i cili është transportuar në spital dhe po merr mjekim. Njoftimi i policisë Cërrik/Informacion paraprak Mëngjesin e sotëm, në fshatin Dëshiran, Belsh, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. C., 85 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 85-vjeçari, i cili është transportuar…

Lexo më Shumë

Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me aksionin ‘blic’ që u zhvillua mbrëmjen e djeshme (27 gusht) në qytet. Momente nga arrestimi Mësohet se në kuadër të operacionit “The Next Gun” ranë  në pranga 2 shtetas, njëri me rrezikshmëri të lartë, konkretisht shtetasit A. M., 39 vjeç, dhe A. M., 23 vjeç, të dy banues në Durrës, të cilëve në momentin e arrestimit iu është gjetur një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole gati për qitje. 39-vjeçari A. M., person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër ndaj Arben Taravarit, duke e akuzuar se ka braktisur parimet dhe është rreshtuar krah Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilën VLEN e cilëson si parti të dështuar dhe të refuzuar nga shumica e shqiptarëve në zgjedhjet e fundit. Në një komunikatë, VLEN e përshkruan Taravarin si “turpin më të madh politik të shqiptarëve në Maqedoni”, duke theksuar se ai ka kaluar nga retorika për ndryshim në bashkëpunim me strukturat që, sipas tyre, kanë mbajtur peng shqiptarët për më shumë se dy dekada. “Nga njeriu që fliste për ndryshim, ai u shndërrua në shërbëtor të Ali…

Lexo më Shumë