“Kupton që ke lexuar një libër të mirë, atëherë kur mbaron së lexuari faqen e fundit dhe të duket sikur ke humbur një mik”.
Author: almakos
Muaji i Ramazanit është ai në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që e dëshmon këtë muaj, le të agjërojë. (El Bekare, 185) Nga H. Sulejman Rexhepi Agjërimi është një prej formave më të hershme të shprehjes së adhurimit ndaj Zotit. Njerëzimi që në fazat e hershme të krijimit të vet është i njohur me këtë ibadet. Në kohën e formimit të Ummetit Muhamed, si çdo gjë tjetër, edhe agjërimi na vjen i formësuar, kuptimplotë,…
Nga David Hoxha Megjithëse nuk kam ndonjë çështje për të cilën duhet të shkruaj e të mbaj shënime se “do të më duhet në të ardhmen” – siç më thotë mamaja ime – çuditërisht ndjej dëshirën për të shkruar. Uroj që të mos më ketë zënë ndonjë “sëmundje e çuditshme”, sepse këtu në Londër, të gjithë ose shkruajnë, ose lexojnë. Edhe kur janë në autobus, edhe në këmbë. Çuditem vërtet! Dita në shkollë filloi si zakonisht: Regjistrimi… Regjistrim quhet kur në mëngjes shkojmë në klasë dhe mësuesja na thërret emrat. I përgjigjemi për të verifikuar pjesëmarrjen në shkollë. Do të…
Теkstet që pohojnë se disa aktivistë dhe gazetarë janë mercenarë nuk ofrojnë dëshmi me të cilat do të lidheshin të dhënat për honoraret nga e kaluara me daljen në protesta. Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut Në disa medie (Sitel, Kanal 5, … ) dhe disa agjenci lajmesh (Netpress, Kurir, Republika,… ) u paraqitën tituj dhe tekste në të cilat sulmohen një pjesë e aktivistëve qytetarë që marrin pjesë në demonstratat e Revolucionit laraman: Меga skandal: Revolucionet laramane të paguara me shuma të madha parash që ta “ngjyrosin” popullin; Revolucioni laraman për ngjyrosjen e popullit dhe larjen…
Nga Prof. dr. Ahmet Kamberi Rruga e Arbërit është një projekt i ri mbi një truall të vjetër. Gjurmëtorja e saj ka qenë funksionale që në shekullin II, ndërtuar nga Perandoria Romake për komunikimin me provincat e saj lindore. Roli i saj filloi të zbehej pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe u shua krejt pas Çlirimit të saj. Gjatë pushtimit italian Dibra u lidh me rrugë strategjike ushtarake në tri drejtime: përmes aksit Burrel-Selishtë-Peshkopi- Dibër e Madhe; aksit Burrel- Bulqizë-Maqellarë, me 2 pika fundore: Peshkopi dhe Dibër e Madhe, që vazhdon të jetë më funksionale edhe sot, si edhe…
Kohët e fundit u botua prej “Città del Sole Edizioni” në Rexho Kalabria, rrëfimi historik “Italianët e Shqipërisë, histori e shkurtër e një ndarjeje të madhe”, punim që për momentin është vetëm në internet Në fund të Luftës së Dytë botërore, brenda pak kohësh, kufijtë e Shqipërisë u mbyllën hermetikisht, duke mbajtur brenda tyre qytetarë të shumtë italianë, që kishin ardhur në Vendin e Shqiponjave, në kohë të ndryshme, për arsye të ndryshme. Një histori në pjesën më të madhe e harruar, apo e fshehur me qëllim nga pala italiane për ta fshehur të shkuarën fashiste dhe tërheqjen shkatërrimtare pas…
Në ditën e nderimit të shkrimtarit nga presidenti, në mes tre botimeve të reja për Ismail Kadarenë ngjarje unike do të konsiderohej botimi kritik i romanit Dimri i vetmisë, një punë filologjike e jashtëzakonshme e studiuesit arbëresh Matteo Mandala. Si u shkrua romani në kushtet e “palirisë” dhe shfaqja e të gjitha varianteve të ndreqjeve, ndalimit, mungesat; sa ndikoi Kongresi i Drejtshkrimi më ’72, në gjuhën e romanit të sapodorëzuar të Kadaresë në redaksinë e asaj kohe. Rrëfimi ekskluziv i Kadaresë për dorëzimin e dorëshkrimit filologut arbëresh Për shkrimtarin Ismail Kadare ka qenë një ankth i madh deri në fitimin…
Populli laraman nëpër rrugët e Maqedonisë, nuk “thith” gips-karton Shkruan: Zoran Bojarovski Kur u paralajmërua projekti grandioz “Shkupi 2014″, shumë pak vetë supozuan se kjo ide do të fitojë karakteristika të inxhinjeringut të identitetit dhe të gjenocidit kulturor. Në kontekstin politik, promovimi dhe fillimi i projektit “Shkupi 2014″ përputhet me serinë e dëshpërimeve nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian, të cilat e shtynin në afat të pacaktuar hyrjen në këto dy organizata si rezultat i problemit me emrin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, edhe përkundër asaj se vendi është kandidat për anëtar të BE-ë që nga viti 2005. Frustracioni nacional, i mbështetur fuqishëm…
Xhevat Sherifi Flalimi gjate promovimit të librit të Prof. Dr. Jusuf Osmani – The Serb Government’s Crimes in Kosova 1998 – 1999 Të nderuar të pranishem. Sot,me rastin e promovimit të dy vellimeve të kesaj vepre të shkelqyeshme të autorit Prof. Dr. Jusuf Osmanit, e ndiej veten të privilegjuar të flas para jush, ne cilesine e kryetarit të Lidhjes se Diaspores Shqiptare per Maqedoni me Seli ne Chicago. Dy vellimet e kesaj vepre jane pershkrim i vajtueshem i ngjarjeve me të reja historike të popullit shqiptar nga fillimi i shekullit të fundit, me theks të vecante ato të luftes se…
SEKTORI I KONTROLLIT TË BRENDSHËM PRANË MPB-SË NUK E KA HULUMTUAR PËRGJIMIN NË DSK, PËR SHKAK SE NUK ËSHTË KOMPETENT- AJO ËSHTË PUNË E PARLAMENTIT. KËSHTU THONË NGA SEKTORI PËR “VËRTETMATËSIN”, DUKE U THIRRUR NË LIGJ KONKRET. MEGJITHATË NË LIGJ FLITET PËR “MBIKËQYRJE”, DHE JO PËR KONTROLL TË BRENDSHËM DHE VERIFIKIMIN E LIGJSHMËRISË DHE PROFESIONALIZMIT, QË ËSHTË PUNË NË VEÇANTI E KËTIJ SEKTORI Shkruan: Teofil Blazhevski nga “Vërtetëmatësi” Kontrolli i brendshëm pranë MPB-së gjatë gjysmës së parë së vitit të kaluar e rriti vëllimin e punës, dhe ka vepruar në mbi 800 raste, por nuk ka vepruar në aferën ose skandalin më të madh, rreth…
Sani Saidi Të gjithë jemi te vetëdijshëm për të bëmat e këtyre pseudo-patriotave gjatë gjithë këtyre viteve pjesëmarje në qeveri! Për ato doli që sështë gjë e keqe të vjedhësh, gënjesh, manipulosh, demtosh dhe ne fund te tradhtosh popullin tend dhe shoket e luftes! Më në fund edhe imoraliteti dhe degradimi i femres shqiptare nuk e preki dot ndergjegjen e “komandantit te tyre legjendar” dhe as që u llogarit si dicka e keqe! Por ama servilizmi dhe paturpësia e tyre nuk paska pas fund! Krahas porosive kërcënuese, deklaratave boshe të disa bambinë-ve të tyre dhe gjithë mobilizimit të tyre për…
Nga Monika Shoshori Stafa Më jepni një gazetë, që t’ju bëj një revolucion! Kështu besonin dhe betoheshin bolshevikët leninistë në fillim të shekullit të kaluar. Dy dekada më parë ndryshimi i shoqërisë nisi me shtypin. Kurrë ndonjë herë më parë nuk ishte shprehur aq dashuri popullore deri në sublimim për shtypin. Gazetat e reja që dolën prej fillimit të vitit 1991 u bënë opozita e vërtetë politike e pushtetit të vjetër. Teknologjia e dikurshme e tipografisë nuk e përballonte dot më nevojën për shtypshkrim. Por dy dekada pas atij sezoni të jashtëzakonshëm lidhjeje të njeriut qytetar me shtypin ka kohë…